Një lojë shahu në Facebook Messenger, ja si ta luani
Loja mund të luhet nga të gjithë përdoruesit e këtij aplikacioni. Për të nisur lojën, hapni Messenger, filloni një bisedë me një mik dhe shtypni kodin “@fbchess play”.
Facebook ka shtuar një lojë shahu tek aplikacioni i saj për mesazhe nga pajisjet mobile, Messenger. Loja mund të luhet nga të gjithë përdoruesit e këtij aplikacioni. Për të nisur lojën, hapni Messenger, filloni një bisedë me një mik dhe shtypni kodin “@fbchess play”. Menjëherë do të hapet një fushë shahu ku do të keni mundësi të luani.
Për fat të keq, ju nuk mund t’i luani gurët e shahut, por duhet të dërgoni komanda të shkruara që të lëvizin gurët. Fusha do të rifreskohet pas çdo komande që do të jepni. Për të mësuar të gjitha komandat, shtypni “@fbchess help” tek Messenger dhe do të merrni të gjitha udhëzimet e duhura.
Programi Excel, përdorimi i tij hap pas hapi
10 opsionet e tastierës që secili nga ju duhet t’i dijë
Si të shkruajmë shkronjat e gjuhës shqipe “ë”, “Ë”, “ç”, “Ç” me një tastierë italiane!