"Tri lëndë në gjashtë orë"

Orë mësimore e zhvilluar si një e tërë 90 minuta, histori VII

“Revolucioni i Parë Industrial” dhe “Veprimtari praktike”, të dy këto tema të lëndës së historisë së klasës së VII u planifikuan nga mësuesja Evelina Braka sipas nismës së re të MASR, “tri lëndë në gjashtë orë”.

Data_____ /______/ ________

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi 

Lënda: Histori 

Shkalla: 3 

Klasa: VII-A, VII-B

Mësuese: Evelina Braka

Tema mësimore: 1,2

Tema e parë: Revolucioni i Parë Industrial

Tema e dytë: Veprimtari praktike: Ndërtimi i një fotomontazhi ku pasqyrohet ndryshimi që pësoi Evropa në zhvillimin industrial, bujqësor dhe atë të komunikacionit tokësor dhe detar.

Situata e të nxënit: Koment termin “Revolucion “dhe koment fotove rreth  Revolucionit të Parë Industrial.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi:

- Përshkruan faktorët që paraprinë Revolucionin e Parë Industrial;

- Shpjegon procesin e kalimit nga puna me dorë në atë me makinë;

- Paraqet pamje dhe kuriozitete nga makina me avull e Wattit, fabrikave të para, lokomotivave e anijeve të kësaj periudhe etj.;

- Pasqyron figurat e shpikësve të mëdhenj, si: Wattit, Fultonit etj

Fjalët kyçe: Revolucioni Industrial, coha, çikriku fluturues, makina Xhenni, fabrika, forca e ujit, forca e avullit, motori me avull, avullorja lokomotiva me avull.

Burimet: Teksti, foto ,harta e Evropës, kompjuter, projektor, fletë pune. 

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjeografi, Gjuhët dhe komunikimi, Shkencat e natyrës, TIK.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Faza e parë. Stuhi mendimesh (10 minuta)

Drejtohen pyetjet:

• Çfarë kuptoni me termin”Revolucion”?

• Çfarë revolucionesh keni studiuar dhe çfarë ndryshimesh sollën ato?

Vendosen fotot në tabelë dhe drejtohen pyetjet:

• Çfarë shikoni në foto?

• Çfarë lidhje mund të kenë këto foto me termin “Revolucion”?

Faza e dytë. Punë në grupe. (35 minuta) 

Ndahet klasa në 3 grupe .Udhëzohen nxënësit të lexojnë me vëmendje materialin mësimor dhe nënvizojnë konceptet kryesore. Grupeve u jepen pyetjet orientuese dhe duke u bazuar tek fotot paraqesin përgjigjet e pyetjeve.

Grupi I.

• Çfarë kuptoni me Revolucion Industrial?

• Cila ishte periudha kohore e Revolucionit të Parë Industrial?

• Ku lindi revolucioni i Parë Industrial dhe pse?

Grupi II.

• Cilat ishin shkaqet e Revolucioni i Parë Industrial?

• Cila degë e artizanatit u bë shkak për hapat e parë të Revolucionit Industrial?

Grupi III.

• Cilat ishin shpikjet ?

• Çfarë pasojash solli lindja e tyre?

• Grupet paraqesin punën e tyre.

Faza e tretë. Punë individuale. (10 minuta)

Nxënësit plotësojnë fletën e punës Revolucioni i Parë Industrial

1. Plotëso në linjën e kohës periudhën në të cilën u zhvillua Revolucioni i Parë Industrial.


Shekulli XVI Shekulli XVII Shekulli XVIII Shekulli XIX  
       

2. Plotëso vendet bosh.

Makina Xheni u shpik në vitin____________.Motori me avull në vitin______________.Atë e shpiku_________________________.Fabrika e parë u ndërtua në

vitin______________dhe avullorja në vitin______________.

3. Shpjego me dy fjali termin “Revolucion Industrial”.

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________


4.      Bëj lidhjen shkak – pasojë.

4. Bëj lidhjen shkak – pasojë.

Faza e katërt. Kërkim historik. Punë në grupe (25 minuta)

Udhëzohen nxënësit sipas grupeve të ndërtojnë një fotomontazh me foto dhe kuriozitete nga Revolucioni i Parë Industrial. Për të ndihmuar nxënësit u tregohet atyre se si të kërkojnë materiale për fotomontazhin. http://www.google.com dhe https://sq.wikipedia.org/wiki/Revolucioni_industrial

http://www.google.al/#q=revolucioni+industrial


Diskutohet me nxënësit rreth strukturës që mund të ketë fotomontazhi mbi ndryshimet që solli në Europë zhvillimin e industrisë, bujqësisë dhe atë të komunikacionit (tokësor dhe detar). Orientohen nxënësit për strukturën që do të ketë fotomontazhi i cili do të përgatitet nga nxënësit.


Sugjeron:

1. Fotomontazhi do të ketë kornizë qendrore, ku pasqyrohen me shkrim vlerat e Revolucionit Industrial në bujqësi, industri dhe komunikacion.

2. Rreth kësaj kornize qendrore vendosen pamje, fakte, vizatime që lidhen me zhvillimin e bujqësisë, industrisë dhe komunikacionit, pamje të shkencëtarëve që u shquan gjatë zhvillimit të Revolucionit Industrial si p.sh. Xhejms Vat (James Watt), Robert Fulton, Xhorxh Stivenson etj.

U tregohet nxënësve se çfarë pamjesh, fotosh, vizatimesh mund të nxjerrin ata nga hulumtimi për t’i vendosur në vendin përkatës të fotomontazhit, si p.sh., në bujqësi: përdorimi i parmendës së re, i sistemit të qarkullimit bujqësor etj.; në industri: makina e Vatit, fabrikë, aspekte pune etj.; komunikacion: hekurudhë, anije etj.


Faza e pestë. Prezantim. Diskutim (10 minuta)

Në përfundim nxënësit prezantojnë fotomontazhet dhe bëjnë vlerësimin e punëve të grupeve.


Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për njohuritë që shfaqin për pasojat dhe vlerat e Revolucionit të Parë Industrial, identifikimin e çështjeve dhe komentet për to, arsyetimin, lidhjen shkak-pasojë: Revolucioni i parë industrial-Zhvillimi i degëve të ekonomisë, për mendimin kritik ,burimet e shfrytëzuara dhe krijimin e fotomontazhit.


Detyrat: Shkruani një ese me temë “Revolucioni i Parë Industrial” 

(Portali Shkollor)

12,695 Lexime
6 vjet më parë