Modeli i një ore mësimore bazuar në TIK
Kjo orë mësimore është zhvilluar nga mësuesi Shkelzim Pepaj, shkolla “Adem Haxhija” Postribë. Për realizimin e kësaj teme janë përdorur i programe kompjuterike të posaçme për lëndën e matematikës.
Në kohën bashkëkohore ndikimi i teknologjisë informatike dhe të komunikimit (TIK) gjithnjë e më shumë bëhet i gjithëpërfshirës në shumë sfera shoqërore. Ky zbatim nuk e anashkalon as arsimin.
Promovimi i arsimimit teknologjik paraqet hap logjik, posaçërisht në klasat e ulta të arsimit fillor. Kujdes i veçantë trajtohet në përmbajtjet mësimore për grupe të ndryshme nxënësish. Posaçërisht theks të veçantë i jepet zbatimit të TIK-ut në arsimin fillor për kryerjen e detyrave shkollore e jo si qëllim vetëm për vete.
Sot ju sjellim një orë model nga shkolla “Adem Haxhija” Postribë ku zbatohet nisma tri lëndë në gjashtë orë.
Pjesë nga ky proces edukativ është realizuar duke shfrytëzuar metodat që mundëson pikërisht kjo teknologji: shfrytëzim i programeve kompjuterike për lëndën e matematikës.
Në këtë orë mësimore ndeshim:
- strukturim të ri të përmbajtjes së temës, njësisë mësimore, planifikimit dhe përgatitjes për mësim;
- trajtim gjithëpërfshirës i temës mësimore;
- kombinim qenësor i materialit teorik dhe praktik;
- dominim i punës së individualizuar ose i punës së kombinuar individuale – grupore;
- punë e pavarur e grupeve brenda orës mësimore;
- dominimi i pozitës aktive të nxënësve dhe roli drejtues e organizues i mësuesit;
- punë në grupe, kontroll i drejtpërdrejtë, ndihmë nga nxënësit e tjerë dhe bashkëpunim ndërmjet nxënësve;
- klasa transformohet në një mjedis pune dhe nxënieje;
- ka organizim të të nxënit;
Nisma për të zbatuar TIK-un në arsimin fillor, gjithashtu ka për qëllim ta përshpejtojë dinamikën e trajnimit në të gjitha nivelet, veçanërisht duke promovuar metodën digjitale të përgjithshme. Kjo iniciativë për mësim elektronik vë në pah krijimin e kushteve përkatëse për zhvillimin e përmbajtjeve mësimore, shërbimeve dhe mjedisit për mësim, përforcimin e bashkëpunimit dhe dialogut, të siguron kushte për realizimin e ndryshimeve si dhe arritjen e standardeve të caktuara në procesin mësimor.
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11