Përshkrim vlerësimi të notës vjetore, gjeografi
Mësuesi Faik Uraj ka përgatitur përshkrimin e vlerësimit të notës vjetore në lëndën e gjeografisë.
NOTA | PËRSHKRIMI I VLERËSIMIT TË NOTËS VJETORE NË LËNDËN E GJEOGRAFISË |
---|---|
4 | Demostron pamjaftueshmëri njohurish, aftësish dhe shkathtësish të kompetencave të lëndës. |
5 | Dallon karakteristikat e përgjithshme fiziko-gjeografike të vendeve. Identifikon disa nga konceptet shkencore që lidhen me dukuri në studim. Përzgjedh me vështirësi informacionin për dukurinë gjeografike në studim. Liston zgjidhje të mundshme të situatave. |
6 | Përshkruan ndërveprimin e veprimtarisë njerëzore në mjedisin gjeografik dhe anasjelltas. Përzgjedh me vështirësi informacionin. Dallon mjetet gjeografike dhe përdor fjalor të thjeshtë gjeografik. Lexon të dhënat e vendosura në tabela, diagrame, grafikë. |
7 | Përshkruan disa nga marrëdhëniet shkak-pasojë të dukurive gjeografike që ndodhin në sistemet e Tokës. Përdor me ndihmë mjetet gjeografike. Identifikon zgjidhje të mundshme të situatave dhe diskuton për to. |
8 | Shpjegon karakteristikat e përgjithshme fiziko-gjeografike të vendeve. Organizon me ndihmë informacionin në tabela, grafikë, diagrame. Përgatit një plan veprimi dhe përshkruan hapat që ndjek për realizimin e këtij plani. |
9 | Analizon dhe vlerëson karakteristikat e përgjithshme fiziko-gjeografike të vendeve. Interpreton pasojat e ndërveprimit të veprimtarisë njerëzore në mjedisin gjeografik. |
10 | Interpreton disa nga marrëdhëniet shkak-pasojë të dukurive gjeografike që ndodhin në sistemin e Tokës. Përdor në mënyrë të pavarur mjetet gjeografike. Analizon shkaqet, ngjashmëritë dhe dallimet midis karakteristikave fizike dhe humane të vendeve. |
Përgatiti: FAIK URAJ
LËNDA: Gjeografi AMU
Shkolla: Adem Haxhija-Postribë
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11