Risi

Për herë të parë në Kosovë vlerësim i jashtëm elektronik

Kjo mënyrë e testimit është një ndër risitë që sjell shkolla “Mileniumi i Tretë”, duke lehtësuar teknikisht vlerësimin dhe duke shënjuar edhe një arritje në metodat dhe teknikat e vlerësimit bashkëkohor.

Për herë të parë në Kosovë, shkolla jonë aplikon një vlerësim të jashtëm online, të cilin e mundëson platforma elektronike Google Platforms. Përmes këtij vlerësimi, nxënësit testohen në pjesën më të madhe të lëndëve, dhe Shkolla, së bashku me mësimdhënësit e saj,  marrim një informatë kthyese më objektive, meqë testin e përpilojnë ekspertë të fushës, të cilët nuk janë pjesë e shkollës. Në këtë mënyrë, shkolla jonë jep një model se si mund të jemi më kreativë dhe më realistë në matjen e suksesit të të nxënit, natyrisht dhe një pamje më të qartë të performancës së mësimdhënësve të saj.

Sot në shkollën tonë filloi Java e Vlerësimit të Jashtëm, proces ky i cili tashmë është shndërruar në traditë, në mënyrë që te jemi sa më objektivë në vlerësimin e nxënësve.

Mirëpo, kësaj here, për herë të parë në Kosovë, shkolla jonë aplikon një vlerësim të jashtëm ‘online’, i mundësuar nga platforma elektronike Google Platforms.

Kjo mënyrë e testimit është një ndër risitë që herë pas here sjell shkolla jonë, duke lehtësuar teknikisht vlerësimin dhe duke shënjuar edhe një arritje në metodat dhe teknikat  e vlerësimit bashkëkohor.

Sipas, drejtoreshës së shkollës, znj. Afrore Lila: “Ne, jo vetëm që sprovojmë veten dhe marrim një  informatë kthyese objektive, meqë testin e përpilojnë ekspertë të fushës, të cilët nuk janë pjesë e shkollës, por  edhe po japim një model se sa mund të jemi kreativë në përdorimin e teknologjisë dhe më realistë në matjen e suksesit të të nxënit”.

Ndërsa, për koordinatoren znj. Fitore Hoxha, kjo formë e vlerësimit si çdo fillim kërkoi përkushtim të madh, megjithatë ia dolëm t’i realizojmë objektivat dhe qëllimin tonë që ia kemi shtruar vetes në fillim të këtij viti shkollor. Natyrisht, kjo edhe falë përkushtimit profesional dhe të pakursyer të mësimdhënësit të Informatikës, prof. Valmir Sadikut, i cili tërë kohën është në kërkim të inovacioneve teknologjike për t’i involvuar brenda procesit mësimor.

Testimit në fjalë, duke qenë se për herë të parë po bëhet në mënyrë elektronike, po i nënshtrohen nxënësit nga klasa e katërt deri te ata të klasës së njëmbëdhjetë, dhe ky vlerësim ka ndikim prej 30% në vlerësimin përfundimtar.

2,593 Lexime
7 vjet më parë