Misri i zier ka efekte pozitive në lëkurë dhe shikim
Në rrugët e kryeqytetit hasim shumë zonja apo zotërinjtë, të cilët shesin misra të pjekur. Fëmijë, por edhe të rritur, i shikon teksa i konsumojnë
Por ne nuk mund të themi të njëjtën gjë për misrin e zier. Kjo na bën të mendojmë se janë të paktë ata që janë të informuar për vlerat ushqyese te misrit të zier.
Misri i zier është një ushqim i shëndetshëm. Ai është i pasur me folate, thiamin, fosfor, vitaminë C, magnez (rreth 10% të vlerës së nevojshme të përditshme), hekur, vitamina B6 dhe B9. Gjithashtu është i pasur me fibra, që do të thotë se ndihmon në tretje. Misri i zier përmban vetëm 124 kalori.
Më poshtë në po ju rendisim disa arsye pse duhet të hani misër çdo ditë:
- Rregullon tretjen.
- Ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
- Zvogëlon mundësinë e absorbimit të kolesterolit në trup.
- Rregullon diabetin dhe hipertensionin.
- Forcon kockat.
- Ka efekte pozitive në lëkurë dhe shikim.
Biskota, ëmbëlsira më e dashur e Krishtlindjes
8 zgjedhjet më të mira për një mëngjes të shëndetshëm
Dieta për t'u shëndoshur