Model mësimi me kompetenca, klasa e XII
Kjo orë mësimi bazuar në kompetenca është planifikuar nga Dr. Ermira Ymeraj. Jemi në klasën e XII, tema e mësimit është “Lajmi”, një orë njohuri teorike dhe një orë ushtrime.
Përgatiti: Dr. Ermira Ymeraj
Shkolla e mesme: “Jordan Misja”, Shkodër
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi
Tekstet e paracaktuara për t’u dëgjuar
Tema: Lajmet (1 orë – njohuri teorike dhe 1 orë ushtrime)
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë: • Të identifikojë lajmin si lloj i tekstit informues-shpjegues. a. Të dallojë veçoritë e lajmit si një tekst i paracaktuar për t’u dëgjuar; b. të organizojë në tabelat përkatëse elementet kryesore të kronikave të lajmeve; c. të pasurojë fjalorin nëpërmjet teksteve të lajmeve që u përkasin fushave të ndryshme; ç. të dëgjojë lajmet me qëllim identifikimin e fakteve reale nga komentet subjektive; d. të dallojë funksionin kryesor të lajmeve (informues apo bindës); dh.të shkruajë lajme duke u nisur nga elementet e tyre kryesore.
I zëvendësojmë me Kompetenca
Ora e 1: Njohuri teorike
Situata e të nxënit 1: Rëndësia e lajmit dhe roli i tij në jetën e përditshme.
Situata e të nxënit 2: Vlerësojmë njeri-tjetrin mbi lajmet e formuluara nga vetë ato.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
1. Kompetenca e të menduarit: Përzgjedh tre tekste të parashikuara (lajme) për të dëgjuar. Prezanton 3 lloje lajmesh ku ka identifikuar fakte reale dhe komente subjektive. Klasifikon lajmet sipas funksionit informues apo bindës.
Kompetenca e komunikimit: nxënësi diskuton për elementet kryesorë të kronikës së lajmeve ( ajo që ka parë e dëgjuar vetë).
Kompetenca e të nxënit: lexon një lajm në gazetë dhe shkruan vetë një lajm.
Kompetenca përsonale: analizon përparësitë e lajmit që ka shkruar dhe dobësitë e tij.
Kompetenca qytetare: dsikuton me të tjerët për llojet e lajmit që dëgjon çdo ditë dhe paraqet interest e tij për llojet e lajmeve më të lexuara nga vetë ai duke arsyetuar pse.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës:
Strategjitë e të lexuarit: krijon vetë një lajm, mban shënime, hulumton mbi lajmet që kanë shkruar nxënësit e tjerë. Përdorin organizues grafik duke seleksionuar lajmet më interesante e titujt më tërheqës.
Zbulon mesazhe. Bashkëpunon në grup për të hartuar ata vetë një strukturë me lajme dhe tituj në fusha të ndryshme të jetës.
Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12” lloje të ndryshme lajmesh, shkumësa me ngjyra, tabela.
I zëvendësojmë me burimet: libri i nxënësit, interneti, lexues lajmesh.
Konceptet kryesore: tekste të parashikuara për t’u dëgjuar, lajme, tituj lajmesh, terminologji specifike, burim informacini.
I zëvendësojmë me:
Fjalë kyçe: tekst informues, lajm, kronikë. dëgjim.
Shtojmë: 1. Lidhja me fushat e tjera ose me tema ndërkurrikulare: histori, qytetari, ekonomi, filozofi, TIK.
Struktura mësimore:
Parashikimi | Ndërtimi i njohurive | Përforcimi |
---|---|---|
Organizues grafik / stuhi mendimesh Nxitja e diskutimit Punë me klasën | DDM Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe | Rishikim në dyshe Ndërtim i shprehive studimore Pune individuale |
e zëvendësojmë me:
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Organizues grafik/stuhi mendimesh, DDM, Të nxënit në bashkëpunim, Punë në dyshe, Rishikim në dyshe, Pune individuale, Nxitja e diskutimit.
Zhvillimi i orës së mësimit:
Tema Lajmet ka si qëllim të zgjerojë më tej njohuritë e nxënësve me lloje të tjera të teksteve të paracaktuara për t’u dëgjuar.
Hapi i parë: Parashikimi (e nisi me situatën e parë të të nxënit: roli i lajmit në jetën e përditshme): PTP (parashikim me terma paraprakë) dhe Stuhi meendimesh i pyes nxënësit:
Ç’është lajmi?
1.
2.
3.
4.
5.
Kërkojmë në fjalor shpjegimin e fjalës lajm dhe përzgjedhim me nxënësit çfarë duhet për lajmin.
Fjalor: LAJM m. sh. 1. Njoftim i shkurtër që ia japim dikujt me gojë ose me shkrim për një ngjarje të re ose për diçka që ai nuk e di. 2. kryes. sh. Njoftime për ngjarje të rëndësishme të ditës, që japin agjencitë telegrafike, gazetat dhe radioja e televizioni.
Të gjithë mendimet e nxënësit i vendosim në një organizues grafik: mbledhim informacionin që nxënësit njohin. Nxënësit tregojnë se çfarë i tërheq ata nga lajmet që dëgjojnë, a e kanë të thjeshtë të dallojnë pjesët e rëndësishme të lajmit.
Më shumë ndalemi te: a. qëllimin e lajmit; b. faktet që sillen; c. Vendin që zënë opinionet në lajmet etj.
Mendimet e nxënësve | Si duhet |
---|---|
Lexojmë dy lajme të fundit: (kompetenca e mendimit): fakte reale dhe komente subjektive
Aksidenti shuan familjen, vdes babai me tre fëmijët:
Ermal Meta shkon në: C’e posta per te…bën të qajë…
Pyesim / Përgjigjemi (kompetenca e komunikimit dhe leximit) diskuton elementet e komunikimit të lajmit, lexon një lajm.
- A është qëllimi i lajmeve vetëm të informojë? - Po, sepse nëpërmjet lajmit ne marrim informacion se çfarë ndodh rreth nesh.
- Jo, sepse shpesh me anë të lajmit parandalohen dukuri të ndryshme të shoqërisë, ndërgjegjësohet opinioni etj.
- Si mund të dallojmë qëllimin e lajmit, faktet nga opinionet e folësit? Nxënësi shprehet duke u nisur nga lajmi që lexon.
Ndërtimi i njohurive: DDM.
Ndaj klasën në grupe:
Di | Dua të di | Mësova |
---|---|---|
Grupi I plotëson pjesën e parë të tabelës | Grupi II shtron çështje të cilat nuk janë të qarta rreth lajmeve dhe mënyrës si ndërtohen ato. | Grupi III lexon tekstin dhe demonstron duke plotësuar pjesën e tretë të tabelës. |
1. Lajmet përdoren për të informuar:
Pyes nxënësit: (kompetencat personale)
1. Çfarë cilësish duhet të gëzojë një lajm që të tërheqë vëmendjen e dëgjuesit? Nxënësi zbulon: Lajmet hapen me titujt kryesorë, që i informojnë dëgjuesit për ngjarjet kryesore të cilat do të trajtohen në lajme.
2. Cilat janë pjesët e tij? Janë të llojeve të ndryshme përbërëse? Nxënësi zbulon: Titulli, përmbajtja, burimi I informacionit. Lajmet, ngjarje kryesore i shpejtë, informacion hapen me titujt kryesorë, i drejtpërdrejtë.
Ku përdoret lajm? nxënësi zbulon: Përdoren në median e shkruar dhe atë vizive
Në cilën pjesë të lajmit jepet burimi i informacionit? Nxënësi zbulon: Fjalia e dytë e një lajmi jep burimin e informacionit.
A duhet të jetë një titulli i një lajmi i gjatë? nxënësi zbulon se: Titujt kryesorë të lajmeve duhet të jenë të shkurtër, në mënyrë që dëgjuesit ta kuptojnë menjëherë lajmin, që pas dëgjimit të parë. Na informojnë mbi atë që ndodh rreth nesh
A duhet të shoqërohen lajmet gjithmonë me tituj? nxënësi zbulon se: Po Titujt e ndihmojnë dëgjuesin që të përzgjedhë informacionin dhe të dëgjojë ato lajme që i tërheqin vëmendjen, Kanë qëllime të ndryshme
Punë në grupe: Ndaj nxënësit në grupe eksperte: (realizoj: rezultatet e të nxënit: nxënësi krijon vetë një lajm) paraprakisht ju jap fjalët kyçe për të krijuar vetë ato lajmin: Vendet ku ndodhin, ngjarjet , Protagonistët, Koha kur ka ndodhur, ngjarja, Kush/çfarë? (protagonist i ngjarjes), Kur?, (moment kur ndodh fakti) Ku? (vendi ku ndodh), Pse? (shkaqet), Si? (mënyra si ka ndodhur).
Shkodër më, _________
2. Ora e II: 45 min: Ushtrime
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: dëgjim, mendim i drejtuar, punë në grupe eksperte.
Demonstrimi i rezultateve të arritura: Në këtë fazë të orës mësimore nxënësit janë të lirë të japin gjykimet e tyre lidhur me punët në grup, duke paraqitur pikat e tyre të forta dhe pikat e dobëta, madje edhe duke dhënë këshilla dhe sugjerime për punë edhe më cilësore në vazhdimësi. (Kjo fazë e vlerësimit nxënës-nxënës zgjat 25 minuta).
Nxënësit që në orën e parë janë ndarë në 4 grupe ekspertësh. Secili grup bën vlerësimin e secilit prej komponentëve. Ndërkohë që grupi i katërt, është grupi i vlerësimit të punimit të lajmit më të mirë që është caktuar që më parë.
Grupet e ekspertëve gjatë demonstrimit të punimit të lajmit marrin shënime të hollësishme. Ata bëjnë vlerësimin për secilin nxënës sipas komponentit që duhet të vlerësojnë.
Grupi i ekspertëve të punimit të lajmit kanë një tabelë përpara dhe lexojnë e shqyrtojnë lajmin. Të dallojnë faktin nga opinioni, i cili nuk duhet të jetë pjesë e lajmit.
Në 10 minuta punojmë ushtrimet e librit:
Ushtrimi 2. Lexoni lajmet e mëposhtme dhe plotësoni tabelën sipas kërkesave të dhëna. Funksioni: informues, sensibilizues, Vendi: Moskë, Koha: kohët e fundit, Ngjarja: një virus i ri kompjuterik mund të zbrazë llogaritë bankare
Ushtrimi 3: Funksioni: informues,Vendi: rajonet veriore të Kilit, Koha: shkurt 2011, Ngjarja: tërmet i fuqishëm, Të dhënat: Lëkundje të forta të tokës me magnitudë 6.3, epiqendra e tij 60 kilometra në lindje të qytetit të Aricas në një thellësi prej 120 kilometrash. Lëkundjet u ndjenë edhe në disa rajone të Bolivisë dhe Perusë, nuk ka të dhëna për viktima,
Ushtrimi 4. Funksioni: informimi, ndërgjegjësimi, Paralajmërimi: Jemen, presidenti refuzon largimin ... Qëllimi i paralajmërimit: Departamenti i Shtetit i SHBA-së u ka kërkuar amerikanëve që të evitojnë, udhëtimet në Jemen dhe i ka ftuar ata që ndodhen në këtë vend që të largohen sa më parë...
Ushtrimi 5. Funksioni: informimi, ndërgjegjësimi ,Paralajmërimi: në rast dyshimi të prekjes nga virusi, drejtohuni mjekut Qëllimi i paralajmërimit: dhënia e ndihmës së shpejtë për të infektuarit nga gripi i derrit dhe qetësimi i qytetarëve Pas praktikimit të këtyre aspekteve, mësuesi mund t’u kërkojë nxënësve që me anë të tabelës së mëposhtme të përcaktojnë një sërë elementësh të lajmeve të dëgjuara në shtëpi.
Përforcim: 5 min. Të nxënit në bashkëpunim, nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin.
Vlerësimi
Për të realizuar këtë fazë të procesit mësimor, kam përgatitur që në fillim një tabelë vlerësimi.
lajmi |
---|
Emri e mbiemri _________________________
Klasa ________________________
Nota e përshkruar me fjalë________________
Duhet të përmirësojë:____________________________________________
Ka progres: _________________________________________________
Nxënësit do të vlerësohen për:
• punën individuale (vlerësim sipas kritereve të vendosura për çdo komponent të orës së mësimit)
• punën e grupit
• për pjesëmarrjen në diskutime në grup dhe në klasë
• për fjalorin e përdorur gjatë diskutimit
• për realizimin e hapave të procesit të të shkrimit të lajmit.
Detyrë shtëpie: a) Dëgjoni lajmet në TV dhe më pas plotësoni tabelën e vlerësimit të lajmeve.
Lajmet ishin | shumë, serioze | pak të gjata | fare monotone | objektive | tendencioze | sipërfaqësore |
---|---|---|---|---|---|---|
Lajmet u dhanë në një gjuhë | të qartë dhe të kuptueshme | të vështirë dhe komplekse | fraza të gjata | leksik i specializuar |
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11