Përgatitja e një indikatori kimik për acidet, bazat dhe letrat e litmusit
Substancat kimike ndahen në tre grupe: acidike, bazike dhe neutrale. Këto substanca kimike gjenden kudo, bile edhe në tokë. Hapat që duhet të ndiqni në ndërtimin e një indikatori kimik.
Substancat kimike ndahen në tre grupe: acidike, bazike dhe neutrale. Këto substanca kimike gjenden kudo, bile edhe në tokë. Ngjyra e lules së Hydrangea (Hydrangea macrophylla) varet nga niveli i acidit ose bazës në tokën ku rritet kjo bimë. Ngjyra blu e lules tregon se ka shumë acid në tokë, kurse ngjyra lejla do të thotë se toka është bazike.
Si të pergatitesh një indikator kimik duke përdorur lakrën e kuqe
Materialet: Një kokë lakër të kuqe, gërshërë ose thikë, 2 dy enë plastike, 10 ml lëng limoni, një majë lugë sode bukë, 50 ml ujë çezme ose më mirë ujë të distiluar, 1 lugë gjelle uthull, një të bardhë veze, 1 lugë detergjent enësh.
Procedura:
- Presim me gërshërë në copëza të vogla 2-3 gjethe të kokëlakrës së kuqe dhe i fusim në një enë të madhe duke i shtuar 2 gota ujë të nxehtë. Presim 15-20 minuta deri sa uji të kthehet në ngjyrë vjollcë, manushaqe (purple). Nëqoftëse kërkon ta përgatitësh këtë indikator kimik në një kohë më të shkurtër, futi pjesët e grira të kokëlakrës në një tenxhere të vogël me ujë dhe zieji deri në vlim, për gati 10 minuta. Substanca kimike e kokëlakrës (pigmenti anthocyanin) tretet në ujë dhe formon një indikator kimik. Ky indikator kur përzihet me substanca të tjera, ndryshon ngjyrë në varësi të përbërjes kimike të substancës, mbi të cilën shtohet.
- Ndaje ujin me ngjyrë vjollcë nga lakra dhe fute në një nga enët e mëdha
- Merr tre gota, dhe fut në secilën prej tyre rreth 50 -60 ml nga indikatori që përgatite.
- Në gotën e parë shto dy-tre pika lëng limoni. Pyet nxënësit çfarë ngjyre u shfaq. Përforco duke u thënë nxënësve që lëngu i limonit është një acid. Ju tani e dini se çfarë ngjyre të prisni kur testoni për acidet.
- Në gotën e dytë shto një majë luge sodë buke. Pyet nxënësit çfarë ngjyre u shfaq. Përfërco duke u thënë nxënësve që soda e bukës është një bazë dhe se ju tani e dini se çfarë ngjyre të prisni kur testoni për bazat.
- Në gotën e tretë, shtoni ujë çezme (ose ujë të distiluar). Pyesni nxënësit se çfarë ngjyre u shfaqet. Përforconi duke u thënë nxënësve se uji është neutral, pra as acid as bazë dhe ngjyra e indikatorit nuk ndryshon.
- Merr tre gota tjera, fut në secilën një lugë gjelle indikator. Në të paren shto 10 ml uthull. Pyet nxënësit çfarë ngjyre u shfaq? E kuqe, atëhere çfare substance është uthulla? Bazike, acidike apo neutrale. Prit përgjigjen nga nxënësit.
- Në gotën e dytë shto pak detergjent enesh. Pyet nxënësit çfarë ngjyre u shfaq? Është detergjent i enëve acidic, bazik apo neutral? Prit përgjigjen nga nxënësit.
- Në gotën e tretë shto pak të bardhë veze. Pyet nxënësit çfarë ngjyre u shfaq. Është e bardha e vezës acidike, bazike apo neutrale?
Përgatitja e letrave të Litmusit
Përdor gërshërët të presësh disa rripa të hollë letre thithëse. Zhyti në indikatorin e përgatitur nga kokëlakra, leri pak sa të absorbojnë aq sa duhet. Nxirri nga ena, vari në telë për t’u tharë duke përdorur kapëse rrobash dhe përdori për të testuar substanca të tjera që përdoren në laborator ose në shtëpi. Përmblidh në fund të demonstrimit, duke u kujtuar nxënësve se kur letra e lakmusit e zhytur në një substance bëhet e kuqe. Substanca është një acid, që kur bëhet blu kthehet në bazë. Kur ngjyra nuk ndryshon substanca është neutrale.
(Neshat Hyka; Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për klasën e parë, tremujori i parë
“Ditari i karrierës”, udhërrëfyes për nxënësit e klasave të 9-ta në drejtim të zhvillimit personal dhe profesional
Metodat dhe teknikat e mësimdhënies me në qendër nxënësit