Për një bashkëpunim efektiv me prindërit këtë vit shkollor
Çka do të donin prindërit nga mësuesit e fëmijëve të tyre? Kjo është një pyetje të cilën e kemi ndeshur shpesh herë mes nesh. Artikulli në vijim qartëson në një farë mënyre disa nga kërkesat për bashkëpunim prind-mësues në këtë fillim viti të ri shkollor.
Asnjëherë nuk ka qenë një mundësi më e mirë se kjo për shkollat që të përfitojnë nga partneriteti me prindërit siç është tani. Ndërsa studentët vazhdojnë të mësojnë në shtëpi, prindërit e cikleve me të ulëta nuk janë vetëm të rriturit që presin fëmijët të shkojnë në shtëpi, shtëpia është një zgjatim i klasës në një mënyrë që nuk është parë kurrë më parë. Shkurtimisht, shkolla ka nevojë për prindër si partnerë në mënyrë që të mësojmë nga distanca dhe ky lloj edukimi të funksionojë. Për t’u bërë partner me prindërit në mënyrë efektive këtë vit shkollor që po vjen, ju mësues të dashur duhet të mbani parasysh:
Njihni prindërit si ekspertë
Prindërit i njohin fëmijët e tyre më mirë se kushdo, dhe kjo është e padiskutueshme (sidomos gjatë muajve të fundit), kur shumë prindër kanë kaluar më shumë kohë me fëmijët për shkak të mbylljes së shkollës dhe kujdesit të shtuar. Prindërit kanë një njohuri të madhe për fëmijët e tyre - çfarë duan, çfarë i shqetëson, çfarë i ngazëllen, si mësojnë më mirë ... lista vazhdon. Konsiderojini njohuritë dhe përvojat tona. Na pyesni për fëmijët tanë dhe na dëgjoni, sa herë hasni vështirësi me ta. Mos i hidhni poshtë kërkesat ose pyetjet tona në lidhje me fëmijët. Mbani mend, NE e njohim fëmijën më mirë se ju.
Komunikoni me prindërit
Asnjë familje nuk është e ngjashme në mënyrën se si merret me shkollimin e fëmijës. Dhe në botën e sotme, çdo familje ka të ngjarë të përjetojë realitete të ndryshme. Disa mund të jenë të papunë, të tjerë janë ekspertë, disa në sektorin e shërbimeve, nëpunës, shumëkush punon nga shtëpia. Disa kanë qasje me teknologjinë gjatë gjithë ditës, të tjerët mund të shohin mesazhe vetëm në fund të ditës. Disa duan të shmangin dërgimin e një mesazhi me tekst, POR të gjithë prindërit nuk duan të dëgjojnë togfjalëshin “familja nuk kujdeset për arsimimin e fëmijës së tyre”. Në vend të kësaj, komunikoni drejtpërdrejt me secilën familje, duke pyetur se cila metodë komunikimi funksionon më mirë për ta. Ju mund të duhet të eksploroni metoda ose teknologji të reja, dhe mund t'ju duhet të komunikoni me mënyra të shumta për të arritur tek të gjithë. Mbani mend, metodat tuaja mund të ndryshojnë gjatë vitit shkollor. Jini të gatshëm të përshtateni ndërsa prindërit angazhohen në mënyra të ndryshme. Strategjia që keni ndërtuar për të arritur te prindërit do t’ia vlejë.
Vendosni norma dhe kufijtë të ndërsjellë
Kjo botë e re e mësimdhënies nga shtëpia vjen me disa gëzime (pa urdhra!) por edhe me shumë sfida. Një sfidë e madhe është mungesa e ndarjes midis punës dhe shtëpisë. Shumë mësues tani po hapin laptopin në tryezën e dhomës së ngrënies ose po ndajnë zyrën e tyre në shtëpi me një dhomë që shërben për qëllime të tjera, të tilla si një dhomë familjare. Kjo mund ta bëjë sfiduese ndarjen e kohës së punës me kohën e shtëpisë. Vendosja e kufijve të qartë rreth punës dhe shtëpisë është thelbësore për të shmangur debatet dhe zhgënjimet. Atëherë është e rëndësishme të komunikoni disa kufij dhe të respektoni kufijtë që ata zgjedhin të vendosin për ju. Disa kufij që duhen marrë në konsideratë përfshijnë respektimin e orarit të shkollës, kur do të ktheni mesazhet që merrni në mbrëmje, cilat orë do të jeni të hapura për thirrje hyrëse ose biseda me video dhe kur do të bëni pushime gjatë ditës. Vendosja e këtyre kufijve do të shmangë dhimbjet e kokës, tensionimin e pavend dhe do tu kthej në heronjtë e përrallave klasike që ju vetë u keni mësuar fëmijëve tanë.
Më në fund, mos harroni se prindërit sikurse dhe ju po kalojnë një stres të paimagjinueshëm. Shumë po merren me efektet e pandemisë, të tjerët po përjetojnë traumat e infektimit, dhe të gjithë po merren me shkollën në një mënyrë të re, ndërsa ndjekin edhe përgjegjësitë e tyre të tjera. Jini të durueshëm dhe kini përulësi kur bashkëveproni me ne. Çdo punë që bëni tani për të krijuar një marrëdhënie të fortë do të rimbursojë veten gjatë vitit dhe më tej.
Suksese mësues të dashur!
Ju jeni Heronjtë tanë!
Nga Edvina Dede, prind i një vajzë 11-vjeçare
Përgatiti për publikim Nanila Allkja Biçaku
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Rëndësia e bashkëpunimit shkollë-familje
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
“Bullizmi në shkollë” nga Merita Kastrati