MODEL TESTIMI

Model testimi në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, klasa e dhjetë

Më poshtë ju mund të shikoni një model testimi në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, klasa e dhjetë me të cilin nxënësit do të mund të testojnë njohuritë e tyre. Modele të tjera të testimeve ju mund t’i gjeni në faqen albas.al

Rubrika: Pasqyra e përrallave

Lexo tekstin e mëposhtëm.

Vajza e vogël në Hënë

 Kur Hëna është e plotë, brenda saj shihet një vogëlushe. Mund ta shihni kollaj fare. I ka flokët e gjatë deri tek thembrat, është përherë buzagaze dhe hedh vështrime plot ëmbëlsi. Hë, po tani e shihni? Akoma jo? Ah, ja ku po e shihni më në fund! Atëherë mbani vesh mirë për këtë histori. Na ishte njëherë një vajzë e vogël. E mjera ajo, nuk kishte as nënë, as baba, as gjyshe, as gjysh. Ishte fill e vetme. Një tregtar i pasur e kishte marrë në shtëpinë e vet. Por ai ishte i pashpirt. Ish koprrac, i lig, vetëm urdhra dinte të jepte e ta vinte vajzën në punë të rënda. Po dhe gruaja e tij se mos ish më e mirë. E gjora fëmijë! As të flinte nuk kish kohë! Një ditë dimri, e shoqja e tregtarit e dërgoi vajzën e vogël për ujë. Te burimi pranë shtëpisë akulli ishte aq i trashë, sa vogëlushja nuk arriti ta thyente. Atëherë u çapit pranë liqenit ku akulli ishte më i hollë. Hapi një vrimë, e mbushi kovën me ujë dhe mori rrugën e kthimit. Pranë shtëpisë iu morën mendtë dhe u rrëzua. Uji ju derdh, Ç’të bënte tani? Pikërisht në atë çast pa diellin rrezeartë dhe vajza e vogël filloi t’i lutej: - O diell i artë, merrmë me vete në qiejt e kaltër. Po ndenja këtu, do të vdes nga mundimet. Dielli s’ia vuri veshin dhe u largua e u bë natë. Atëherë doli Hëna. Vajza ia përsëriti lutjen e saj Hënës.- Hënë, o Hënë e argjendtë, merrmë me vete në qiejte pa anë. Po ndenja këtu do të vdes nga mundimet.- Hëna e dëgjoi, zbriti në tokë dhe befas u shndërrua në një djalë të veshur me argjend e i thotë vajzës:- Kapu pas flokëve të mi të argjendtë të të shpie në qiej. Por në çast u shfaq dhe një djalosh i veshur me ar. - Eja me mua bukuroshe. Mua më kërkove të parin. - Po t’i s’ma vure veshin, - i tha ajo. Prej asaj dite, kur Hëna është e plotë, shihet vajza e vogël duke u endur në të. E shihni pra, ja atje, tek ajo pika e përtej! Shiheni, shiheni mirë!

(Shqipëruar nga Fotaq Andrea)

Qarko përgjigjen e saktë.

1. Vajza jetonte në familjen e tregtarit të pasur, sepse: (1 pikë)

a)     i pëlqente

b)     tregtari sillej mirë

c)     ishte e vetme në këtë botë

2. Tregtari e trajtonte vajzën: (1 pikë)

a)     njësoj si fëmijët e tij

b)     nuk i binte mendja për të

c)     i jepte urdhra dhe e vinte të bënte punë të rënda

3. Gruaja e tregtarit e dërgoi vajzën një ditë dimri: (1 pikë)

a)     të blinte ushqime

b)     të pastronte borën

c)     të mbushte ujë

4. Vajza nuk kthehej dot, sepse: (1 pikë)

a)     ishte e mërzitur

b)     kishte frikë

c)     nuk  kishte më ujë në kovë

5. Ajo iu lut Diellit: (1 pikë)

a)     që ta ndriçonte

b)     ta ngrohte

c)     ta merrte me vete

d)    ta ndihmonte të mbushte ujë

6. Vajza shkoi me Hënën sepse: (1 pikë)

a)     Dielli nuk ia vuri veshin

b)     Hëna ishte më e bukur

c)     Hëna menjëherë pranoi ta ndihmonte.

7. Gjej në tekst një fjali të thjeshtë dhe shkruaje. (1 pikë)

.................................................................................................................................

8. Fjalinë e thjeshtë që shkrove, zgjeroje. (2 pikë)

.................................................................................................................................

9. Nënvizo kryefjalën dhe kallëzuesin në fjalitë e mëposhtme. (6 pikë)

Na ishte njëherë një vajzë e vogël. Një tregtar i pasur e kishte marrë në shtëpinë e vet. Po ai ishte i pashpirt.

10. Nënvizo gjymtyrët homogjene në paragrafin e mëposhtëm dhe shkruaj se çfarë janë. (2 pikë)

Na ishte njëherë një vajzë e vogël. E mjera ajo, nuk kishte as nënë, as baba, as gjyshe, as gjysh. Ishte fill e vetme. Një tregtar i pasur e kishte marrë në shtëpinë e vet. Po ai ishte i pashpirt, koprrac, i lig, vetëm urdhra dinte të jepte e ta vinte në punë të rënda. Po dhe gruaja e tij se mos ish më e mirë. E gjora fëmijë! As të flinte nuk kish kohë!

.............................................................,.................................................................

11. Nënvizo përcaktorët dhe shkruaj me se shprehen. (3 pikë)

- O diell i artë, merrmë me vete në qiejt e kaltër. Po ndenja këtu do të vdes nga mundimet e tepërta.

....................................,..............................................,...............................................

12. Nënvizo kundrinorët në paragrafët e mëposhtëm dhe shkruaj ç’lloj janë. ( 10 pikë)

Një ditë dimri, së shoqes së tregtarit i kishin ardhur miq. Asaj i duhej ujë, prandaj e dërgoi çupën për ujë. Te burimi akulli ishte i trashë dhe ajo nuk mund ta thyente atë. Vogëlushes i ra ndër mend të shkonte te liqeni, ku akulli ishte më i hollë. Hapi një vrimë e mbushi kovën me ujë dhe mori rrugën e kthimit. Pranë shtëpisë iu morën mendtë dhe u rrëzua. Ç’të bënte tani. Pa një pikë ujë nuk mund të hynte në shtëpi, por as në liqen s’mund të shkonte. Pikërisht në atë çast pa diellin rrezeartë dhe vajza e vogël e thirri për ndihmë.


Vlerësimet

Pikët 0-7 9-13 14-17 18-21 22-24 25-27 28-30  
Nota 4 5 6 7 8 9 10

 

Varianti i dytë i testimit

1. Fjalinë “Lum irrjedh.” zgjeroje me gjymtyrë të dyta. (2 pikë)

_________________________________________________________

2. Fjalinë e zgjeruar shndërroje në fjali të thjeshtë. (2 pikë)

Dielli i zjarrtë ndriçon në qiellin e kaltër.

__________________________________________________________

3. Qarko. Në fjalinë “Mbreti nuk u zemërua me mullisin.” , kryefjala është: (1 pikë)

a)     mbreti

b)     zemërua

c)     me mullisin

4. Qarko. Në fjalinë “Lulet e kopshtit kanë çelur të gjitha.”, kallëzuesi është: (1 pikë)

a)     lulet e kopshtit

b)     kanë çelur

c)     të gjitha

5. Qarko. Në fjalinë “Ciklopët e tij ndërtuan një kështjellë në majë të malit.” , kryefjala është shprehur me: (1 pikë)

a)     emër

b)     grup emëror

6. Qarko. Në fjalinë “Retë e fshihnin nga sytë e njerëzve këtë kështjellë.”, kallëzuesi përbëhet nga: (1 pikë)

a)     Folje

b)     Folja jam + mbiemër

c)     Folja jam + emër

7. Krijo fjali ku kryefjala të shprehet me grup emëror. (2 pikë)

______________________________________________________________________

8. Krijo një fjali ku kallëzuesi të shprehet me foljen jam+emër  (2 pikë)

______________________________________________________________________

9. Në fjalinë “Ata erdhën dhe ikën shumë shpejt.”, nënvizo gjymtyrët homogjene. (1 pikë)

10. Në fjalinë “Uji, ajri, pemët të çlodhnin në pyllin me gështenja.” gjymtyrët homogjene janë: (1 pikë)

a)     kryefjalë

b)     kallëzues

c)     kundrinorë

d)    rrethanorë

e)     përcaktorë

11. Krijo një fjali ku të përdorësh kundrinorë homogjenë. (2 pikë)

______________________________________________________________________

12. Nënvizo përcaktorët në fjalinë: (2 pikë)

 Arinjtë e vegjël luanin me nënën e tyre.

13. Qarko. Në fjalinë “Sirena e vogël nxori kryet mbi sipërfaqen e detit.” përcaktori i nënvizuar është i shprehur me: (1 pikë)

a)     emër

b)     përemër

c)     mbiemër

15. Nënvizo përcaktorët homogjenë në fjalinë e mëposhtme. (2 pikë)

Ajo ngjiti ngadalë shkallët e larta dhe të ngushta.

16. Formo një fjali ku të përdorësh përcaktorë homogjenë (2 mbiemra). (2 pikë)

______________________________________________________________________

17. Nënvizo kundrinorin e drejtë në fjalinë e mëposhtme. (1 pikë)

Mbreti e shikoi mullisin me zemërim.

18. Nënvizo kundrinorin e zhdrejtë pa parafjalë në fjalinë e mëposhtme. (1 pikë)

Plakut i erdhi keq për vajzën.

Vlerësimi

Pikët 0-6 7-9 10-12 13-15 16-18 19-21 22-25
Nota 4 5 6 7 8 9 10

(Albas)

3,956 Lexime
7 vjet më parë