Përshkrim vlerësimi i notës vjetore në lëndën e edukuimit fizik AML
Mësuesi i edukimit fizik Sead Uraj, ka përgatitur përshkrimim e vlerësimit të notës vjetore në lëndën e edukuimit fizik AML, të cilën e bashkëshoqëron edhe me foto nga orët mësimore.
NOTA | PËRSHKRIMI I VLERËSIMIT TË NOTËS VJETORE NË LËNDËN EDUKIM FIZIK AML |
---|---|
4 | Demostron një shkallë të pamjaftueshme të zotërimit dhe zbatimit të njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve. |
5 | Demonstron elementë akrobatike të thjeshtë; demonstron pjesërisht lëvizje ritmike dhe akrobatike; identifikon vlerat positive të lëndës së edukimit fizik., bashkëpunon me shokët dhe kundërshtarin gjatë veprimtarive sportive; |
6 | Demonstron elemente të kombinacionit lëvizor me dhe pa mjete (cirkuide, stafeta); demonstron pjesërisht teknikën e vrapimeve (të shpejtësisë, të qëndrueshmërisë, me pengesa, etj.); demonstron rregullat teknike të lojës në situata të ndryshme; |
7 | Zbaton rregullat në situata loje mësimore lëvizore, popullore dhe sportive; zbaton pjesërisht rregulloren teknike të lojërave lëvizore dhe sportive; zbaton parime mbi vlerat pozitive që sjell veprimtaria fizike në situate të ndryshme. |
8 | Zbaton kombinimin e elementëve teknikë sipas situatave taktike në lojëra sportive; zbaton teorikisht një plan pune mbi ndryshime trupore që sjell veprimtaria fizike; argumenton dhe njeh masat mbrojtëse ndaj mbilodhjes që shkaktohet nga veprimtaria fizike; |
9 | Zotëron teknika lëvizore dhe kryen kombinime në situata të ndryshme sportive; zotëron aftësi në kryerjen e fazave dhe elementëve teknikë të vrapimeve (të shpejtësisë, të qëndrueshmërisë,me pengesa, etj.); menaxhon pozitivisht emocionet e tij dhe i përshtat ato në situata të ndryshme. |
---|---|
10 | Zotëron teknikat e plota të veprimeve lëvizore sipas situatave në lojërat sportive; shfaq aftësi drejtuese dhe orientuese në organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve në natyrë(marshim,krose,guide turistike). Harton dhe vë në praktikë një plan individual pune në funksion të përmirësimit të gjendjes fizike, në përshtatje me ndryshimet fiziologjike moshore. |
(Sead Uraj; Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII