Gjuha-fjala-mendimi

Mos i thoni fëmijës “hë mo hë”,“hë, mjaft”,“ho mi mo”

Mos përdorni këto shprehje me fëmijët pasi kjo mënyrë të foluri shkakton një dëm të pariparueshëm tek fëmijët

Prindër! Kujdes me përdorimin e shprehjeve pasthirrma, “hëmo hë”, “hë, hë, mjaft”, “ho mi mo”,”etj. , që i përdorni kudo, me fëmijët, me njëri-tjetrit dhe të tjerët? Kjo mënyra juaj e të folurit, bën një dëm të pariparueshëm te fëmijët.

Kjo mënyrë të shprehuri, është keqpërdorim i gjuhës primitive, që prish urën ndërmjet gjuhës dhe fjalës. Dhe ura, ndërmjet gjuhës dhe fjalës, është mendimi. Kjo treshe do mirëmbajtur me kujdes dhe jo keqpërdorur pa përgjegjësi, siç ndodh shpesh. Kjo mënyrë e lë fjalën të shkëputur nga gjuha dhe dashur pa dashur fjala mbetet si një send dhe bosh. “Gjuha është e ardhme e qenies” thotë Heidegger, prandaj kini kujdes mos e keq përdorni.

(Nga Lira Gjika, pediatre)

3,156 Lexime
8 vjet më parë