"Tri lëndë në gjashtë orë"

Orë model, matematikë 3

Kjo orë model në lëndën e matematikës, klasa e tretë, është përgatitur nga mësuesja e ciklit të ulët Suada Vokshi. Dy temat janë planifikuar sipas nismës së re të MASR “Tri lëndë në gjashtë orë”.

Janar 2018

Fusha: Matematikë

Lënda: Matematikë

Shkalla: II                                                                          

Klasa: III

Mësuese: Suada Vokshi

Temat mësimore:  

- 4.9 Zbatime të shumëzimit 

- 4.10 Shumëzimi me 10


Rezultatet e të nxënit:  

- Gjen shuma dhe prodhime sipas paraqitjeve të dhëna. 

- Gjen prodhimin në boshtin numerik.

- Zgjidh situatat problemore duke kryer veprime shumëzimi.

- Kryen shumëzime me një faktor 10.

- Argumenton zgjidhjen e situatave problemore.


Situata e të nxënit:   

Diskutim:  7  +  6  =  13         7 x 6 = 42  

Fjalët kyçe: Veprime, mbledhje, mbledhor, shumë, shumëzim,  faktor, prodhim.

Burimet materiale: Teksti i nxënësit, fletë me modele të ndryshme të kryerjes së shumëzimit.    

Metodologjia: bashkëbisedim, diskutim, punë e drejtuar, një rri, tre ikin, punë në grupe 

Lidhja me fushat e tjera: Artet (Art pamor), gjuhët dhe komunikimi.

Zhvillimi i orës mësimore:  

Situata e të nxënit

Diskutim:   7  +  6  =  13         7 x 6 = 42  

Pyes nxënësit, si janë këto dy rezultate?   

Ku ndryshon 13 me 42? Si quhen kufizat e këtyre veprimeve? Po rezultati?


Punë e drejtuar  /  Punë me grupe /   Një rri, tre ikin 

Kryejmë, së bashku me nxënësit, veprime shumëzimi me paraqitje të ndryshme: me tabelë,  me operator, me diagrama, me relacione dhe në boshtin numerik.

Emërtoj nxënësit me numra nga 1 deri në 5... 1-2-3-4-5-1-2-3-4.......


Të gjithë nxënësve me numrin  1 i jap  tabelën e modeluar për të kryer veprimet: 


+ 4 5 7 9
6        
8        
x 4 5 7 9
6        
8        


Të gjithë nxënësve me numrin 2 i jap modelet e operatoreve për të kryer veprimet:

Të gjithë nxënësve me numrin 3 i jap modelet për të kryer veprimet:

Të gjithë nxënësve me numrin 4 i jap modelin për të kryer veprimet:

Të gjithë nxënësve me numrin 5 i jap modelet me bosht numerik për të kryer veprimet: 

Nxënësit punojnë  3-5  minuta. Pastaj grupohen sipas numrave  1-1-1-1-1, 2-2-2-2-2, 3-3-3.......

Nxënësit vlerësojnë punimet ndërmjet tyre. Diskutojnë në grupe. Një përfaqësues i grupit shpjegon se si ka vepruar ...


Punë individuale

Punohet teksti  fq. 59. 

Vlerësohen nxënësit për kryerjen e veprimeve. I ofroj ndihmë nxënësve që shfaqin vështirësi.


Praktikë e udhëhequr

Si duhet të veproj për të kryer këto veprime:    8 x 10  ?          15 x 10 ?        37 x 10 ?

Si veprojmë më lehtë: 10 + 10 + 10 + 10 + 10 + 10 + 10 + 10 =  .....         8 x 10 = .....

U shpjegoj nxënësve se si veprojmë për të shumëzuar një numër me 10. (i shtojmë një 0 në fund këtij numri)

- Realizojmë disa ushtrime a x 10  ....  me  gojë.

- Punohet ushtrimi 1 fq.60 


Drejtoj nxënësit për zgjidhjen e situatave problemore fq.60

-   Çfarë të dhënash kemi? Sa lapsa me ngjyra ka çdo kuti?

Diskutohet dhe argumentohet zgjidhja e situatave problemore. 


Detyrë shtëpie 

Plotëso fletoren e punës fq.57


Vlerësimi i nxënësve

Vlerësohen nxënësit me fjalë dhe shprehje vlerësuese për:

- gjetjen e shumave dhe prodhimeve sipas paraqitjeve të dhëna. 

- gjetjen e prodhimit në boshtin numerik.

- zgjidhjen e situatave problemore duke kryer veprime shumëzimi.

- kryerjen e shumëzimeve me një faktor 10.

- argumentimin e zgjidhjen e situatave problemore.

(Portali Shkollor)

21,811 Lexime
6 vjet më parë