PËRSHKRIM VLERËSIMI

Përshkrimi i vlerësimit të notës vjetore, matematikë

Mësuese Blerina Canga ka përgatitur përshkrimin e vlerësimit të notës vjetore në lëndën e matematikës. Secila notë shoqërohet me përshkrimin përkatës.

Nota PËRSHKRIM I VLERËSIMIT TË NOTËS VJETORE MATEMATIKË AMU

 4

Demostron një shkallë të pamjaftueshme  të zotërimit dhe zbatimit të njohurive dhe  shkathtësive në lëndën e matematikës.

 5

Kupton marrëdhëniet ndërmjet numrave dhe pjesërisht argumentet për shndërrimet algjebrike e gjeometrike. Njeh dhe përdor makinën llogaritëse për verifikimin e zgjidhjeve në problema të thjeshta matematike.  

 6

Përcakton pjesërisht teknikën e përshtatshme për zgjidhjen e problemeve të thjeshta, ka njohuri për ndërtimet e figurave gjeometrike.Lidh me gabime konceptet bazë (si thyesa, përqindje, kënde, kongruence, simetri etj).  

 7

Përdor një pjesë të simboleve për zgjidhjen e problemave që lidhen me numra. Ka njohuri për disa formula. Identifikon figurat simbolike përmes vijave dhe grafikëve. Përdor pak teknologjinë për të komunikuar informacionin matematikor.
 
8

Përdor një pjesë të koncepteve të matjes dhe gjeometrisë në figurat 2D dhe në objektet 3D për zgjidhjen e problemave. Identifikon kundërshembullin për të argumentuar rezultatin. Zgjidh pjesërisht detyra matematike duke përdorur aftësitë e fituara në fushën e TIK-ut.
 
9

Analizon marrëdhëniet ndërmjet numrave dhe përdor terminologjinë e duhur matematikore në ushtrime e problema të ndryshme. Integron njohuritë e shprehitë matematike në situata e dukuri të marra nga kontekste të tjera si jeta e përditshme, sporte, lëndë të tjera etj. Përdor teknologjinë për zbatime të matematikës në lëndët e tjera.
 
10

Zbaton strategji të përshtatshme për zgjidhjen e problemave të ndryshme në situata të reja të pafamiljarizuara duke përdorur terminologjinë e duhur matematikore. Analizon figurat simbolike përmes vijave dhe grafikëve si dhe shpeshherë zgjidh detyra duke përdorur aftësitë e fituara në fushën e Teknologjisë dhe TIK-ut.  

 


PËRGATITI: BLERINA CANGA

LËNDA: MATEMATIKË AMU

SHKOLLA: ADEM HAXHIJA“POSTRIBË”

5,361 Lexime
5 vjet më parë