Parandalimi i kopjeve në provime
Mijëra studentë të ri në Indi janë detyruar që të zhvishen në të brendshmet e tyre në testin për rekrutim në ushtri.
Një gjë e tillë është bërë në mënyrë që të parandalohet kopjimi i mundshëm në test, shkruan BBC. Në foto shihen studentët të ulur ndërsa ishin vetëm me të brendshmet e tyre në një fushë në Muzaffarpur.
Ushtria ka thënë se kjo është bërë “për të kursyer kohën e kontrollimit të aq shumë studentëve”. Zyrtarët kanë bërë të ditur se në testin një orësh kishin marrë pjesë 1159 kandidatë për të hyrë në ushtrinë indiane.
Një nga kandidatët ka thënë se një gjë e tillë “nuk ishte e dinjitetshme”.
“Përderisa donim të hynim në qendrën Chakkar Maidan, na kërkuan që t’i largojmë të gjitha veshmbathjet, përveç të brendshmeve. Nuk kishim zgjidhje tjetër përpos t’i respektonim udhëzimet edhe pse një gjë e tillë ishte e çuditshme”, ka thënë një kandidat.
Disa pjesë të Indisë veriore janë të njohura për mashtrimet në teste. Në vitin e kaluar, Qeveria ishte turpëruar kur ishin publikuar foto të prindërve duke i kaluar muret e shkollës për t’iu dhënë përgjigjet studentëve.
Në janar, India kishte konfirmuar se do të ndërmerren masa të rrepta, si gjoba dhe burgimi në mënyrë që të ndalet kopjimi në teste.
Dita Botërore e të Drejtave të Fëmijëve, 20 nëntori i ndërgjegjësimit universal për të vegjëlit tanë
Thëniet më të bukura që përshkruajnë mësuesin/en
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"