Orë model në lëndën e historisë, klasa X, shkolla "Ismail Qemali", Tiranë
Ju paraqesim një orë model në lëndën e historisë nga mësuesja Suela Spahiu me nxënësit e klasës X. Ora model është shkëputur nga faqja e IZHA-s dhe ajo i përket shkollës Ismail Qemali, Tiranë.
Me fillimin e nismës 3 lëndë në 6 orë, orët e ashtuquajtura model janë kthyer në të dobishme për vetë faktin se koha e një mësuesi në dispozicion është më e konsiderueshme se sa dikur, për ta organizuar orën e mësimit edhe në formën e bashkëpunimit dhe të argëtimit mes nxënësve. Këta të fundit padyshim mund të aktivizohen thuajse të gjithë.
Aq më tepër në lëndët shoqërore, ku përfshirja e të gjithë nxënësve, diskutimi, përballja e argumetave midis tyre është mjaft e rëndësishme. Në këtë orë nxënësit kishin mundësi të diskutonin rreth fakteve historike, duke dhënë një interpretim individual. Ora model është shkëputur nga faqja e IZHA-s dhe ajo i përket shkollës Ismail Qemali, Tiranë. Nxënësit kanë mundësi të shohin pamje filmike dhe t'i interpretojnë ato me ndihmën e mësuese Suela Spahiu.
Nxënësit janë ndarë në grupe dhe secili grup ka kohën e tij për t'u shprehur, duke zgjedhur nga një përfaqësues. Për argumenta dhe tematika të ndryshme, përfaqësuesi i grupit është i ndryshëm, në mënyrë që t'u jepet mundësia të gjithëve të shprehen.
(Portali Shkollor)
Rregullorja e shkollës
Testime dhe detyra përmbledhëse për Arsimin Fillor, viti shkollor 2023-2024
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV