"Tri lëndë në gjashtë orë"

Numri, matematikë VI

Mësuesja e matematikës në shkollën 9-vjeçare "Llukë Mita" Konizbalte, Urë-Vajgurore, qarku Berat Kristina Mile, ka përgatitur orën mësimore 90 minuta për klasën e gjashtë.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE

Fusha: Matematikë

Lënda: Matematikë

Shkalla: III

Klasa:  VI

Mësuese: Kristina Mile

Shkolla 9-vjeçare "Llukë Mita" Konizbalte, Urë-Vajgurore, qarku Berat

Tematika: Numri

Situata e të nxënit: Përcaktoni njësinë e përshtatshme: Nisem nga shtëpia dhe për 5 minuta shkoj në stacion ku marr furgonin për në Urë-Vajgurore, më pas zbres dhe marr taksinë deri në Konizbalte.

Tema mësimore:

• Të punojmë me njësitë e gjatësisë

• Punojmë me kilometrat. Kthimi i njësive tek njëra-tjetra

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe: 

Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të komunikimit.

Kompetenca e të menduarit: Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problem (matematikor, gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të njëjtë.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore sipas temës mësimore:  

Nxënësi:

*Shpreh në mënyra të ndryshme një njësi të caktuar gjatësie.

*Zgjidh ushtrime e problema me gjatësi rrugësh të shprehura në kilometra..

Fjalët kyçe: njësi themelore, shumëfish, nënfish, centimetër, milimetër, kilometri tabelë kilometrazhi.

Burimet: libri i nxënësit; fletorja e punës; Matematika 6+; raportor fletë me katrore, vizore e milimetruar; tabelë me kilometrat midis dy qyteteve.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Lidhja me fushën e fizikës, si dhe atë të gjuhës dhe të komunikimit

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:

Organizimi i orës së mësimit: Kontrolli dhe diskutimi  i detyrave të shtëpisë në tabelë,si dhe bëjmë korrigjimin e gabimeve te kryera nga nxenesit.


a. Përpunimi i njohurive.( 45’ –ora I)

Pyes  nxënësit se sa centimetër ka një metër. Pyes: "Duke e ditur që centimetri ka 10 milimetër, sa milimetër mund të ketë një metër? ”Pasi të përcaktoj përgjigjen, pyesni nxënësit se  ç’pjesë e metrit mund të jetë milimetri. 

Vizatoj në dërrasë një tabelë vendvlerash që shkon nga metri tek milimetrat. E përdor këtë për të praktikuar shkrimin e milimetrave në metra dhe anasjelltas.

Shkruaj në tabelë 5cm dhe 6mm. Pyes nxënësit se sa milimetra janë në total. Inkurajoj  nxënësit të thonë se si e gjetën, për shembull, "5cm kanë 50mm, për këtë 50 + 6 jep 56mm". 

Përsëris në ushtrime të tjera.U kërkoj nxënësve të matin gjatësi segmentesh të ndryshme me milimetër. 

U tregoj  që ta vendosin vizoren në mënyrën e duhur, në mënyrë që të bëjnë matje të sakta


B. Ndërtimi i njohurive te reja (praktikë e udhëhequr-diskuto-konkludo)

Përsëris  me nxënësit duke bërë rrumbullakimin tek dhjetëshja më e afërt. Vizatoj në tabelë një vijë me numra nga 2,45 deri tek 2,47 me nënndarje një të mijtat. Ju them  nxënësve numra të tillë si 2,452 dhe u kërkoj  ta vendos  në vijën e numrave dhe u tregoj  se me cilën qindëshe është më afër. Përfshij shembuj si 2,455 dhe përsëris  kur rrumbullakosni rregullin që, rrumbullakojmë gjithmonë sipër kur numri është në mesin e dy pikave

Shkruaj  në tabelë një gjatësi, për shembull 5,6cm. U kërkoj  nxënësve të bëjnë një vijë të drejtë me gjatësi të përafërt me gjatësinë e dhënë. Pyetini nxënësit që, pasi ta matin me vizore, të thonë se sa i saktë ishte vlerësimi i tyre.

U  jap pikë sipas saktësisë, si për shembull, 2 pikë nëse gabimi ishte brenda 5mm, 3 pikë nëse ishte brenda 2mm dhe 5 pikë nëse ishte 1mm. Në fund shoh  kush ka më shumë pikë.

Plotësohen vendet bosh në pjesën shpjeguese të librit dhe ushtrimi 1.


c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale-diskutim në dyshe-konkluzione) Nxënësit punojnë individualisht ushtrimin 2 në libër dhe ia tregojnë atë shokut të klasës.

a. Përpunimi i njohurive. (45’ –ora II)

• Kujtohet lidhja e metrit me kilometrin.

• Plotësohet ushtrimi 1.

     b .Ndërtimi i njohurive te reja (praktikë e udhëhequr-diskuto-konkludo)

• Paraprakisht është shumë e rëndësishme që nxënësit të lexojnë me kujdes tabelën e kilometrazhit të paraqitur në libër.  

• Pas leximit të tabelës së kilometrazhit nxënësit punojnë e diskutojnë ushtrimin 2 e 3 në libër.


Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale-diskutim në dyshe-konkluzione)

Ushtrimi 4 është një lloj tjetër tabele. Ajo shpreh distancën nga qyteti X. Kjo tabelë të shoqërohet me një skicë, për të ndihmuar  arsyetimin e nxënësve.


Duke u mbështetur në ushtrimin 4 dhe duke i lidhur njohuritë me ato të fushës së fizikës, nxënësit zgjidhin dhe diskutojnë ushtrimin 5 në libër.

Lidhur me këtë nëntematikë të njësive të matjes bëhen këto pyetje vlerësuese.

• Çfarë njësish do të përdornit për të matur këtë largesë? Përse?

• Mund të më jepni një shembull se kur duhet të matim me saktësi duke përdorur milimetrat/miligramët/mililitrat?

• A mund ta ktheni në metra këtë gjatësi që është në centimetra?

• Sa litra/kilogramë/metra/ ka 2000ml/mg/cm?

• Sacm/mm/m ka në 25 km?


Vlerësimi: Vlerësoj  mënyrën se si bëjnë kthimin nga një njësi e madhe matjeje në një njësi më të vogël matëse si dhe zgjidhjen e problemave që kanë të  bëjnë me to.  Vlerësoj mënyrën se si lexojnë tabelën e kilometrazhit dhe si i zgjidhin ushtrimet që kanë të bëjnë me veprimet me kilometra

Detyrat dhe puna e pavarur: Për detyrë shtëpie jepet faqja përkatëse në fletoren e punës.

(Portali Shkollor)

5,633 Lexime
6 vjet më parë