Orë model, matematika II
Kjo orë model në lëndën e matematikës, klasa e dytë, është përgatitur nga mësuesja e ciklit të ulët Suada Vokshi. Dy temat janë planifikuar sipas nismës së re të MASR “Tri lëndë në gjashtë orë”.
Janar 2018
Fusha: matematikë
Lënda: matematikë
Shkalla: I
Klasa: II
Mësuese: Suada Vokshi
Temat mësimore:
- Trupat gjeometrikë
- Konet dhe cilindrat, faqet dhe kulmet
Rezultatet e të nxënit:
- emërton trupat gjeometrikë: kub, kuboid, cilindër, sferë, kon, piramidë.
- liston objekte nga mjedisi të cilët janë të ngjashëm me trupat gjeometrikë.
- përshkruan trupa gjeometrikë duke dalluar brinjët, kulmet, faqet.
- përdor imagjinatën për zgjidhjen e situatave gjeometrike.
- klasifikon trupat gjeometrikë sipas llojit.
- shfaq vullnet në arritjen e rezultateve.
Situata e të nxënit:
Përzgjedhja e një objekti dhe krahasimi i tij me një trup gjeometrik duke evidentuar ngjashmëritë ndërmjet tyre.
Fjalët kyçe: Trup gjeometrik, kub, kuboid, cilindër, sferë, kon, piramidë, brinjë, faqe, kulme.
Burimet materiale: Kompleti i nxënësve me trupa gjeometrik, një kuti kartoni me 25-30 objekte (lapsa, shishe, kanaçe, kuti të formave dhe përmasave të ndryshme, ngjitës, kavanoza qelqi, gotë, safa ...) teksti dhe fleta e punës e nxënësit
Metodologjia: Mendo – krijo dyshe – diskuto, Punë në grupe, Punë individuale, Lojë, Rishikim në dyshe.
Lidhja me fushat e tjera: Arte (art pamor), Gjuhët dhe komunikimi, shoqëria dhe mjedisi.
Zhvillimi i orës mësimore:
Situata e të nxënit
Kërkoj nga nxënësit që të zgjedhin nga një objekt nga kutia e mbushur me objekte të ndryshme ...
Secili nxënës bën përshkrimin e trupit që ka në dorë.
Mbi tavolinë ndodhen trupat gjeometrikë ..
Mendo - krijo dyshe, diskuto
Nxënësit çiftohen në dyshe dhe krahasojnë objektin që kanë në dorë me trupin gjeometrik që ngjason.
Në dyshe, njëri nxënës evidenton një trup në klasë dhe nxënësi tjetër tregon se me cilin trup gjeometrik ngjan duke bërë përshkrimin e trupit.
Nxënësit nxiten të ndajnë idetë e tyre me gjithë klasën.
Punë në grupe
Ndaj nxënësit në 6 grupe. U shpërndaj çdo grupi kompletin me trupa gjeometrikë: kub, kuboid, cilindër, sferë, kon, piramidë.
Secili nxënës do të përzgjedhë nga një trup dhe do ta përshkruaj.
Sipas përzgjedhjes së trupit nxënësit rigrupohen. (grupi i kubeve, grupi i piramidave...)
Diskutohet në grup për trupin e përbashkët.
Punë individuale
Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur për plotësimin e tekstit. Ndjek nxënësit dhe ofroj ndihmë për nxënësit që shfaqin vështirësi.
Rishikim në dyshe
Nxënësit këmbejnë librat me njëri - tjetrin dhe kontrollojnë punën e njëri-tjetrit. Ndihmojnë njëri – tjetrin për korrigjimin e gabimeve (nëse kanë ).
LOJË, Luajmë (me plastelinë)
Modelojmë (sipas dëshirës) trupa gjeometrikë me plastelinë. Secili nxënës do të përshkruaj trupin që ka modeluar dhe nxënësit e tjerë do të emërtojnë trupin që ka modeluar shoku.
(modelin e parë, shembullin për mënyrën e përshkrimit e bën mësuesja (unë) )
Përvetësojnë kuptimin e faqeve, brinjëve, kulmeve. Tregohen konkretisht në trupa të ndryshëm.
Vendos një kub në një vend të dukshëm nga të gjithë dhe nxit nxënësit të tregojnë sa faqe, kulme e brinjë ka trupi. Plotësojmë së bashku tabelën:
Trupi | faqe | brinjë | kulme |
---|---|---|---|
Kubi | |||
Kuboidi | |||
Sfera | |||
Cilindri | |||
Koni | |||
Piramidë |
Punë individuale
Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur për plotësimin e fletores së punës fq.30-31.
Nxënësit këmbejnë librat me njëri – tjetrin dhe kontrollojnë punën e bërë.
Detyrë shtëpie
Vizato trupa gjeometrik sipas dëshirës.
Vlerësimi i nxënësve
Vlerësohen nxënësit me fjalë dhe shprehje vlerësuese për:
- emërtimin e trupave gjeometrikë: kub, kuboid, cilindër, sferë, kon, piramidë.
- krahasimin e objekteve nga mjedisi të cilët janë të ngjashëm me trupat gjeometrikë.
- përshkrimin e trupave gjeometrikë duke dalluar brinjët, kulmet, faqet.
- përdorimin e imagjinatës për të zgjidhur situatat me trupa gjeometrikë.
- klasifikimin e trupave gjeometrikë sipas llojit.
- vullnetin e shfaqur për arritjen e rezultateve.
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Testime dhe detyra përmbledhëse për Arsimin Fillor, viti shkollor 2023-2024