Model testimi për lëndën gjuha shqipe, klasa e dytë
Më poshtë ju mund të lexoni një model testimi në gjuhën shqipe 2 me të cilin nxënësit do të mund të testojnë njohuritë e tyre. Modele të tjera të testimeve ju mund t’i gjeni në faqen albas.al
Lexo me kujdes tekstin dhe përgjigju pyetjeve.
Shtatori erdhi përsëri. Oborri i shkollës gumëzhin nga zërat e gëzuar të fëmijëve. Fëmijët bisedojnë me njëri-tjetrin për pushimet verore. Në duar mbajnë buqeta me lule. Më të emocionuar janë vogëlushët që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Ata presin me padurim të njohin mësuesen e tyre të parë. Sa e bukur është dita e parë e shkollës! A të pëlqen edhe ty kjo ditë?
1. Vendos kryq për përgjigjen e saktë. (1pikë)
Ngjarja ndodh:
a. në këndin e lojërave
b. në pushimet verore
c. ditën e parë të shkollës
2. Më të emocionuar ishin: (1 pikë)
a. fëmijët e shkollës
b. mësueset
c. nxënësit e klasës së parë
3. Fëmijët mbanin në duar: (1 pikë)
a. lodrat e tyre
b. buqetat me lule
c. çantat me libra
4. Shkruaj pse fëmijët e klasës së parë janë të emocionuar: (1 pikë)
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
5. Po ti e mban mend ditën e parë të shkollës? Përshkruaj me një fjali emocionet që ke provuar. (1 pikë)
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
6. Rendit fjalitë sipas ngjarjes. Shkruaj numrin para fjalisë. (4 pikë)
- Fëmijët bisedonin me njëri – tjetrin.
- Shtatori erdhi përsëri.
- Nëduar mbajnë buqeta me lule.
- Oborri i shkollës gumëzhin nga zërat e gëzuar të fëmijëve.
7. Zgjidh nga teksti i dhënë tri fjali me shenja të ndryshme pikësimi . , ! , ? dhe shkruaji. (3 pikë)
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
8. Ndaj në fund të rreshtit (në disa mënyra) fjalën fëmijët. (2 pikë)
______________________, _________________________,______________________.
9. Dallo fjalinë më të vogël te fjalia Shtatori erdhi përsëri. dhe shkruaje: (1 pikë)
_____________________________________________________________________
10. Zgjero fjalinë: Fëmijët bisedojnë. (1pikë)
_______________________________________________________________________
11. Zgjidh dhe shkruaj një fjali pohore nga teksti i dhënë. (2 pikë)
______________________________________________________________________.
Ktheje atë në fjali mohore duke përdorur fjalëzën nuk dhe s’.
______________________________________________________________________
______________________________________________________________________
12. Vendos shenjat e pikësimit që duhen në fund të fjalive. (3 pikë)
- Shila sillet mirë në shkollë ___
- Me çfarë erdhe sot në shkollë ___
- Ua, ç’rroba të bukura ke veshur ___
13. Lexo me kujdes tekstin. Vendos shenjat e pikësimit dhe shkronjën e madhe atje ku duhet. (8 pikë)
teta leta del në dritare dhe nis të flasë:
- more fëmijë, tani e gjetët të luani dhe të bërtitni_ po pse nuk mendoni fare për të moshuarit
_ luani pak më tutje dhe mos bërtitni fort _
Vlerësimi | Dobët | Mjaftueshëm | Mirë | Shumë mirë |
---|---|---|---|---|
Pikët | 0-7 | 8-15 | 16-23 | 24-30 |
(Ilda Alushaj, Albas)
Teste vlerësimi për klasën e parë
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Testime dhe detyra përmbledhëse për Arsimin Fillor, viti shkollor 2023-2024