
Përshkrimi i notës në lëndën "Art Pamor"
Mësuesi Gazmen Spahija, i shkollës "Adem Haxhija", Postribë, ka përgatitur përshkrimin e vlerësimit të notës vjetore, në lëndën "Art Pamor".
PERSHKRIMI I NOTËS “ART PAMOR”
Niveli II | NIVELI III | NIVELI IV |
---|---|---|
5 dhe 6 | 7 dhe 8 | 9 dhe 10 |
Merr pjesë, shpjegon, krijon, shpreh, organizon, përdor, përgatit, identifikon, dallon, jep mendim. | Interpreton, krijon, komunikon, organizon, analizon, shpjegon, përdor, seleksionon, përgatit, shpreh, paraqet. | Vlerëson, krijon, demonstron, analizon, organizon, përshkruan, interpreton, vlerëson, identifikon, kategorizon, argumenton, përdor. |
-Merr pjesë dhe përdor teknikat e vizatimit -Shpreh ide nëpërmjet krijimeve -Përshkruan veprat e artit, eksperiencat krijuese -Përshkruan eksperiencën krijuese personale -Përdor një fjalor specifik të thjeshtë për të përshkruar një vepër arti -Përgatit dhe paraqet punim artistik -Identifikon dhe përshkruan një vepër në kontekstin kulturor dhe historik -Jep mendim për rolin e artit pamor në shoqëri -Dallon periudhën historike në vepër arti si dhe teknikën e përdorur | -Interpreton veprat e artit duke u nisur nga disa qëndrime estetike -Krijon punime arti dy dhe tre dimensionale -Komunikon ide origjinale nëpërmjet krijimeve -Organizon elementet dhe parimet e artit në mënyrë personale -Analizon vepra të ndryshme të artit -Shpjegon eksperiencat krijuese personale -Përdor në mënyrën e duhur mundësitë shprehese të teknikave -Seleksionon, përgatit dhe paraqet punimin artistik -Shpjegon dhe organizon materialet në gjuhën pamore në krijime -Shpjegon eksperiencat e tij/saj krijuese -Përshkruan, analizon dhe interpreton veprat e artit -Shpreh qëndrimin personal ndaj veprave të ndryshme -Përdor një fjalor specifik të përshtatshëm për të përshkruar | -Vlerëson veprat e artit duke u nisur nga disa qëndrime estetike -Krijon punime arti dy dhe tre dimensionale -Demonstron nivel të lartë në përdorimin e mundësive shprehëse të teknikave -Demonstron aftësi në seleksionim, përgatitje dhe paraqitjen e punimit -Analizon dhe organizon materialet -Analizon eksperiencat e tij/saj krijuese -Përshkruan, analizon, interpreton dhe vlerëson veprat e artit ne kontekstin kulturor dhe atë historik -Identifikon dhe kategorizon veprat e artit sipas teknikës, periudhës historike -Argumenton qëndrimin personal ndaj veprave të ndryshme -Përdor një fjalor specifik të përshtatshëm për të përshkruar. |
(Përgatiti mësuesi Gazmend SPAHIJA; Portali Shkollor)
Teste të integruara për arsimin fillor dhe modele VANAF, viti shkollor 2024-2025
Metodologjia e ndërthurjes së lojës dhe teknologjisë për të mësuar gjuhen shqipe, shembuj konkret
VANAF 2024/ Modele testesh të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor