Ndërrimi i stinëve

Përmirësoni humorin nëpërmjet ushqimit

Ushqimet që na ndihmojnë për një humor të mirë janë: tërshëra, drithërat integrale, veza, peshku, frutat, frutat e thata, perimet, sidomos perimet me ngjyrë jeshile, farërat, në veçanti ato të lulediellit dhe lirit, çokollata fondente dhe mjalti.

Në periudhën e ndryshimit të stinëve mund të ndjeheni pak të plogësht dhe me më pak energji. Një situatë e tillë ndikon negativisht në humorin tuaj. Për të përmirësuar këtë gjendje ju duhet t’i kushtoni vëmendje ushqimit. Janë disa ushqime që përmbajnë dhe stimulojnë prodhimin e substancave që favorizojnë mirëqenien dhe qetësinë. Një humor i mirë ndërtohet edhe me dietë.


Mes shumë substancave që veprojnë në trurin tonë, dy janë veçanërisht të nevojshme për humorin; dopamina dhe serotonina. Dopamina është neurotransmetuesi që vepron në rregullimin e kënaqësisë, dashurisë dhe stimujve që prodhojnë mekanizmat e motivimit. Dopamina sintetizohet falë dy aminoacideve, tirosinës dhe fenilalanina. Kjo e fundit nuk prodhohet nga trupi jonë, pra duhet ta marrim nga jashtë, për shembull nga ushqimet.

Seretonina është në fakt hormoni i qetësisë dhe qendra e rregullimit të humorit. 


Sintetizohet duke nisur nga aminoacidi triptofan, nga i cili varet dhe prodhimi i një tjetër hormoni të rëndësishëm, melatonina, që rregullon ritmin gjumë-zgjuar. Për të aktivizuar këtë mekanizëm janë të nevojshëm karbohidratet pasi stimulojnë prodhimin e insulinës, që lehtëson transportin e triptofanit dhe transformimin e tij në serotoninë. 


Omega 3. Janë një mirësi e vërtetë, favorizojnë shëndetin e zemrës, reduktojnë nivelin e kolesterolit në gjak dhe të ndihmojnë në kontrollin e hipertensionit. Këto acide yndyrore kanë një efekt të rëndësishëm edhe në humor dhe janë të nevojshme për të luftuar depresionin. 


Vitaminat. Të kesh një nivel optimal vitaminash është e rëndësishme për një shëndet dhe fizik të mirë. Këto substanca, përveç të tjerash, hyjnë në mekanizmin e transformimit të triptofanit në serotoninë. 


Nisur nga këto të dhëna ushqimet që na ndihmojnë për një humor të mirë janë: tërshëra, drithërat integrale, veza, peshku, frutat, frutat e thata, perimet, sidomos perimet me ngjyrë jeshile, farërat, në veçanti ato të lulediellit dhe lirit, çokollata fondente dhe mjalti.

2,398 Lexime
7 vjet më parë