Model testi, lënda Biologji
Mësuesi Bledi Lipo ka përgatitur një model testi për nxënësit të cilët do t'i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore.
Model Testi Biologji Matura 2019
Emri____________________________
1- Monomeret e Acideve nukleike janë: 1pikë
a)Mbetjet fosforike b) Riboza c) Bazat e azotuara d)Nukleotidet
2- Sasia me e vogel e ATP gjatë metabolizmit prodhohet gjatë: 1 pikë
a)fosforilimit në nivel substrati b) fazës në dritë të fotosintezës
c)Transportit të elektroneve në mitokondri d)fosforilimit kimiosmotik.
3- Bërthama vegjetative shërben për të: 1 pikë
a) formuar frutin b)pllenuar qelizën vezë c)formuar gypin pjalmor d) formuar endospermën
4- Qeliza seksuale femërore e njeriut përmban kromozomet: 1 pikë
A) X B) XX C) X ose Y D) Y
5-Sistemi parasimpatik është pjesë përbërse e: 1 pikë
A) sistemit nervor somatik B) sistemit nervor autonom
C) shtyllës së trurit D) hipotalamusit
6. Në një zinxhir ushqimor, bimët bëjnë pjesë te: 1 pikë
A) konsumatorët e rendit të parë B) konsumatorët e rendit të dytë C) dekompozuesit D) prodhuesit
7.Talamusi është pjesë e: 1 pikë
A)Trurit të madh B)trurit të vogël C)Trurit të ndërmjetëm D)trurit të mesëm
8.Hormoni progesteron sekretohet nga: 1 pikë
A)Trupi calloz B)Trupi i verdhë
C)Truri i ndërmjetëm përmes Hipotalamus -hipofizës D) Vezorja
9.Djegia e lendës organike bëhet në: 1 pikë
A)Ribozome B)Kloroplaste C)Bërthamëza D)Mitokondri
10)Te gjallesat shumëqelizore përqëndrimi i lëngut indor, që lag të gjitha qelizat e trupit mbahet në
parametra konstant.
a) Çfarë do të ndodhë me qelizat e trupit në qoftë se rritet përqëndrimi i lëngut indor? 1 pikë
b) Pse një rruazë gjaku e zhytur në një tretësirë të holluar çahet, kurse ameba mbijeton në këtë
mjedis? 2 pikë
_________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________
11- Sistemi i qarkullimit të gjakut:
a) Përshkruani qarkullimin e njëfishtë te peshqit. 1 pikë
b) Përshkruani qarkullimin e dyfishtë te njeriu. 1 pikë
c)Tregoni dallimin midis sistemit të hapur dhe sistemit të mbyllur të qarkullimit të gjakut. 1 pikë
12- Një qelizë në fund të mejozës ka 5 kromozome. Paraqisni skematikisht fazat e mëposhtme të kësaj mejoze, duke përcaktuar numrin përkatëstë kromozomeve në:
a) metafazën e parë b)anafazën e dytë c) telofazën e parë 3 pikë
13)Një proteinë e kapeshën molekulare 33000 g/mol. Masa molare mesatare e një aminoacidi
është 110g/mol. Sa nukleotide përmban vargu i ADN-së, përgjegjës për sintezën e kësaj
proteine, duke ditur se 20% të tij e përbëjnë intronet? 2 pikë
14)Tregoni rolin e CO2 në qarkullimin e gazeve në inde dhe në hojëza 2pikë
Shpjegoni efektin Bohr tek krimbat e detit. 2 pikë
c)Si arrijnë qelizat tona të imunitetit të njohin qelizat e trupit nga lëndët e huaja që hyjnë në trupin tonë?
1 pikë
15) Insulina është një proteinë që shërben si hormon për uljen e sasisë së sheqerit në gjak. Kur e marrim nga goja ajo nuk e luan këtë rol, ndërsa kur e injektojmë në gjak ajo e ul sasinë e sheqerit, si e shpjegoni këtë fakt? 2 pikë
16)Ku dallon llojformimi simpatrik nga ai alopatrik? 2 pikë
17) Një gjallesë me gjenotipin AaBb ka këtë hartë gjenike A_____b. Largësia midis gjeneve A
dhe b është 22 njësi krosingoveri.
a) Përcaktoni tipet e gametëve që formon ky individ. 2 pikë
b) Përcaktoni shpeshtinë për secilin tip të gametëve. 1 pikë
18) Cila është frekuenca e heterozigotëve në një popullatë me kryqëzime rastësore në të cilën
frekuenca e gjithë fenotipave dominantë është 0,19. 4 pikë
b) Një burre fenotipikisht normal martohet me një grua fenotipikisht normale. Ata kanë 4 femijë, 2 djem dhe 2 vajza. U vu re se djemtë e lindur shfaqnin sëmundje ndërsa vajzat jo.
Tregoni ç'lloj trashëgimie është kjo? Arsyetoni përgjigjen.
Sa është mundësia që fëmija tjetër të jetë djalë dhe i prekur? 3 pikë
19) Analizoni si përhapet impulsi nervor përgjatë aksonit duke treguar rolin e joneve Na/K.
b)Dhe nga neuroi në neuron përmes sinapsit. 3 pikë
20) Tregoni 3 shembuj homeostaze që hasim tek trupi i njeriut duke shpjeguar mekanizmin homeostatik.
3 pikë
(Bledi Lipo; Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Testime dhe detyra përmbledhëse për Arsimin Fillor, viti shkollor 2023-2024