
Ngjarje e jetuar
Këtu qëndron e keqja në edukimin tonë që kemi më të rëndësishëm të tjerët se sa fëmijën tonë. Mësojini fëmijës se njeriu ka fjalën “ mjetin” e tij të komunikimit me tjetrit dhe jo prekjen.
Një baba me djalin e tij rreth shtatë vjeç erdhën në restorant dhe u ulën secili në një vend. Kur papritur djali ndroi mendje për vendin e vet dhe iu lut babait që të ndronin vendin. Babai në fillim ju kundërvu të birit duke i thënë:- rri tani, mir je aty, unë nuk lëviz”.
Djali ju lut dhe nja dy minuta, më pas i sigurt që do ta bindte babin, ju afrua dhe filloi ta shtyjë të atin që të lëvizte nga vendi. Dhe babai i mërzitur nga insistimi i të birit, u ngrit dhe u ul te vëndi që i tregoi i biri. Do të thoni, por çtë bënte tjetër në sy të të tjerëve? Këtu qëndron e keqja në edukimin tonë që kemi më të rëndësishëm të tjerët se sa fëmijën tonë, i cili është në moshën që po mëson sjelljen në publik dhe sheh se si do të reagojë babai. Babai në këtë moshë të fëmijës është si Perëndia në tokë, ai i di të gjitha, është modeli dhe heroji i tij. Për fat të keq ky tip babai, nuk e di këtë të vërtetë të fëmijës për të.
Një detaj tjetër që kjo histori tregon, është detaji që ky baba u bind të plotësonte kërkesën e të birit, vetëm kur ai filloi “ta prekë”. Kujdes të rritur, prindër, edukatorë, mësues dhe të gjithë të rriturit që kanë në kujdestari fëmijë, mos i prekni kur i jepni një komandë dhe mos plotësoni një dëshirë kur fëmija ju prek. Mësoini fëmijës komandën nëpërmjet fjalës.
Mësojini fëmijës se njeriu ka fjalën “ mjetin” e tij të komunikimit me tjetrit dhe jo prekjen. E kuptoj që është e vështirë dhe është e vërtetë që edukimi është detyra më e vështirë që njeriu përballet, por si çdo punë që duhet bërë vetëm mirë edhe edukimi këtë kusht ka, duhet bërë vetëm mirë.
(Lira Gjika)
10 filma që duhet të shohë çdo adoleshent
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Thëniet më të bukura që përshkruajnë mësuesin/en