Nxënës me aftësi të kufizuara

Në ndihmë të mësuesve që punojnë me nxënës me AK

Mësuesi ndihmës (në se ka) së bashku me mësuesin e lëndës dhe prindin harton dhe zbaton PEI për fëmijët me AK. Mësuesi harton për çdo lëndë objektivat dhe strategjitë e PEI të cilat janë të lidhura ngushtë me aftësitë e nxënësit me AK.

Për të punuar me nxënësit me AK, në çdo shkollë ngrihet një komision i posaçëm që përbëhet nga: 


1. Tre mësues të lëndëve të ndryshme

2. Psikologu /punonjësi social i shkollës

3. Një nga mësuesit e nxënësit me AK

4. Mësues ndihmës në se ka


Punonjësi i shërbimit psiko- social është kryetar i komisionit. Komisioni i institucionit arsimor bashkëpunon me mësuesit për hartimin dhe zbatimin e planit edukativ individual (PEI).


Mësuesi ndihmës (në se ka) së bashku me mësuesin e lëndës dhe prindin harton dhe zbaton PEI për fëmijët me AK. Mësuesi harton për çdo lëndë objektivat dhe strategjitë e PEI të cilat janë të lidhura ngushtë me aftësitë e nxënësit me AK. Mësuesi ndihmës paraqet në planin ditor aspekte të ecurisë së fëmijës me AK.  Gjatë rrugës mund të bëhen ndryshime të PEI-t me miratimin e komisionit. Në fund të periudhës kohore të caktuar, mësuesi përshkruan rezultatin duke treguar arritjet dhe jep sugjerime për të ardhmen. 

Nxënësit me AK zhvillojnë provimet në përshtatje me veçoritë e tyre.


Mësuesi e vlerëson nxënësin me AK në bazë të objektivave të PEI. 


Nxënësit me AK në shkollat e zakonshme nuk e përsërisin klasën. 


Për çdo nxënës me AK mësuesi ndihmës, në mungesë të tij mësuesi i lëndës, do të punojë me  një plan pak a shumë i tillë:


Emri mbiemri:


Klasa: Periudha kohore:
Datëlindja:





Lloji i AK:
Përshkrimi i situatës së nxënësit (motorika fine dhe globale, përqendrimi i vëmendjes, bashkëveprimi me të tjerët etj.)





        
Pikat e forta:








Pikat e dobëta:
Objektivat e mësimdhënies për lëndën:_____________


 
 




 
               
Strategjia:




Rezultati:       





Referencë: Dispozitat Normative për sistemin arsimor parauniversitar


(Nga: Drita Kolndreu, Portali Shkollor)

25,995 Lexime
7 vjet më parë