TIK-U DHE MËSIMDHËNIA

Mjetet që duhen për përvetësimin e aftësisë së TIK-ut në mësimdhënie

Në ditët e sotme është e rëndësishme që nxënësit dhe mësuesit e tyre të zhvillojnë aftësitë e shekullit të XXI për të ndërvepruar në botë dhe për t'u përshtatur me jetën dhe mjedisin.

TIK-u nënkupton në vetvete të gjitha llojet e teknologjisë, të cilat përdoren për të shfrytëzuar dhe manipuluar informacionin, pra kemi një kombinim të Teknologjisë me Informacionin dhe Komunikimin. ICT në edukim kuptohet si një implementim i pajisjeve dhe mjeteve teknologjike në procesin mësimor, duke përdorur mjetet e mëposhtme, për ta rregjistruar dhe përpunuar informcionin në formë digjitale.


Në pjesën e dytë do ti jepet rëndësi, aftësive që duhet të përftojë nxënësi në shkollë. Aftësitë e shekullit të XXI, e ndihmojnë të përshtatet  më lehtë me ndryshimet e shoqërisë së sotme. Mirëpo këto aftësi janë të rëndësishme edhe për personelin arsimor, sepse janë të rëndësishme edhe për personelin arsimor. Janë ata të parët që i përgatisin nxënësit të jenë qytetarë të denjë në shoqëri. Sot, për një mësues nuk do të mjaftonte thjesht të ishte një njohës i mirë i lëndës, por edhe njohës i mirë i teknologjive për të dhënë lëndën e tij.

Një mësues gjeorafie mund ta bëjë lëndën më të bukur nëse ai do të përdorte Google Earth ose Pawerpoint gjatë shpjegimit. Nuk është e nevojshme që nxënësit të dinë hartën përmendësh, po të dinë ta lexojnë atë kur të jenë në qytete të panjohura, të dinë të orientohen. Janë pikërisht aftësitë digjitale që nevojiten ne ditet e sotme. Në paragrafin vijues do të shpjegohen aftësitë digjitale. .


Përvetësimi i lëndëve bazë dhe temave të shekullit të XXI është thelbësor për nxënësit që rriten në ditët e sotme. Lëndët bazë përfshijnë: Anlishten, Gjuhët e botës, Artet, Matematika, Ekonomia, Shkenca, Gjeografia, Historia, Qeveria dhe Qytetaria (UNESCO, 2010).


Ne besojmë se shkollat duhet ta zhvendosin fokusin nga kompetenca bazë në lëndët bazë drejt promovimit të të kuptuarit të përmbajtjes akademike në nivele më të larta, duke qasur temat ndërsiplinore të shekullit XXI në lëndët bazë:

-Ndërgjegjësim global

-Shkrim e këndim financiar, ekonomik, biznesi dhe sipërmarrje.

- Shkrim e këndim qztetar

-Shkrim e këndim qytetar

Aftësitë e të nxënit dhe ato inovative


Njerëzit e shekullit të XXI jetojnë në një mjedis të drejtuar nga media dhe teknologjia, të shënjuar nga aksesi në sasi të mëdha informacioni, ndryshime të shpejta në mjetet teknologjike dhe nga aftësia për të bashkëpunuar dhe për të kontribuar individualisht në një shkallë të pashembullt. Për të qenë efektiv në shekullin e XXI, qytetarët dhe puntorët duhet të jenë në gjendje të përmbusin një gamë aftësish funksionale dhe mendimi kritik, të tilla si:

Aftësitë TIK (Teknologjia, informacioni dhe komunikimi)

Aftësitë për jetën dhe karrierën


Mjediset e sotme të jetës dhe punës kërkojnë shumë më tepër se aftësi të menduari dhe njohuri në përmbajtje. Aftësia për të drejtuar mjediset e ndërlikuara të jetës dhe punës në moshën konkurruese globale të informacionit ku i kërkon studentëve t'i kushtojnë vëmëndje zhvillimit te aftësive te duhara për jeten dhe karrierën, të tilla si:

-Elasticiteti dhe përshtatshmëria

-Iniciativa dhe vetëdrejtimi

-Aftësitë shoqërore dhe ndërkurrikulare

-Produktiviteti dhe llogaridhënia

-Lidershipi dhe përgjegjësia


Shkrimi dhe këndimi digjital përfshin aftësi, si:

-kërkimi, shoshitja, skanimi dhe përzgjedhia e informacionit

-lundrimi nëpër ekrane informacioni

-përdorimi i mjeteve të TIK-ut për të krijuar dhe ndarë informacion

-përdorimiiI TIK-ut për kërkim dhe për të zgjidhur probleme

-gjetja e vendodhjes dhe vlerësimi i informacionit

-marrja ,organizimi,menazhimi dhe krijimi i informacionit

-dërgimi dhe marrja e mesazheve

-leximi në ekran, lundrimi në internet dhe dërgimi i mesazheve, përdorimi i tastierës dhe dërgimi i email-ve


Mësuesit që nuk i njohin këto aftësi si pjesë e repertorit të materialeve të tekstit në klasë, mund ta bëjnë procesin e mësimit më pak autentik, si dhe të mos i përfshijnë përvojat nga jeta e nxënësve nga mësimdhënia dhe mësimnxënia e përditshme në klasë.

Pra. përdorimi i këtyre aftësive në klasë, së bashku me aftësitë e paraqitura duhet tu shërbejnë mësuesve për të ndarë gamën e zgjeruar të aftësive ,të kerkuara tanimë nga nxënësit. Këto janë aftësitë që u nevojiten qytetarëve në mënyrë që të funksionojnë sipas kërkesave të punës dhe jetës në dekatat e mëtejshme të këtij shekulli.


Në ditët e sotme është e rëndësishme që nxënësit dhe mësuesit e tyre të zhvillojnë aftësitë e shekullit të XXI për të ndërvepruar në botë dhe për t'u përshtatur me jetën dhe mjedisin.



(Adelajda Lleshanaku; Portali Shkollor)

6,371 Lexime
5 vjet më parë