"Tri lëndë në gjashtë orë"

Orë model, gjuha shqipe II

Kjo orë model në lëndën e gjuhës shqipe klasa e dytë është përgatitur nga mësuesja e ciklit të ulët Suada Vokshi. Dy temat janë planifikuar sipas nismës së re të MASR “Tri lëndë në gjashtë orë”.

Janar 2018

Fusha: gjuhët dhe komunikimi 

Lënda: gjuhë shqipe 

Shkalla: I

Klasa: II

Mësuese:  Suada Vokshi

Temat mësimore:  

Ku e gjejmë ujin? (2 orë mësimore)


Rezultatet e të nxënit:  

- Lexon vjershën duke respektuar shenjat e pikësimit.

- Tregon ndërtimin e vjershës.

- Përshkruan ku e gjejmë ujin në natyrë dhe në jetën e përditshme.

- Analizon strofat e vjershës.


Situata e të nxënit:   

1- Ujitja e një bime

2- Pirja e një gote me ujë 

Fjalët kyçe: Ujë, bimë, njeri,  70 për qind, poezi, strofa, vargje.

Burimet materiale: Vazo me lule, shishe me ujë, gotë, teksti i nxënësit, fletorja e klasës, Metodologjia: Stuhi mendimesh, ditari dypjesësh, pesëvargësh.

Lidhja me fushat e tjera: Arte (Art pamor ), shkencat e natyrës, matematika.


Zhvillimi i orës mësimore:  

Situata e të nxënit 

Vendos mbi tavolinë një vazo me lule. Mbush një gotë me ujë dhe i kërkoj një nxënësi të ujit lulen. 


Pyes nxënësit:

Çfarë po bëjmë ? Pse po veprojmë kështu ? Pse???

Mbush një gotë me ujë dhe e pi. 

Çfarë bëra unë?  Pse veprova kështu?  Pse???

U tregoj nxënësve për sasinë e ujit që ndodhet në trupin tonë. Ua demonstroj me vizatim. 


Stuhi mendimesh 

Ku e gjejmë ujin? 

• Edhe poezia që do të mësojmë sot na drejton një pyetje: Ku e gjejmë ujin?

• U kërkohet nxënësve të lexojnë 5 minuta në heshtje poezinë dhe të nënvizojnë fjalët  që nuk kuptojnë. (bëhet shpjegimi i fjalëve të vështira)

• Lexohet poezia (në fillim mësuesja, pastaj nga nxënës të ndryshëm) 

• Pyes nxënësit: 

- Si titullohet vjersha?   -  Sa strofa ka vjersha ?   - Si janë të ndërtuara strofat ? 


Strofa  Komenti
Uji nuk ka shije dhe nuk ka sa erë, uji nuk ka ngjyrë, por ka shumë . . . vlerë.   Uji nuk ka shije, erë dhe as ngjyrë por ai ka shumë vlerë. 
Ku nuk e gjen ujin, n’ujëvarë, në lumë, në pus e përrua, n’ det, valë e shkumë.  
Si male të ngrira, në pole e gjen, e gjen në burime, në shi e liqen.  
Edhe në fytyrë, herët në mëngjes, kur lan të dy faqet, dhe të hyn në... vesh  
E gjen dhe në trup, qysh ditën kur lind, ujë ka trupi yt, shtatëdhjetë për qind !  

Pas analizës së çdo strofe bëhet komenti i saj duke e shkruar në tabelën e modeluar.

• Plotësohet ushtrimi në  tekst  mbi përdorimin dhe rëndësinë e ujit.

 Pesëvargësh 

U shpërndaj nxënësve nga një fletë dhe u kërkoj që të bëjnë një pesëvargësh për UJIN 


UJI 

_____________________             ______________________

_____________________           _______________________          ____________________

________________________________________________________________________

_______________________


Lexohen punimet e nxënësve. Vlerësohen punimet më të bukura. 

Kohën e mbetur i kërkoj nxënësve që të përpiqen ta mësojnë vjershën përmendësh.


Detyrë shtëpie

Mëso vjershën përmendsh.  


Vlerësimi i nxënësve

Vlerësohen nxënësit me fjalë dhe shprehje vlerësuese për

- mënyrën e të shprehurit / Leximin e vjershës duke respektuar shenjat e pikësimit.

- përshkrimin e ndërtimit të vjershës / Përshkrimin e rëndësisë të ujit në natyrë dhe në  jetën e përditshme.  /Analizën e  vjershës /  Krijimin  e pesëvargëshit.

(Portali Shkollor)

14,160 Lexime
6 vjet më parë