VLERËSIMI

Përshkrimi i vlerësimit në lëndën e historisë

Mësuesi specialist Faik Uraj, i shkollës Adem Haxhija-Postribë, ka përgatitur përshkrimin e vlerësimit të notës vjetore në lëndën e historisë. Krahas secilës notë, përshkrimi përkatës.

NOTA PËRSHKRIMI I VLERËSIMIT TË NOTËS VJETORE NË LËNDËN E HISTORISË AMU

4

Demostron pamjaftueshmëri njohurish, aftësish dhe shkathtësish të kompetencave të lëndës.

5

Identifikon lidhjet shkak-pasojë për periudhën historike në të cilën zhvillohet ngjarja. Përzgjedh pak informacione. Përdor disa burime informacionesh të diskutueshme.

6

Përdor me vështirësi hartat dhe burimet historike. Përdor rrallë terminologjinë dhe simbolet historike të mësuara. Dallon me vështirësi lidhjet shkak-pasojë për një periudhë të caktuar historike apo për periudha të ndryshme të shoqërisë. Identifikon ndonjë ndër konceptet historike që lidhen me ngjarjen.

7

Organizon me ndihmë informacione në tabela. Përdor materiale referuese. Prezanton një ngjarje të caktuar. Zhvillon kërkimin për një ngjarje. Përdor disa prej koncepteve që lidhen me kohën dhe kronologjinë, shumëllojshmërinë kulturore, etnike etj.

8

Përcakton aspektet më të rëndësishme për informacione që do të interpretohet. Përdor burime të përcaktuara historike për t’iu përgjigjur pyetjeve. Identifikon disa ndër lidhjet shkak-pasojë për një periudhë të caktuar historike apo për periudha të ndryshme të shoqërisë.

9

Shton pyetje për çështje, ngjarje, figura historike duke përdorur burimet historike. Përcakton saktë ngjarjet historike në lidhjet e tyre shkak-pasojë duke treguar lidhjet ndërmjet tyre. Përdor drejt dhe saktë për ndërtimin e ngjarjes historike që zhvillohet, kërkimin, konceptet historike etj.

10

Analizon dhe interpreton një ngjarje të caktuar nga historia. Vlerëson burimet për vlefshmërinë dhe besueshmërinë e tyre.  Organizon informacione historike duke përdorur mjetet e përshtatshme. Prezanton saktë një ngjarje të caktuar.

 


Përgatiti: FAIK URAJ

Shkolla: Adem Haxhija-Postribë

3,604 Lexime
5 vjet më parë