Model për vlerësimin e esesë
Ju paraqesim një shembull konkret se si ju mund të vlerësoni nxënësit pasi ju keni caktuar si detyrë hartimin e një eseje. Në këtë mënyrë edhe nxënësi ka mundësi të kuptojë gabimet dhe t’i korrigjojë.
1. Gabimet në strukturën e esesë ose të teksteve të tjera.
2. Plotësia:
- a) mungojnë teknikat e shkrimit të tekstit;
- b) të shtohen të dhëna që mungojnë;
- c) koncepte të panevojshme;
- d) mendime të përsëritura;
- e) ide të gabuara;
- f) nuk i përmbahet temës etj.
3. Stili dhe origjinaliteti:
- a) nuk ka koncepte, fryt të përpunimit personal;
- b) mendime pa vlerë etj.
4. Koherenca:
- a) çështjet nuk janë renditur në mënyrë të rregullt;
- b) lidhjet e mendimit nuk janë në mënyrë korrekte;
- c) ide në kundërshtim me njëra-tjetrën;
- d) ide jokohërente;
- f) mungesa e koherencës mes fjalëve dhe fjalive;
- e) mendime jashtë teme;
- g) stili jo i përshtatshëm me situatën komunikuese;
- h) kapërcimi i stileve etj.
5. Leksiku dhe kuptimet:
- a) fjala pa kuptimin e saj të saktë;
- b) fjalët e tekstit të jenë fjalë të gjuhës shqipe, të regjistruara në fjalor;
- f) mungesa e koherencës mes fjalëve etj.
6. Sintaksa:
- a) llojet e fjalive;
- b) fjalitë pa kuptim;
- c) përsëritja e fjalive pa kriter;
- d) ndërpret kuptimin e fjalisë;
- e) kallëzuesi i papërshtatur me kryefjalën në vetë dhe në numër;
- f) mungesa e koherencës mes fjalive;
- g) rendi i fjalëve në fjali;
- gj) lidhëzat nuk përdoren drejt për të lidhur pjesët e fjalisë etj.
7. Morfologjia:
- a) mbiemrat nuk përshtaten me emrat;
- b) format e shumësit e të njëjësit;
- c) gjinia;
- d) përemrat nuk janë në formën e duhur;
- e) mënyrat dhe kohët e foljeve nuk janë në formë të rregullt etj.
8. Gabimet drejtshkrimore:
- a) fjalët me -r dhe -rr;
- b) fjalët me -ë dhe pa -ë;
- c) grupet e zanoreve -ue, -ye, -ie;
- d) grupet e bashkëtingëlloreve -mb, -nd,-ng, -ngj;
- e) fjalët bashkë, ndaras apo me vizë nëmes;
- f) shkronjat e mëdha në emra të përgjithshëm apo të përveçëm;
- e) ndarja e fjalëve në fund të rreshtit;
- g) zanorja -e;
- gj) takimi i dy zanoreve të njëjta;
- h) apostrofi;
- j) përdorimi i thonjëzave;
- k) shkrimi i nyjës së përparme;
- l) shkrimi i pjesëzave dhe i parafjalëve;
- y) shkurtimet e emrave të shteteve, institucioneve etj.;
- x) emrat e popujve;
- v) emrat e ditëve, javëve, muajve dhe stinëve;
- s) shkrimi i datave.
9. Shenjat e pikësimit:
- a) pika;
- b) presja;
- c) dy pikat etj.
10. Të tjera: a) ç-q etj.
Shënim. Në fletën e nxënësit (fleta me nr. 1), mësuesi vendos numrin dhe germën përkatëse ku është gabimi. P.sh.: punojn, 8/b. Mbi tëmësuesi vendos nr. 8/b, që përkon me: 8. Gabimet drejtshkrimore: b) fjalët me-ë dhe pa -ë.
Nxënësi shikon numrat /gabimet në faqen e parë dhe i lidh me rregullat, çështjet në faqen e dytë.
Metodat dhe teknikat e mësimdhënies me në qendër nxënësit
Struktura për hartimin e planit edukativ
Si të hartojmë një test