Përshkrimi i vlerësimit të notës vjetore
Model përshkrimi i vlerësimit të notës vjetore në lëndën e gjuhës shqipe-arsimi i mesëm i ulët, nga mësuesja specialiste Jorida Meta, e shkollës “Adem Haxhija”, Postribë.
Përshkrimi i vlerësimit të notës vjetore në lëndën e gjuhës shqipe-arsimi i mesëm i ulët.
NOTA | PËRSHKRIMI I VLERËSIMIT TË NOTËS VJETORE |
---|---|
4 | Demostron pamjaftueshmëri njohurish, aftësish dhe shkathtësish të kompetencave të lëndës. |
5 | Dallon tekste të ndryshme letrare dhe jep interpretime të thjeshta. Klasifikon vetëm detajet kryesore. Rendit informacionin. Përdor pjesërisht sistemin gjuhësor dhe rregullat kryesore. |
6 | Tregon shkurtimisht tekstet që dëgjon. Krahason informacione të ndryshme. Shkruan qartë dhe respekton në përgjithësi strukturën e punës me shkrim. |
7 | Interpreton tekste letrare dhe joletrare, shfaq këndvështrimin e tij në lidhje me to. Shkruan saktë lloje të ndryshme punësh me shkrim.Përdor mirë sistemin gjuhësor dhe rregullat drejtshkrimore. |
8 | Shpjegon tekste të ndryshme. Analizon gjuhën dhe stilin e tekstit. Paraqet me shkrim dhe me gojë duke përdorur shpesh fjalor të përshtatshëm letrar. Përdor mirë gjuhën shqipe standarde. |
9 | Krijon dhe argumenton tekste të ndryshme dhe interpreton përmes arsyetimit me qartësi logjike dhe strukturore. Zbaton njohuritë gramatikore dhe drejtshkrimore dhe përdor shumë mirë gjuhën standarde. |
---|---|
10 | Vlerëson dhe interpreton tekste të ndryshme, me një shprehësi dhe një fjalor të pasur. Respekton rregullat drejtshkrimore dhe përdor shumë mirë gjuhën standarde. Prezanton punë me shkrim duke përdorur TIK-un. |
(Mësuese Jorida Meti; Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII