MËSIMI ME PROJEKTE

Mësimi me projekte kurrikulare dhe ndërkurrikulare

Të mësuarit e bazuar në projekt është nje model i veprimtarisë mësimore, i cili zhvendoset nga praktikat e mësimdhënies brenda klasës e të përqëndruara te mësuesi, në veprimtari të të nxënit, me në qëndër nxënësin.

Të mësuarit e bazuar në projekt është nje model i veprimtarisë mësimore, i cili zhvendoset nga praktikat e mësimdhënies brenda klasës e të përqëndruara te mësuesi, në veprimtari të të nxënit, me në qëndër nxënësin. Këto veprimtari janë afatgjata, ndërdisiplinore dhe të integruara me problemet dhe praktikat e botës reale. Arsimi nuk është përgatitje për jetën. Arsimi është vetë jeta.


Konceptet:

Kërkimi tradicional kërkon zgjidhje të problemeve të nivelit jo të zakonshëm duke: 

⦁ Pyetur dhe informuar çështjet në kërkim.

⦁ Debatuar rreth ideve të ndryshme.

⦁ Bërë parashikime.

⦁ Plane dhe eksperimente.

⦁ Grumbulluar dhe analizuar të dhëna .

⦁ Skicuar përfundime.

⦁ Duke kombinuar idetë dhe gjetjet e tyre pjesëtarëve të tjerë.

⦁ Shtuar çështje të reja për hulumtim .

⦁ Krijuar një produkt të vetin.   


Çdo nxënës ka dosjen e projektit, e cila përmban:

⦁ Planin e projektit.

⦁ Planet vetjake të nxënësve.

⦁ Shënimet gjatë takimeve të grupit.

⦁ Një listë të burimeve të informacionit.

⦁ Raportin përfundimtar .

⦁ Të tjera që nxënësit dëshirojnë, si fotografi, episode interesante gjatë punës etj. Përveç raportit, nxënëxit dorëzojnë edhe produktin e projektit.


Detyrat e mësuesit: 

⦁ Të planifikojë dhe të realizojë orët mësimore të projektit.

⦁ Të orientojë nxënësit në menaxhimin e projektit.

⦁ Të vlerësojë nxënësit.


Formati i planifikimit metodik të projektit.

Mësuesi ose grupi i mësuesve të një projekti e përshkruajnë planifikimin metodik të projektit pak a shumë sipas një formati ku janë të domosdoshme këto rubrika. 


Titulli i projektit.

Titulli i projektit duhet të jetë sa më i shkurtër. Të ketë lidhje me pyetjen kërkimore dhe produktin e projektit.

Lënda. ------Fusha :-----------

Shkruhet lënda dhe fusha .                                                                                                                Shkruhet lënda kryesore që përfshin më shumë veprimtari për realizimin e produktit të projektit.

Lëndët e tjera 

Shkruhen lëndët e tjera që integrohen në projekt dhe që ndihmojnë në realizimin e produktit të projektit .

Mësuesi (t) 

Shkuhet emri I mësuesit /ve udhëheqës që përfshihen në projekt sipas lëndëve.

Kohëzgjatja e projektit 

Shkruhet sasia e orëve për çdo lëndë që realizohet projekti .

Klasa 

Shkruhet klasa e nxënësve në të cilën zhvillohet projekti .


Ideja e projektit 

Shkruhet dëshira dhe ideja e nxënësve për të realizuar këtë projekt , si dhe produkti që do të raelizohet.

Ngjarjet hyrëse që frymëzojnë projektin.

Shkruhet shkurt ngjarja ( ngjarjet ) që i frymëzon nxënësit të ndërrmarin këtë projekt. Kontributi në kompetencat kyçe.

Shënohet ndihma e këtij projekti dhe të gjitha rezultatet e të nxënit të kompetencave kyç.

Kontributi në rezulatet e fushës për shkallën ( 0,1,2,3,4,5)

Shënohet ndihma në rezultatet e fushës , ku këto rezultate janë të përcaktuara në programin lëndor të fushës përkatëse të secilës shkallë ,shkruhen rezultatet e te nxënit.


Metodat 

Shkruhen metodat individuale në grup dhe për të gjithë klasën.

Burimet e nevojshme 

Shkruhet të gjitha burimet , njerëzit e përfshirë , objektet, mjetet, materialet dhe burimet e komunitetit .

Pyetja kërkimore 

Shkruhet pyetja kërkimore e formuluar nga nxënësit e cila udhëheq kërkimin e projektit .

Përmbledhja e çështjeve, investigimi, kërkimi dhe zgjidhja e problemit.

Shkruhen shkurt veprimtaritë që nxënësit zhvillojnë gjatë orëve të ndryshme lëndore për realizimin e produktit dhe prezantimin e projektit .


Produktet kryesore 

Shkruhen produktet që arrihen në grup dhe ato që arrijnë nxënësit individualisht. 

Vendi dhe pjesëmarrësit e prezantimit.

Shkruhet vendi ku do të bëhet prazantimi dhe personat që do të marin pjesë.


Vlerësimet 

Shkruhen llojet e vlerësimeve për:

⦁ Vlerësimet formuese gjatë projektit..

⦁ Vlerësimet përmbledhëse në përfundim të projektit. 

⦁ Vlerësime ose performancë tjetër me rubrika.


Për vlerësimin nga

a) Nxënësit.

b) Nga kolegët.

c) Prindërit .ne rást se prinderit perfshihen ne projekt.

                                                                                           


(Punoi: Florinda Palaj; Portali Shkollor)

11,474 Lexime
5 vjet më parë