Orë model, klasa e dytë/ Shkronja e madhe dhe pika
Orë model e realizuar nga mësuesja Lidra Kuka, në shkollën 9-vjeçare “Jani Minga, Vlorë. Ora model i takon klasës së dytë, mbi temën “Shkronja e madhe dhe pika”.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimit | Lënda: Gjuha Shqipe | Klasa 2 | Data: 08-10-2019 |
---|---|---|---|
Tema mësimore: Shkronja e madhe dhe pika | Situata e të nxënit: Manipulime me fjali të ndryshme ku të përdoret shkronja e madhe | ||
Rezultatet e të nxënit: -Dallon fjalinë me të cilën tregojmë për diçka. -Tregon ku eshte vendosur shkronja e madhe. -Vendos shkronjen e madhe pas pikës. -Shkruan siç duhet fjalitë. | Fjalët kyç: fjal, fjali, pikë, shkronjë e madhe, fjali me të cilën tregojmë. | ||
Burimet: teksti i nxënësit, fisha me fjalë, tabela, libri personal. | Lidhja me fushat e tjera: Gjuha Shqipe, Edukim për shoqërinë |
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Rrjeta e merimangës
Punë në grupe , punë e drejtuar, shkrim i drejtuar
Organizimi i orës së mësimit
Veprimtria II Punë në grupe
Nënvizo shkronjën e madhe. Me fisha të përgatitura nxënësit punojnë në 4 grupe
-Unë po luaj me kukulla. Kukulla ime quhet Bora.
-Sot në Vlorë ra shi. Gjethet e pemëve shkëlqenin.
-Ne shkuam në malin e Dajtit. Atje mblodhëm lule.
-Ky laps është I bukur. Ylberi ka shtatë ngjyra.
Qarko shkronjën e madhe.
Sot është e Diel. Fëmijët shkuan në Panair me mamin.
Aty diana takoi Xhaxhi policin. Ai I dha një Arush.
gjyshërit e mi janë të vjetër. Ata më blenë për ditëlindje Miush tomin.
Unë ia tregova lindës, shoqes time. ajo e pelqeu shumë.
Konkluzion i veprimtarisë: Jepen rregullat e përdorimit të shkronjës së madhe
Veprimtaria III Punë e drejtuar
Në tekstin e mëposhtëm vendos shkronjën e madhe dhe pikën atje ku duhet:
Tiku tani e ka ndryshuar sjellen ai nuk bërtet më për gjërat e tij një ditë mamaja I solli një çokollatë të madhe ai nuk e hëngri çokollatën Tiku e futi atë në cantë në pushimin e madh e ndau me shokët
Veprimtari IV Shkrim i drejtuar.
Shkruaj fjalitë si duhet. Vendos ku duhet shkronjën e madhe dhe pikën.
Ishte një kohë e keqe lumi. Oshtinte fort papritur. Ai doli nga shtrati lumi. Përmbysi gjithçka njerëzit. Vrapuan të tmerruar.
Vlerësimi i nxënësve
Nxënësit vlerësohen për:
-Leximin e saktë të tekstit;
-Përdorimin e pikës;
-Vendosjen e shkronjës së madhe.
(Mësuesja Lidra Kuka; Portali Shkollor)
Rregullorja e shkollës
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Testime dhe detyra përmbledhëse për Arsimin Fillor, viti shkollor 2023-2024