Mos mbani dieta që nuk janë provuar shkencërisht
Humbja e peshës që ofrojnë këto dieta është iluzion, sepse peshën e rimarrim menjëherë sapo lëmë dietën. Por e keqja nuk është vetëm kjo: përveçse prishin metabolizmin, këto dieta mund të kenë pasoja të dëmshme për shëndetin
Pyetja e adoleshentit: Cilat janë dietat më të mira për të rënë në peshë, pa vënë në rrezik shëndetin?
Përgjigjen specialistët:
Dietat më të dobishme janë vetëm ato që zgjasin në kohë, që i përfshijnë të gjitha ushqimet, por që kufizojnë vetëm ushqimet që të shëndoshin më shumë, si: buka, ëmbëlsirat, alkooli dhe që, pa diskutim, duhet të shoqërohen me kryerjen e aktiviteteve sportive, për të djegur kaloritë.
Të gjithë ekspertët bien dakord se, gjatë adoleshencës, gabimi më i madh në lidhje me humbjen e peshës, është synimi i arritjes së përsosmërisë. Shumë të rinj, të cilët e fillojnë dietën me shumë vullnet, zhgënjehen, sepse kërkojnë përsosmërinë: kur në një javë nuk humbin peshën që shpresonin ose kur për ndonjë arsye nuk e plotësojnë dietën, e lënë fare, duke mos arritur asnjëherë të mbajnë një peshë të shëndetshme dhe të dëshirueshme.
Jo dietave që bëjnë “mrekullira”
Këto dieta janë shumë kufizuese dhe bazohen në teori, të cilat nuk janë provuar shkencërisht. Humbja e peshës që ofrojnë këto dieta është iluzion, sepse peshën e rimarrim menjëherë sapo lëmë dietën. Por e keqja nuk është vetëm kjo: përveçse prishin metabolizmin, këto dieta mund të kenë pasoja të dëmshme për shëndetin, sepse:
Marrja e pak kalorive mund të shkaktojë marrje mendsh, dhimbje të përgjithshme ose çrregullime gastrointestinale. Marrja e pakët e kalorive mund të shkaktojë çrregullimin e disa funksioneve të organizimit, siç është rasti i atyre dietave që lejojnë vetëm ngrënien e ushqimeve me proteina.
Mungesa e lëndëve ushqyese: privimi nga një lloj ushqimi, bën që organizmi të vuajë mungesën e disa lloje vitaminash e mineralesh.
Nuk ndryshojnë zakonet e të ushqyerit. Në fakt, kjo është ajo që duhet të bëjnë të gjithë ata që kanë kilogramë të tepërt. Është mënyra e vetme e shëndetshme për të humbur peshë dhe për të mbajtur trupin në formë.
( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )
Si të ndërtoj ura komunikimi me prindërit?
Emocionet dhe shqetësimet e moshës
Adoleshenti: Si të rifitoj besimin e prindërve?