MODEL

Plan bullizmi për vitin shkollor 2019-2020

Më poshtë do të njiheni me një shembull të planit të punës mbi bullizim nga mësuesja e ShKQ-së, Migena Kapllani e gjimnazit Kostandin Kristoforidhi, Elbasan.

MINISTRIA E ARSIMIT

SPORTIT dhe RINISË

GJIMNAZI “Kostandin Kristoforidhi”

PLAN PUNE

KLUBI I LUFTËS KUNDËR BULLIZMIT DHE EKSTREMIZMIT

SHKOLLA QENDËR KOMUNITARE, NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË


Me qëllim luftimin e bullizmit, vitet e fundit mësuesit shqiptar aplikojnë dhe një plan pune nën moton “Shkolla qendër komunitare, një shkollë miqësore për të gjithë”. Ne po ju paraqesim një shembull të planit të punës mbi bullizim nga mësuesja e ShKQ-së, Migena Kapllani e gjimnazit Kostandin Kristoforidhi, Elbasan. 


Synimi i klubit është të gjejë mjetet efektive për të luftuar bullizmin dhe ekstremizmin në sistemin arsimor në Shqipëri në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës.


Objektivat specifikë:

• mbështetja e institucionit arsimor në krijimin e një ambienti të sigurt nxënieje, nëpërmjet luftës kundër bullizmit. 

• përmirësimi i aftësive edukative të mësuesve duke rritur njohuritë dhe kompetencat e tyre mbi mënyrat e parandalimit dhe të trajtimit të rasteve të bullizmit.

• rritja e ndërgjegjësimit mbi çfarë është bullizmi, si ndikon te fëmijët, cilat janë pasojat e tij dhe si të parandalohet.


Rezultatet e arritjes: 

• Shkolla jonë ka zhvilluar dhe ka filluar të zbatojë mekanizma për të parandaluar bullizmin. 

• Nxënësit përjetojnë një mjedis mësimor të sigurt dhe mbështetës.

• Vlerat morale të gjithë përfshirjes dhe respektit mësohen si pjesë e kulturës të shkollës. 

• Njohuritë mbi bullizmin përmirësohen përmes hartimit të materialeve për shkollat në përputhje me të dhënat e dala nga studime dhe përvojat më të mira. 

• Kapaciteti i mësuesve dhe menaxhimit të shkollave për t’u marrë me çështje kontraverse, bullizmi, rritet përmes krijimit të një pakete materialesh burimore. 

• Profesionistët e edukimit janë të vetëdijshëm për çështjen si rezultat i organizimit të seancave trajnuese, tryezave të rrumbullakëta, Workshope, konferenca, aktivitete të rritjes së ndërgjegjësimit dhe një vizite studimore për shkëmbim përvojash.

Rritje e ndërgjegjësimit dhe njohurive shtesë në shkollë, komunitet dhe nivelit qendror mbi pasojat e bullizmit dhe ekstremizmit në sistemin arsimor.


Bashkëpunëtorët:

1. XXXXXX (prind, përfaqësuese e këshillit të shkollës) 

2. psikologia e shkollës

3. XXXXX (përfaqësuese e pushtetit vendor)

4. XXXX (përfaqësues i medias) 

5. Mixed Martial Arts (MMA) (suport virtual)


Lista emërore e nxënësve:

Nr Emër mbiemër Klasa Te dhëna te tjera
1      
2      
3      
4      
5      
6      
7      
8      
9      
10      
11      
12      
13      
14      
15      
16      
17      
18      
19      
20      
21      


Shkolla si qendër komunitare, është një lëvizje që kërkon të përmirësojë mësimdhënien dhe të nxënit  dhe ta kthejë shkollën në një vend ku realizohet misioni i saj brenda standardeve. Nëpërmjet partneritetit shkollë-familje-komunitet  synohet të krijohet një mjedis edukues cilësor që aftëson të rinjtë si qytetarë të gatshëm për të kontribuar në këtë komunitet.

Motoja jonë është: “Being nice is cool” (Të jesh i sjellshëm është gjëja më e mirë)

Fusha: Mbështetja e zhvillimit social, emocional dhe shëndetësor të nxënësve


Treguesit tanë do të shprehen në partneritetin e bashkëpunimin e të gjithë partnerëve për zhvillimin e përvojave që ndihmojnë fëmijët dhe të rinjtë:

• në zhvillimin e konceptit për veten, 

• në ndërtimin e marrëdhënieve personale dhe ndërpersonale, 

• në zhvillimin e stileve të jetës së shëndetshme,

• në zhvillimin e aktiviteteve artistike e kulturore që përmbushin nevojat e interesat e nxënësve brenda dhe jashtë procesit mësimor,

• në planifikimin e një sërë shërbimeve që i adresohen parandalimit, ndërhyrjeve dhe trajtimit të nevojave.


Plani ndahet në tri periudha dhe planifikimin e plotë e gjeni më poshtë.

(Mësuesja e ShQk-së Migena Kapllani; Portali Shkollor)

5,587 Lexime
5 vjet më parë