Mësuesi-nxënësve: Nëse më dëgjoni, kapni hundën!
Disa këshilla praktike nga profesionistë të huaj që ju ndihmojnë t’iu tërhiqni vëmendjen nxënësve në orën e mësimit. Provojini.
Nëse doni që fëmijët të ju dëgjojnë, uleni zërin kur ju flisni dhe mos u bërtisni atyre. Pëshpëritini “Nëse më dëgjoni, kapni hundën”. Pas një farë kohë do shikoni se të gjithë do e bëjnë këtë gjë.
Nëse nxënësit nuk e pëlqejnë një aktivitet, jepuni një minutë kohë që ata të shfryjnë atë që mendojnë dhe pasi të mbarojë minuti atëherë klasa do të jetë kthyer në qetësi.
Nxënësit që nuk shkruajnë gjatë pushimeve janë të prirur të humbasin mprehtësinë e tyre në kohën kur të kthehen në shkollë. Prandaj inkurajoni nxënësit që të shkruajnë të paktën një fjali çdo ditë.
Pas pushimit ndërmjet orëve për të tërhequr vëmendjen e nxënësve provoni të luani ndonjë lojë të shkurtër. Kështu do fitoni vëmendjen e tyre dhe ata do të argëtohen gjithashtu.
Fëmijët priren të ankohen më shumë kur e shikojnë veten e tyre nën kontrollin e dikujt, prandaj lejojuni atyre disa minuta lirshmëri në klasë.
Fëmijët e vegjël mësojnë më mirë duke parë se sa duke lexuar apo duke dëgjuar. Prandaj në vend të shpjegimit të mësimit në mënyrë leksioni, provoni t’i mësoni ata me ilustrime, shembuj dhe pamje vizuale si foto ose video.
Ndodh që kur futeni në klasë, gjeni letra në tokë që fëmijët kanë përdorur për ‘luftën’ e tyre në klasë gjatë pushimit ndërmjet orëve. Mos u bërtisni sepse ashtu nuk do përfitoni asgjë. Në vend të kësaj provoni që ta përdorni këtë ‘luftë’ në favorin tuaj duke ju shpjeguar fëmijëve që ai që mbledh më shumë letra gjatë ditës dhe i mbledh në një qese do ketë një shpërblim në fund të ditës.
Shikimi i një fëmijë që bën tek ju kur ju po i thoni diçka të rëndësishme është i paçmueshëm. Prandaj në momentin që doni t’i flisni një fëmije provoni të nisni bisedën me këtë fjali: “Shiko mirë buzët e mia sepse dua të dëgjosh diçka shumë të rëndësishme”. Kjo do i tërheqë jo pak vëmendjen.
Provoni të mbani një zile të vogël në tryezen tuaj në klasë. Në momentin që shikoni se fëmijët e humbin vëmendjen përdorni zilen, zhurma e së cilës do i bëjë ata të ju dëgjojnë pasi ju më parë ju keni thënë se zilja do përdoret nga ju vetëm në momentin kur keni diçka shumë të rëndësishme për të ju thënë atyre.
(Portali Shkollor)
Testime dhe detyra përmbledhëse për Arsimin Fillor, viti shkollor 2023-2024
Rregullorja e shkollës
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV