Orë model, abetare
Kjo orë model në lëndën e abetares është përgatitur nga mësuesja e ciklit të ulët Suada Vokshi. Dy temat janë planifikuar sipas nismës së re të MASR “Tri lëndë në gjashtë orë”.
Janar 2018
Fusha: gjuhët dhe komunikimi
Lënda: gjuhë shqipe (abetare)
Shkalla: I
Klasa: I
Mësuese: Suada Vokshi
Temat mësimore:
• Punim i tingullit dhe shkronjës j, j fq. 60 abetare
• Punimi i fq. 61 të abetares
Rezultatet e të nxënit:
- Shqipton saktë tingullin J.
- Gjen fjalë me shkronjën J.
- Evidenton vendndodhjen e shkronjës J në fjalët e dhëna.
- Formon fjalë me rrokjet e dhëna.
- Krijon fjali me fjalët e dhëna.
- Liston veprimet e personazheve sipas pamjeve të dhëna .
- Lexon dhe kupton veprimet e personazheve .
- Përgjigjet saktë rreth pyetjeve të tekstit .
- Plotëson fjalitë me fjalët që mungojnë për ti dhënë kuptim fjalisë .
- Evidenton fjalët e shkruara gabim dhe i korrigjon ato .
- Ritregon përrallën e Kësulëkuqes duke u mbështetur në pamjet e dhëna .
- Krijon këshilla ndaj sjelljeve të personazheve .
Situata e të nxënit: Përralla e Kësulëkuqes
(nxënësit dëgjojnë dhe shikojnë me vëmendje përrallën e Kësulëkuqes, 5.35 minuta)
Fjalët kyçe: Kësulëkuqja, ujku, gjyshja, rojtari, pjeshka, majmuni, janari
Burimet Materiale: materiali filmik (përralla e kësulëkuqes), Laptop, teksti i nxënësit, etiketa fjalësh (ujku, jaka, jeleku pjeshka, majmuni) fishe me fjali.
Metodologjia: Pema e mendjes, Stuhi mendimesh, Analiza e personazhit
Lidhja me fushat e tjera: Artet (Muzikë dhe Art pamor), shoqëria dhe mjedisi.
Zhvillimi i orës mësimore:
Situata e të nxënit
Shfaq para nxënësve filmimin e përgatitur dhe u kërkoj nxënësve që ta ndjekin atë me vëmendje.
Pyes nxënësit nëse u pëlqeu përralla? Si titullohet ajo?
Pema e mendjes
Cili është personazhi më i frikshëm i përrallës?
UJKU = UJ + KU
U+ J K+U
- U prezantoj nxënësve shkronjën J ( J , j )
- Drejtshqiptohet tingulli - J
- Modeloj shkronjën J dhe j të shtypit.
Stuhi mendimesh
Gjejmë fjalë me shkronjën J
- Vendos në tabelë etiketat me fjalët: Kësulëkuqja, ujku, gjyshja, rojtari, pjeshka, majmuni, janari.
- Nxënësit evidentojnë vendndodhjen e shkronjës J .
- Formojnë fjali me fjalët e dhëna.
- Punojmë me tekstin fq. 60
Shkruaj në tabelë: KËSULËKUQJA DHE UJKU
• Punohet teksti fq. 61 .
Nxënësit vështrojnë pamjet (6 figurat fq.61) dhe formojnë fjali duke bërë kështu përshkrimin e 6 figurave.
- Më pas, nxënësit lexojnë fjalitë që ndodhen pranë çdo figure ( pamje ) .
- Bëhet leximi zinxhir për ti dhënë mundësinë çdo nxënësi që të lexojë.
- Punojmë rubrikën e pyetjeve të tekstit .
Analiza e personazhit
• Punohet ushtrimi i fundit fq. 61 (saktësia e përdorimit të shkronjës J)
Detyrë shtëpie
Shkruaj 10 fjalë me shkronjën J. Krijo 3 fjali për Kësulëkuqen.
Vlerësimi i nxënësve
Vlerësoj nxënësit me fjalë dhe shprehje vlerësuese për mënyrën e të shprehurit, saktësinë e dhënies së përgjigjeve, përshkrimit të personazheve, për mënyrën e realizimit të rezultateve të të nxënit të planifikuara për këtë orë mësimore.
Shoqëroj vlerësimet me simbole në faqe ose në ballin e nxënësve.
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Testime dhe detyra përmbledhëse për Arsimin Fillor, viti shkollor 2023-2024