PLAN PEI

Plan "PEI", për nxënësit me vështirësi në të nxënë

Mësuei Muhamet Kuqi i shkollës “Fiqiri Balteza", Elbasan, ka përgatitur një plan PEI, duke përcaktuar qëllimet, objektivat, bashkë me planifikimet e punës për nxënësen me vështirësi në të nxënë në lëndë të ndryshme.


Nxënësit me Aftësi të Kufizuara

Vështirësia në mësim nuk është një gjendje e vetme, por një llojshmëri e gjërë e vështirësive specifike të cilat mendohet që burojnë nga mosfunksionimi i trurit apo i SQN. Definicioni i mëposhtëm është adaptuar nga Komiteti i përbashkët Kombëtar, për vështirësitë në mësim:


Identifikimi i nxënësve me Aftësi të kufizuara

Interpretimet e ndryshme të definicioneve të shumta për “vështirësitë në mësim” kanë bërë që shumë shkolla lokale dhe regjionale të caktojnë kritere të ndryshme se cilët janë nxënësit me vështirësi në mësim [Bender,2004]. Rritja e madhe e numrit të nxënësve me vështirësi në mësim ka shkaktuar konfuzion. Në vitet 2000-2001, p.sh. 45.2 e të gjithë nxënësve të moshës 3-21 janë identifikuar si raste me vështirësi në të nxënë [Departamenti për Edukim, SHBA, 2002]. Profesionistët edukativë kanë për detyrë që të dallojnë-identifikojnë nxënësit me vështirësi në mësim prej atyre me sukses të dobët dhe nxënësve me retardim mental më të ulët .


Disa karakteristika kyçe të nxënësve me vështirësi në mësim janë si më poshtë:

-Inteligjence normale ose më të lartë;

-Mospërputhje mes intelegjencës dhe performancës;

-Vonesa në arritje;

-Mungesë të vëmendjes ose terhjeqje e vëmendjes me sende të tjera;

-Hiperaktivitet ose Shtytje-Koordinim i dobët motorik;

-Vështirësi në zgjidhjen e problemeve;

-Anomali perceptuese p.sh. të shkruarit mbrapsht fjalët apo numrat;

-Vështirësi me veten, motivim i dobët, mungesë aktivitetesh personale;

-Mbështetje e tepruar tek mësuesi apo shoku;

-Çrregullime specifike të kujtesës, të menduarit apo të gjuhës.


Ky plan ka për qëllim:

-Përmirësimin e aftësive për të lexuar;

-Kuptimin e asaj çfarë lëxojnë;

-Rritjen e besimit të nxënësit;

-Nxitjen e motivimit për të lexuar.


Objektivat

Qëllimi i përgjithshëm i Strategjisë Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara është të sigurojë një përmirësim të dukshëm në statusin dhe cilësinë e jetës së personave me  aftësi të kufizuara në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me Standardet e OKB mbi Mundësitë e Barabarta.


Objektivi 1: Inkurajimi dhe edukimi për një shoqëri që mundëson pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara. 

• Të mundësohet që personat me aftësi të kufizuara të shërbejnë si specialistë në sektorët e tyre.

• Të njihen dhe të vlerësohen arritjet e personave me aftësi të kufizuara. 

• Të përfshihen pikëpamjet e personave me aftësi të kufizuara në debatet etike dhe bioetike.

• Të inkurajohet debati i vazhdueshëm mbi çështjet e aftësisë së kufizuar në Shqipëri.

Objektivi 2: Realizimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

• Të sigurohet informacion i plotë për sa u përket të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

• Të sigurohet arsimimi i personave me aftësi të kufizuara në mënyrë që ata të njohin të drejtat e tyre, të njohin diskriminimin dhe të jenë avokatë të vetvetes.

• Të edukohen agjencitë që janë përgjegjëse për mbështetjen e fëmijëve dhe familjeve, për të drejtat dhe mundësitë e prindërve me aftësi të kufizuar.

• Të rishikohet legjislacioni mbi të drejtat e njeriut në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e përmirësimit dhe forcimit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuar.

• Të shqyrtohet, e nëse është e nevojshme, të mbështet përmirësimi i Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.

• Të shqyrtohet niveli i aksesit që kanë personat me aftësi të kufizuar për të pasur një mbrojtje të pavarur dhe të identifikohen mungesat në dispozitat e shërbimeve.

• Të vlerësohen arritjet e Shqipërisë në fushën e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Objektivi 3: Sigurimi i arsimit optimal për personat me aftësi të kufizuara.

• Të sigurohet që asnjë fëmije të mos i mohohet e drejta për shkollë për arsye të aftësisë së kufizuar.

• Të mbështetet zhvillimi i komunikimit efikas duke krijuar mundësinë për arsimim në gjuhën e shenjave në shqip, teknologjitë e komunikimit dhe mjetet ndihmëse të komunikimit.

• Të mundësohet që mësuesit dhe edukatorët e tjerë të kuptojnë nevojat e mësimit nga studentët me aftësi të kufizuar.

• Të sigurohet që studentët me aftësi të kufizuara, familjet, mësuesit dhe edukatorët e tyre të kenë qasje të mjaftueshme në burimet e disponueshme në mënyrë që të mund të plotësojnë nevojat e tyre.

• Të përmirësohet përgjegjësia e shkollimit të nxënësve me aftësi të kufizuara, të përmbushet detyrimi që ata kanë për nevojat e studentëve me aftësi të kufizuar.

• Të promovohet krijimi i një mjedisi arsimor të përshtatshëm dhe gjithëpërfshirës në mënyrë që të plotësohen nevojat për arsimimin e PAK.


Aftësi të kufizuara.

- Të sigurohet mundësi arsimimi dhe trajnimi i personave me aftësi të kufizuara në mënyrë që të rriten kapacitetet e tyre individuale për punësim.

- Të inkurajohen personat me aftësi të kufizuara për të parë mundësinë e trajnimit dhe të punësimit të tyre si dhe të marrin pjesë në zhvillimin e mundësive mbështetëse për të arritur këto qëllime.

- Të edukohen punëdhënësit për mundësitë e personave me aftësi të kufizuar për të punuar.

- Të sigurohet informacion për mundësitë e karrierës, mënyrave si të krijojnë të ardhura dhe për ndihmën e nevojshme që duhet t’u jepet personave me aftësi të kufizuara.

- Zhvillimit të personave me aftësi të kufizuara.

- Të inkurajohet rritja e mundësive për punësim duke njohur nevojat e ndryshme të njerëzve me aftësi të kufizuara.

- Të sigurohet që personat me aftësi të kufizuara të gëzojnë të njëjtat kushte punësimi, të drejta dhe privilegje, si gjithë të tjerët, duke përfshirë dispozitat për pagesë minimale për punë me prodhimtari të krahasueshme.

- Të sigurohen shërbimet e komunikimit, burimet dhe mundësi të përshtatshme për

vendin e punës.

- Të inkurajohet stafi dhe organizatat të emërojnë ose zgjedhin personat me aftësi të kufizuar si delegatë dhe anëtarë të strukturave të tyre.

- Të sigurohet që nevojat e personave me aftësi të kufizuar të merren parasysh në zhvillimin më fleksibël të përfitimeve financiare, për të lehtësuar punësimin, trajnimin dhe formimin e tyre profesional.

- Të rishikohen dispozitat e mbështetjes financiare në mënyrë që të sigurohet një standard i pranueshëm jetese.


Puna me këta nxënës kalon në disa faza.

Në fazat e para duhet të punohet shumë për të krijuar një atmosferë emocionale pozitive, me qëllim që të ngjallë interesin për librat e për leximin në veçanti. Si nxitje, mund të përdoret dhe motivim në formë dhurate e cila jo doemos mund të jetë materiale.


Faza e parë:

Në këtë fazë qëllimi është që të përmirësohet saktësia në lexim. Për këtë, nxënësi duhet të lexojë më zë të lartë një pjesë deri në 10 rreshta, disa herë, deri sa t’a lexojë pa gabime. Duhet treguar kujdes që teksti të jetë me shkronja të një madhësie mbi mesataren. Nxënësi duhet këshilluar që të lexojë ngadalë, pa u nxituar dhe saktë. Gjithashtu i duhet vënë detyrë që, nëse fjalët lexohen gabim, duhet t’i korrigjojë në moment. Ndërkohë që nxënësi lexon, mësuesi (ose prindi) duhet ta ndjekë leximin e nxënësit dhe të mbajë shënim gabimet. Pas leximit, nxënësi duhet të rikthehet të rilexojë saktë fjalët që kishte vështirësi. Nxënësi duhet të lavdërohet dhe inkurajohet për çdo përpjekje që bën.


Faza e dytë:

Është rritja e shpejtësisë së leximit. Nxënësi do të lexojë 2 herë një pjesë prej 10 rreshtash duke i matur kohën e leximit. Qëllimi është që, herën e dytë, nxënësi të lexojë më shpejt se herën e parë dhe t’i vihet në dukje kjo arritje.


Faza e tretë:

Kombinimi i leximit të saktë me lexim të shpejtë. Udhëzimet janë si në dy fazat e mëparshme.


Faza e katërt:

Rritja e vetëbesimit. Në këtë fazë mund të punohet me çifte nxënësish. Zakonisht vihen bashkë nxënës të ngjashëm për sa i përket shkallës së leximit. Nxënësit lexojnë dhe korrigjojnë njëri-tjetrin. Nxënësit duhet të jenë të vëmendshmë për ta kapur gabimet e tjetrit.


Faza e pestë:

Në këta fazë bëhen lexime në grup duke zhvilluar lojra. Si psh: të lexohen vetëm fjalët që përmbajnë shkronjën A, të lexohen fjalët që tregojnë sende, të gjejnë një fjalë dhe të thonë fjalën me kuptim të kundërt apo të përafërt etj.

Në këtë fazë, duhet që nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje më përmbajtjen apo  personazhet. Kjo gjë thellon të kuptuarit e pjesës. Në këta fazë, nxënësi mund të inçizojë veten duke lexuar një pjesë disa here, me qëllim përmirësimin e leximit, pasi të dëgjojë veten. Gjatë të gjitha fazave, mësuesi duhet të mbajë kontakt më prindërit, që t’iu raportohet ecuria, apo për të bashkëpunuar me detyrat dhe qëllimet e secilës fazë. Gjatë fazës së fundit nxënësi lihet të zgjedhë një libër jashtë klase dhe ta lexojë me qëllim që të tregojë në klasë pjesë nga përmbajtaj e tij. Nëse këto faza kalohen më sukses, nxënësit fillojnë të ndiejnë kënaqësi, fitojnë vetëbesim dhe arrijnë të lexojnë sipas standarteve. 


Objektivat :

1. Të aftësohet në komunikim.

2. Të rrisë përqëndrimin duke punuar.

3. Të njohë dhe të emërtojë figurat,  personazhet, shkronja në mënyrë globale.

4. Të arrijë të njohë shkronjat (ABC). 


Objektivat që duhet të përcaktohen në një PEI.

Objektivat afatgjatë:

• Zakonisht duhet të jenë të realizueshme brenda një semestri/viti shkollor.

• Do të arrihen nëpërmjet një numri objektivash afatshkurtër.

Shembuj:

a) Lexim – përfundoni nivelin A.

b) Matematikë - përmbushni kërkesat standarde të klasës së 5-të


Objektivat afatshkurtër:

• Duhet të përmbushen në 6-8 javë/një semestër.

• Duhet të monitorohen gjatë gjithë vitit.

Shembuj:

• Shkrim – të shkruajë një fjali duke përdorur germën e shtypit dhe pikën.

• Matematikë – të rrumbullakosë një numër me dy shifra që është më afër 10-tës.


Në dokument duhet të përcaktohet edhe metoda dhe formati për të vlerësuar rezultatet që janë përftuar te fëmija, si rrjedhojë e zbatimit të PEI-it dhe, gjithashtu, të bëhet analiza e elementëve përbërës të PEI-it që është monitoruar. Këto mund të realizohen, nëpërmjet, testeve të ndryshme, provave për objektivat kryesore në lëndë të caktuara.

Në mënyrë të përmbledhur një PEI duhet të përmbajë.

Aftësitë e fëmijës, mundësitë e tij  
PEI

Vështirësitë
  Objektivat në varësi të fushave, lëndëve
Koha e realizimit
Përcaktimi i mënyrës se si do të maten  








  



Burimet që do të shfrytëzohen
Nën-objektivat
Koha e realizimit
  Krahasimi i rezultateve nga një testim te tjetri


 

VITI SHKOLLOR 2018 – 2019

Emër mbiemër:   

Klasa: VI

Diagnoza kimike: Paraplegji  inferiore  spostive  

Mjetet: Abetare, figura, kartela, fletore, bojëra, etiketa, albume. 

Përshkrimi i gjendjes së fëmijës

- Nuk i shërben dot vetes pa ndihmë fizike dhe verbale.

- Nuk përqëndrohet në atë çka i jepet, vishet dhe ushqehet i ndihmuar verbalisht dhe fizikisht.

- Merr komanda dhe jo gjithmonë i zbaton ato.

- Nuk bashkon pikat.

- Nuk emërton figurat.

- Ka çrregullime të sjelljes dhe është mjaft i shpërqëndruar në atë që bën.

- Fusha ku do të ndërhyhet: Komunikimi verbal dhe lexim


Më poshtë mund të shkarkoni materialin, bashkë me planifikimet e punës për nxënësen me vështirësi në të nxënë në lëndë të ndryshme.

(Portali Shkollor)

50,576 Lexime
5 vjet më parë