Përpjekja që kërkon një orë mësimore
Mësuesit mund të kenë njohuri, por e kanë të vështirë ta vendosin veten në poziocionion e nxënësit dhe ta shpjegojnë mësimin me thjeshtësi, për më tepër shumë mësues karakterizohen nga mungesa e vullnetit për të investuar tek nxënësi.
"Kemi mësuar gramatikë."
"Kemi kaluar provimin."
"Ne kemi punuar për këtë."
"Keni pyetje për këtë çështje?"
Këto janë frazat e zakonshme që dëgjohen nga mësuesit. Nëse nuk mëson qartë, nuk mëson fare. Gjithmonë e më shumë po largohemi nga thelbi i mësimdhënies. Mbase, luan rol edhe teknologjia. Mësuesit mund të kenë njohuri, por e kanë të vështirë ta vendosin veten në poziocionion e nxënësit dhe ta shpjegojnë mësimin me thjeshtësi. Gjëja më e vështirë është t’i lehtësosh gjërat në mënyrë që studenti ta kuptojë në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Ekziston një dallim i madh midis të mësuarit dhe mësimdhënies. Nxënësit, pavarësisht nga niveli, përfitojnë nga mësimi i qartë dhe efektiv. Një mësim efektik do të thotë pjesmarrje e sukseshme e të gjithë nxënësve në procesin mësimor. Kjo realizohet nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm, bashkëbisedimit, mirëkuptimit etj...
Shumë mësues karakterizohen nga mungesa e vullnetit për të investuar tek nxënësi. Mësimi kërkon përpjekje. Kërkesa e shumta, detyrimet, mungesa e kohës bëhen pengesë për mësuesit. Koha e investuar në planifikimin e mësimit duhet të përdoret me zgjuarsi. A mund të kontrollojmë gjithçka? Jo. Por megjithatë, pjesën më të madhë mësuesit mund ta kenë nën kontroll.
Disa këshilla të nevojshmë për t’u zbatuar gjatë një ore mësimore:
1) Përsëritini githmonë mësimet paraardhëse.
2) Paraqitni një material të ri
3) Bëni shumë pyetje
4) Ofroni shumë shembuj nga jeta e përditshme
5) Drejtoni ushtrime praktike te nxënësit
6) Kontrolloni mirëkuptimin e studentit
7) Sigurohuni që të keni një normë të lartë të performancës (të paktën 80 përqind)
8) Monitoroni detyrat e pavarura
10) Përfshini studentët në përsëritjen përfundimtare të provimeve, qofshin ato mujore apo tremujore.
Një nga arsyet kryesore të mospërputhjes me këto parime është mungesa e kohës.
-Sigurohuni që mësimi është më i përshtatshmi për nevojat e nxënësve;
-Të filloni mësimin në kohë dhe të mbani një plan;
-Përgatisni grupe;
-Shkurtoni kohën e tranzicionit nga një aktivitet te tjetri;
-Bëni pjesë të mësimit tuaj një rutinë.
(P.Shtini; Portali Shkollor)
Prindër, kuptoni fëmijën tuaj dhe respektoni punën e mësuesit!
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Çfarë mund të bëjë shkolla për të parandaluar bullizmin?