Përshkrimi i notës në lëndën "Muzikë"
Mësuesi Gazmen Spahija, i shkollës "Adem Haxhija", Postribë, ka përgatitur përshkrimin e vlerësimit të notës vjetore, në lëndën "Muzikë".
PËRSHKRIMI I NOTËS “MUZIKË”
NIVELI II | NIVELI III | NIVELI IV |
---|---|---|
5 dhe 6 | 7 dhe 8 | 9 dhe 10 |
Jep ide, dallon, grumbullon, shpjegon, shprehet, këndon, përjeton, ndan, përshkruan | Përcakton, ndërton, shpjegon, jep ide, këndon, përshkruan, krijon, prezanton, ndan | Ndërton, shpjegon, krijon, interpreton, formulon, vlerëson, këndon, ndan, reflekton, gjykon, prezanton, merr pjesë |
-Jep disa ide rreth të bukurës në muzikë -Dallon temën muzikore, formën muzikore, parimet e formësimit, karakterin muzikor të veprës -Grumbullon vepra të ndryshme vokale dhe instrumentale -Shpjegon përjetimin e vet emocional -Jep ndonje ide rreth artit dhe muzikës -Shprehet përmes përjetimit një vepër muzikore -Këndon një repertor të caktuar të këngëve -Këndon disa forma të vogla vokale (këngë,romanca) -Përjeton emocionalisht tekstin e këngës -Këndon vetëm dhe në grup (asambël/kor) -Ndan përvojat e veta me të tjerë -Ndan mendimin e vet mbi një vepër muzikore vokale apo instrumentale -Shpreh opinionin e vet artistik -Përshkruan mendimet e veta mbi përjetimin emocional | -Përcakton ndonjë funksion të temës muzikore, formës muzikore, parimit të formësimit dhe karakterin muzikor -Ndërton kolazhe muzikore me vepra të ndryshme vokale dhe instrumentale -Shpjegon përjetimin e vet emocional ndaj muzikës përmes esesë -Jep ide rreth artit dhe muzikës dhe shpreh qëndrimin e vet -Këndon saktë nga ana intonative dhe ritmike -Këndon disa forma të vogla vokale ( kengë, arie, romanca) -Këndon vetëm dhe në grup ( asambël /kor) -Ndan përvojat e veta me të tjerët -Përshkruan një vepër muzikore vokale apo instrumentale nëpërmjet diskutimeve -Krijon opinionin e vet artistik -Shkruan ese për të shprehur qëndrimin e vet mbi përjetimin emocional -Prezanton shpesh punën e vet përmes mediave dhe teknologjive | -Ndërton qartë ide rreth të bukurës në muzikë -Shpjegon temën muzikore, formën muzikore, parimet e formësimit, karakterin muzikor të veprës -Krijon një play list personal me vepra të ndryshme vokale dhe instrumentale -Interpreton përjetimin e vet emocional ndaj muzikës -Formulon ide të ndryshme rreth artit dhe muzikës -Vlerëson përmes përjetimit një vepër muzikore -Këndon duke interpretuar saktë nga ana intonative dhe ritmike repertore të këngëve apo pjesëve korale -Këndon vetëm dhe në grup (asambël/kor) -Ndan përvojat e veta interpretuese me të tjerët -Reflekton emocionet që i krijon një vepër vokale apo instrumentale -Gjykon një vepër muzikore vokale -Krijon ese për të shprehur gjykimin e vet mbi përjetimin emocional ndaj një vepre muzikore -Ndërton qëndrimin ndaj një vepre muzikore vokale apo instrumentale -Prezanton gjithmonë punën e vet përmes mediave dhe teknologjive -Merr pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore brenda dhe jashtë shkollës |
(Përgatiti mësuesi Gazmend SPAHIJA; Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII