Orë e hapur në gjimnazin "Petro Nini Luarasi", lënda gjeografi
Klasa e 11-të e shkollës "Petro Nini Luarasi", kanë zhvilluar orën e hapur, në kuadër të nismës "3 lëndë në gjashtë orë", nën udhëheqjen e mësuese Fatbardha Hoxha. Kjo orë rezultoi mjaft e suksesshme, për dinamikën me të cilën u zhvillua.
Shkolla: Petro Nini Luarasi, Tiranë
Mësuese: Fatbardha Hoxha
Klasa XI
Klasa e 11-të e shkollës "Petro Nini Luarasi", kanë zhvilluar orën e hapur, në kuadër të nismës "3 lëndë në gjashtë orë", nën udhëheqjen e mësuese Fatbardha Hoxha. Kjo orë rezultoi mjaft e suksesshme, për dinamikën me të cilën u zhvillua.
Mësuesja e nisi me një poezi të Ismail Kaderesë, për të krijuar gjendjen e duhur. Poezia shoqërohet edhe me pamje, të cilat mesa duket i përkasin relievit malor, ndaj edhe gjithë ora e mësimit realizohet për trevat malore.
Pyetja e parë që mësuesja u drejton nxënësve lidhet pikërisht me këtë: "Duke dëgjuar poezinë, si dhe duke parë imazhet dhe fotografitë, cilës zonë mendoni se i përket?"
Kjo orë mësimore është konceptuar si një udhëtim kulturor dhe gjeografik, për të parë pozitën gjeografike, si dhe trashëgiminë natyrore të zonës. Nxënësit, madje, kishin realizuar edhe punime me dorë, për këto treva. Punimet shfaqen nga më të ndryshme.
Ajo se çfarë vihet re më së shumti në këtë orë mësimore është:
- Interaktivieti, pra nxënësi vendoset në qendër të situatës mësimore dhe mësuesi veçse orienton.
- Diskutimi i hapur. Kjo tregon gjithëpërfshirjen e nxënësit në situata të të nxënit. Të gjithë marrin pjesë aktivisht, përmes mendimeve, diskutimeve, sugjerimeve, etj.
- Ndarja në grupe. Punimet janë të bëra në grupe dyshe dhe prezantohen nga vetë nxënësit. Dikush përqëndrohet më shumë në aspektin gjeografik, dikush tjetër në atë kulturor.
- Ndarja e fakteve interesante. Nxënësit janë të prirur të ndajnë fakte me njëri-tjetrin dhe me gjithë klasën, si një mënyrë e të ndarit kuriozitetet, të cilat i takojnë kësaj zone.
Mësuesja e lokalizon dhe e orienton orën, duke përmendur fjalët kyçe dhe konceptet kryesore të përmbledhura.
Orë mësimore e marrë nga IZHA
(Portali Shkollor)
Teste vlerësimi për klasën e parë
Teste përmbledhëse për klasën e parë, tremujori i parë
Test Biologji VI, tremujori i parë, viti shkollor 2021 - 2022