
Mësimi i tabelës së shumëzimit, mënyra argëtuese dhe të lehta për nxënësit e klasave fillore
Tabela e shumëzimit është një nga çështjet më të komplikuara për t’u mësuar në shkollën fillore. Ndaj ne ju sjellim disa modele argëtuese në mënyrë që nxënësit t’i mësojnë më lehtë shifrat e dala prej saj.
Për fëmijët të përsëriturit e të njëjtës dhe është e mërzitshme. Ndërkohë edhe për mësuesit e prindërit nuk është më pak. Fundja për kë nuk kthehet në stres dëgjimi dhe përsëritja e të njëjtës gjë! Nisur nga ky fakt ne ju sjellim disa mënyra të lehta dhe mjaftë argëtuese për t’i mësuar nxënësve dhe fëmijëve tuaj tabelën e shumëzimit.
Alternativat për të memorizuar këtë tabelë janë sjellë nga mësuesja e fillores Merita Sejda e SHFMU “Drita”, Gramaçel.
Ju mund t’i shkarkoni ato nga materiali i mëposhtëm , për t’i printuar më pas.
Pak histori nga tabela e shumëzimit
Tabelat më të vjetra të shumëzimit janë përdorur nga babilonasit rreth 4000 vjet më parë. Tabela e shumëzimit nganjëherë i atribuohet matematikanit të lashtë grek Pitagora (570-495 p.e.s). Në librin e tij, “Filozofia e Aritmetikës“, e botuar në vitin 1820, matematicieni John Leslie botoi një tabelë shumëzimi deri në 99 × 99. Leslie gjithashtu rekomandoi që nxënësit e rinj të mësojnë përmendësh tabelën e shumëzimit deri në 25 × 25. Jeta juaj do të jetë më e lehte kur ju te mësoni Tabelën e shumëzimit!
Prandaj stërviteni mendjen tuaj…
(Portali Shkollor)
Tremujori i dytë, vlerësim test për të gjitha lëndët, Klasa V
Modele Testesh për Arsimin Fillor për të tria periudhat, viti shkollor 2024-2025
Klasa I-V, teste përmbledhëse për periudhën e dytë në të gjitha lëndët