Një orë mësimi në lëndën Gjuha shqipe dhe Letërsia 11
Ndiqni me përpikmëri hapat e mëposhtëm për të zhvilluar një orë mësimi efikase në klasën tuaj në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë 11. Të tjera modele mund t’i shikoni pasi të shkarkoni librin e mësuesit në faqen albas.al
Lënda: Gjuhë shqipe dhe Letërsia 11
Tema: Teksti informues paraqitës. Ushtrime
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• të ndërtojë tabelën e informacioneve të tekstit informues;
a. të kërkojë në internet të dhëna për të shkruar një tekst informues;
b. të vëzhgojë pamje për të dalluar informacionin më të rëndësishëm;
c. të përshtatë një tekst divulgativ, duke pasur parasysh moshën e marrësit;
ç. të ndërtojë një grafik duke u nisur nga të dhënat e tekstit të shkruar.
Materialet dhe mjetet mësimore
Teksti “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”, lloje të ndryshme tekstesh informuese paraqitëse, shkumësa me ngjyra, tabela.
Konceptet kryesore
Skemë komunikimi, tekst informues - paraqitës, renditje kronologjike, marrëdhënie logjike, informacion i rëndësishëm etj.
Struktura mësimore: PNP
Fazat e strukturës | Strategjitë mësimore | Veprimtaritë e nxënësve | Organizimi i nxënësve |
---|---|---|---|
Parashikimi | Diskutim për njohuritë paraprake | Diskutim i ideve | Punë me klasën |
Ndërtimi i njohurive | Të nxënit me këmbime | Të nxënit ndërveprues | Punë në grup |
Përforcimi | Shkrim i shpejtë | Ndërtim i shprehive studimore | Punë në dyshe |
Parashikimi. Diskutim për njohuritë paraprake
Mësuesi/ja e nis mësimin me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit janë udhëzuar të kërkojnë në internet të dhëna mbi Dean e Butrintit. Seleksionohen të dhënat, me qëllim që të përsëriten njohuritë e marra nga ora e kaluar. Nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin mbi të rejat që zbuluan për figurën e Deas.
Ndërtimi i njohurive. Të nxënit me këmbime
Mësuesi/qa e ndan klasën në grupe bazë dhe paraqet në tabelë detyrën që duhet të kryejnë. Më pas nxënësit ndahen në grupe ekspertësh.
Grupi I – punonushtrimin 7.a, f. 25. Nxënësve u duhet të përcaktojnë informacionin më të rëndësishëm dhe të plotësojnë skemën e mëposhtme. Zgjidhja e ushtrimit
Viti | Fakti |
---|---|
Në shek. VI pr.K. (Talesi) | Talesi, fi lozof, ka vërejtur që substancat ndryshojnë… |
Pitagora | Ka pohuar se teoria me një element bazë është e thjeshtë dhe natyra ka krijuar katër elemente: ujë, ajër, zjarr, tokë |
Një shekull më vonë | Ai ka pranuar këtë teori të elementeve, por ka supozuar se... |
Në atë kohë | Është paraqitur edhe një teori tjetër sipas Euklidit dhe nxënësit të tij, … Do të arrinim tek atomi... |
Në shek IV pr.K. | Janë bashkuar teoritë e grekëve me ato të shkencëtarëve praktikë egjiptianë… |
200 vjet pr.K. | Bolosi ka qenë alkimisti i parë. |
Grupi II – punon ushtrimin 7.b, f. 25 dhe përgatit një fjalorth
Zgjidhja e ushtrimit
Fjalorth
Alkimi-a – shkencë e rreme e mesjetës, që synonte tëzbulonte të ashtuquajturin “gur fi lozofi k” çudibërës, me anën e të cilit kujtonte se do t’i shndërronte metalet e tjera në ar e argjend, se do të shëronte sëmundjet, do të ripërtërinte e do të zgjaste jetën etj.; periudha parashkencore e kimisë.
lënd/ë-a – materia e prekshme, ajo prej së cilës përbëhentrupat fi zikë në natyrë.
materie/a – kategori fi lozofi ke që shërben për të treguarrealitetin e botën reale, në raport me ndërgjegjen.
polemik/ë-a – diskutim i gjallë me përgjigje ekundërpërgjigje që zhvillohet kur rrihen çështje politike, shkencore.
substanc/ë-a – shih lëndë, substanca organike etj.
transmutacion-i – shndërrim, ndryshim rrënjësisht i njëpamjeje, një forme, i një natyre a një përmbajtjeje, duke i dhënë tipare të tjera,e kthen në një gjë tjetër; ia ndryshoj shumë pamjen
Grupi III – punonushtrimin 7.c, f. 25.
Zgjidhja e ushtrimit
Një variant Teksti i përshtatur për klasat e ulëta:
Grekët kanë qenë mendimtarë të mëdhenj. Ata janë marrë me zbulimin nga se përbëhej natyra që na rrethon. Një nga mendimtarët grekë, Talesi, mendonte se Toka ishte një disk i rrafshët, i mbuluar nga një gjysmërreth i kaltër dhe se notonte në ujin e oqeanit të pafund. Ai ka thënë se vetëm uji është i rëndësishëm për jetën në tokë, pasi pa të nuk ka jetë. Pitagora pranonte se natyra është krijuar nga uji, toka, zjarri dhe ajri. Një shekull më vonë ai ka pranuar se nxehtësia dhe thatësira lidhen me zjarrin, lagështia dhe nxehtësia lidhen me ajrin, i ftohti dhe thatësira lidhen me tokën dhe i ftohti dhe lagështira lidhen me ujin. Euklidi e ndante natyrën në pjesë të vogla dhe çdo pjesë e vogël përbëhej nga grimca. Në shek IV pr.K. grekët dhe egjiptianët bashkuan teoritë e tyre, por në atë kohë shkenca egjiptiane ishte shumë e lidhur me besimin te magjistarët dhe magjitë e tyre…
Grupi IV - punon ushtrimin 8 dhe dallon stilet:
Zgjidhja e ushtrimit
1- Stili i parë është gotik
2- Stili i dytë është barok
3- Stili i tretë është rokoko
4- Stili i katërt është arkitekturë moderne.
Gjithashtu ky grup bën lidhjen e imazheve të librit me stilin, duke lidhur përkatësisht veçoritë e secilit stil me atë që ofron pamja. Pamja e parë i përket stilit barok, karakterizohet nga të njëjtat elemente të arkitekturës klasike. Pamja e dytë i përket arkitekturës moderne, ku janë shmangur format e mbingarkuara dhe me ornamente figurash, duke dhënë idenë e ndërtesave sa më funksionale. Pamja e tretë i përket stilit gotik: ndërtesa karakterizohet nga objekte të larta dhe me harqe, dritare të mëdha, objekte të gdhendura me gur etj. Pamja e katërt i përket stilit rokoko: ndërtesa të zbukuruara me forma të rrotulluara asimetrike, të shoqëruara me vepra arti, me figura njerëzish e kafshësh me ngjyra të ngrohta dhe zbukurime të brishta. Pasi punojnë në grupe ekspertësh, nxënësit kthehen në grupet bazë dhe diskutojnë me njëri- tjetrin. Mësuesi/ja ndjek aktivitetin e tyre dhe shënon në tabelë së bashku me nxënësit përgjigjet përfundimtare.
Pas këtij hapi mësuesi/ja u lë kohë të ushtruarit në leximin e grafikëve (ushtrimi 10). Nxënësit fillimisht punojnë në dyshe dhe ushtrohen të lexojnë të dhënat e grafikut të parë, ndërtojnë një grafik me të dhënat e fragmentit të dytë e më pas diskutojnë së bashku me mësuesin grafikët e tyre.
Përforcimi. Shkrim i shpejtë.
Është reflektimi i shkurtër për një temë. Shkrimet e shkurtra janë ese joformale, ku vëmendja përqendrohet më shumë te begatia e fakteve, sesa organizimi formal gjuhësor. Realizohet për 5 ose 10 min. Mund të përdoret si teknikë në fillim, në mes dhe në fund të mësimit.
Pasi nxënësit kanë përsëritur të gjitha njohuritë e marra për tekstin informues –paraqitës, mësuesi/ja u kërkon tashmë të shkruajnë një tekst informues-paraqitës me të dhëna të përcaktuara. Nxënësit duhet të mbështeten në të dhënat e ushtrimit 9, faqe 27 për të shkruar një tekst shkencor me titull “Uji si përbërës kryesor në trupat njerëzorë”. Nxënësit punojnë në dyshe.
Shembull përgjigjeje:
Shpesh, uji emërtohet “elementi ushqyes i harruar”. Pas ajrit, megjithëse shumë rrallë i njihet merita, uji është elementi më i rëndësishëm jetësor për shëndetin dhe jetën e njeriut. Mund të jetojmë pa ushqim për pothuajse dy muaj, nëse kemi shëndet të plotë, por mund të rrojmë vetëm pak ditë pa ujë. Uji përçon elementet ushqyese nga ushqimet që hamë, si edhe mineralet që drejtojnë rrugën e këtyre elementeve, oksigjen në qelizat trupore, si dhe ndihmon në rregullimin e temperaturës trupore me anë të djersës. Gjithashtu është element tepër i rëndësishëm në reaksionet kimike trupore, si tretja dhe metabolizmi. Uji është i nevojshëm për të zëvendësuar humbjen e lëngjeve trupore, si edhe për të larguar mbeturinat ushqimore në formë urine, nevoje, djerse dhe frymënxjerrje. Pa ujë të mjaftueshëm ne jemi në rrezik helmimi nga mbeturinat tona trupore. Po ashtu, uji shërben si graso për indet dhe kyçet e trupit. Vërtet dukemi të ngurtë, por trupat tanë përbëhen: të burrave nga 60-65% ujë dhe të grave 50-60%. Një fetus në barkun e nënës ka rreth 90% ujë, një bebe e sapolindur 80% ujë dhe një fëmijë 70%. Trupi i një njeriu të zakonshëm ka përafërsisht 43 litra ujë, gjysma e të cilit gjendet në qeliza. Gjaku është 83% ujë. Edhe indet e ngurta kanë 75% ujë, ndërsa kockat kanë 22% ujë. Në trupin e një të moshuari sasia e ujit është më e vogël, 55%. Kjo vjen si rezultat i proceseve fizike të trupit të njeriut.
Lexohen punimet e nxënësve. Diskutohet rreth teksteve të krijuara. Mësuesi/ja bën konkluzionet e orës dhe vlerëson me notë.
Detyrë shtëpie: a) Shkruani një tekst informues paraqitës në dy variante, për moshat mbi 14-16 vjeç dhe për moshat 6-8 vjeç. b) parapërgatitje: teksti informues–paraqitës (Relacioni). Sillni në klasë relacione të llojeve të ndryshme
(Albas)
“Ditari i karrierës”, udhërrëfyes për nxënësit e klasave të 9-ta në drejtim të zhvillimit personal dhe profesional
Vlerësimi i nxënësve në klasat 1-3, bazuar në udhëzimet përkatëse
Teste vlerësimi për klasën e parë