Orë ditari histori "Pashallëku i Shkodrës dhe i Janinës"
Në këtë orë ditari historie, theksi është vendosur tek situata historike si pjesë leximi, që i vjen në ndihmë nxënësit për ta orientuar rreth çështjeve të caktuara në lidhje me dy temat e mësimit. Nga mësuese Emirjana Fili e shkollës Sandër Prosi.
Në këtë orë ditari historie, theksi është vendosur tek situata historike si pjesë leximi, që i vjen në ndihmë nxënësit për ta orientuar rreth çështjeve të caktuara në lidhje me dy temat e mësimit, gjatë së cilës ai mban qëndrimin e tij dhe është kompetent për çështjet që i kërkohen. Pjesa e leximit është pjesë studimore që është përgatitur nga mësuese Emirjana Fili, në një mikrotezë të saj.
Fusha: Shoqëria dhe Mjedisi
Lënda: Histori
Shkalla: V
Klasa e XI
Tema mësimore:
Pashallëku i Shkodrës 1757-1831.
Pashallëku i Janinës 1787-1822
(Planifikimi i orës mësimore 90 min )
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës/lëndës sipas temës mësimore:
- shpjegon rrugën e formimit të pashallëqeve shqiptare dhe reformave e ndërrmarra në këto pashallëqe;
- gjykon mbi marrëdhëniet e pashallëqeve me Perandorinë Osmane dhe Europën
- analizon zhvillimin e pashallëqeve dhe politikat e tyre që çonin drejt synimit për shkëputjen përfundimtare nga Perandoria Osmane
- vlerëson rolin dhe ndikimin e pashallarëve shqiptar në skenën ndërkombëtare.
Situata e të nxënit:
Në Pashallëkun e Janinës, në krye të aparatit drejtues qëndronte vetë Ali Pasha, i cili kishte kopentenca legjislatieve dhe ekzekutive. Prej tij varej e gjithë administrata, ushtria gjyqet, ndërkohë tek pashallarët e tjerë nuk ishte kështu. Organizimi gjyqësor, zinte një vend të rëndësishëm në aparatin shtetëror të Ali Pashë Tepelenës. Në çdo qytet e krahinë u gritën gjyqe të kryesuara nga kadinj, ashtu si kundër në të gjithë Perandorinë Osmane. Ai vetë i priste banorët e zotërimeve të tij, dëgjonte ankimet e tyre dhe jepte menjëherë një vendim të paapelueshëm. Ata preferonin më shumë të gjykoheshin prej tij sesa nga të tjerët, pasi kishin bindjen se askush tjetër më mirë se pashai nuk dinte zakonet, rendet dhe rrethanat lokale e shoqërore. Përveç kësaj vete Aliu ishte ai qe futi edhe parime të tjera në këto gjyqe, si barazia dhe drejtësia për të gjithë nënshtetasit para ligjit.
Aliu në kundërshtim me legjislacionin turk, ndryshe dhe nga pashallarët e tjerë, futi parimet e legjislacionit evropian. Ku mund të përmenden barazia midis shtetasve, pavarësisht nëse mund të ishin myslimanë apo të krishterë. Tjetër gjë ishte se vendimet gjyqësore jepeshin në Janinë dhe jo në Stamboll...
Fjalët kyçe: pashallëk, vali, pasha, diplomaci
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
• Me letërsinë; veprat letrare që trajtojnë tematikat historike të kësaj periudhe,
• me gjeografinë.
Burimet: Teksti, foto në tekst dhe foto të tjera të ndryshme.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Fazat e strukturës | Strategjitë mësimore | Veprimtaritë e nxënësve | Organizimi i nxënësve |
---|---|---|---|
P | Diskutim për njohuritë paraprake | Diskutim i ideve | Punë me gjithë klasën |
N | Ditari i të nxënit | Ndërtimi i shprehive studimore | Punë në grup |
P | Organizues grafik | Nxitja e diskutimit | Punë në grup |
Parashikimi: Diskutim për njohuritë paraprake
• Cili ishte konteksti historik i formimit të pashallëqeve shqiptare
• Cilat janë njohuritë që kanë nxënësit për figurën historike të Ali Pashë Tepelenës
Ndërtimi i njohurive:
Nxënësve u jepet pjesa për lexim Pashallëku i Shkodres dhe i Janinës dhe në të bëhen nënvizime në ato pjesë të cilat kanë nevojë për komente dhe sqarim:
• Trego arsyet që çuan në formimin e pashallëkut të Shkodres dhe te Janinës.
• Përcakto shtrirjen e pashallëqeve
• Kur e arriti pashallëku i Shkodrës shkallën më të lartë të organizimit?
• Kur e arriti pashallëku i Janinës shkallën më të lartë të organizimit? Përcakto kuptimin e Konfederatës Ilirike.
• Pse Pashallëku i Janinës kishte karakteristikat e një shteti që vepronte brenda shtetit osman?
• Cilat ishin disa nga reformat që ndërmori Ali Pashë Tepelena për ndërtimin e Infrastukturës në Pashallëk.
• Cilat ishin institucionet shtetërore të pashallëkut të Janinës?
Përforcimi: Organizimi me grafik
Vlerësimi i nxënësve: Nxënësit vlerësohen për strategjitë e të menduarit dhe komunikimit të tyre, shprehitë e nxënësve gjatë hapave të përcaktuar.
Detyrat dhe puna e pavarur: Ese argumentuese “Konfederata Ilirike” nisma e parë drejt çështjes kombëtare.
(Emirjana Fili; Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11