PBL (Project Based Learning)

Mësimi i bazuar në projekte

Kundërshtohet mësuesi tradicional dhe vlerësohet mësuesi bashkëkohor, inovator që nxit mendimin kritik, bashkëpunimin, komunikimin, kreativitetin tek nxënësit. Por a funksionon gjithmonë mësimi me në qendër nxënësin?

Flitet shpesh për metodologjit e reja dhe ato te vjetrat, mësimdhënia me në qendër mësuesin dhe mësimdhënia me në qendër nxënësin.


Kundërshtohet mësuesi tradicional dhe vlerësohet mësuesi bashkëkohor, inovator që nxit mendimin kritik, bashkëpunimin, komunikimin, kreativitetin tek nxënësit.


Por a funksionon gjithmonë që mësimi me në qendër nxënësin të japë frytet e tij?

Unë do thosha jo gjithmonë pasi kjo varet nga trinomi mësues - nxënës - prind. 

Brezi im është mësuar nga mësues që kanë përdorur mësimin tradicional dhe do thosha që puna e tyre ka dhënë fryte tek të gjithë ne. Pse ndodhi kjo?


Pasi ne si nxënës nuk kishim njohuri për teknologjin që të rinjët sot kanë në dispozicion. Koha jonë kalohej duke racionuar kohën e studimit me kohën e argëtimit. Kjo e fundit kalohej duke lexuar libra artistik (thënia klishe “Libri miku më i mirë i njeriut” ose duke u argëtuar me lojra krijuese, logjike (gur tresh, loja mos u nxe, shah, domino etj.) që për të rinjtë e sotëm disa nga këto emra janë të panjohur. 


Çështja është se ku po gabojmë, kush është problemi që nxënësit nuk shprehin gjithmonë interes për mësimin …


Shpesh nxënësit shtrojnë pyetjet: “Përse na duhen gjithë keto njohuri që marrim, në matematikë ose në shkollë?


"Kur dhe ku do t’i përdorim këto njohuri në jetën reale?" Dhe populli  thotë: “Praktika është mëma e dijes”. Nxënësit matematikën e përshkruajnë si një lëndë jo të pëlqyer, por një  mësues i mirë (matematike ose jo) imponon dhe motivon tek nxënësi aftësi dhe potencial që vet nxënësit nuk mendojnë se i kanë dhe se pritjet e mëdha dhe mbështetja e fortë nga mësuesit janë vendimtare. "Ndjehem i motivuar sepse mësuesit më bëjnë të ndjehem i vlefshëm", "Ndjej se kam përgjegjësi dhe besueshmëri." Janë fjalët e nxënësve.

Nëse nxënësit e mësojnë  materialin shkollor jashtë kontekstit real, ata rrallë e shohin rëndësinë e tij. Ndaj sygjeroj mësimin e bazuar në projekte i cili, jo vetëm që shton një dozë me rëndësi për modelin e mësimit standard, por ai e ndërton mësimin brenda një konteksti relevant që nga fillimi, kështu që nxënësit janë  të angazhuar natyrshëm. Edhe nëse jemi në gjendje të hartojmë një projekt që i zbaton njohuritë e tyre në mënyra reale, projekti është shpesh hipotetik - nxënësit mendojnë se është akoma një detyrë e shkollës, kështu që ata nuk janë aq të angazhuar sa do të ishin nëse do të ishin të vërteta. Për këtë arsye duhet menduar shumë mirë një planprojekti.


Mësuesit duhet të përqafojnë ndryshimet, të hyjnë në botën e nxënësve të tyre dhe të dalin jashtë zonave të tyre të rehatisë, të kenë gatishmërinë për të provuar gjëra të reja. Mësuesit duhet të lejojnë gabime, dobësi, mangësi të përgjithshme si tek studentët dhe tek vetë ata. Askush nuk mund të përmirësohet ose mësojë vërtetë nëse disa dështime nuk vijnë së bashku me sukseset për të mësuar se si të përballen me dështimin dhe për të ilustruar dallimin në mes asaj që funksionon dhe çfarë jo. 


Pika kryesore e të mësuarit me bazë projektesh është se mësimi duhet të jetë një përpjekje bashkëpunuese mes mësuesve dhe nxënësve. Mësuesit duhet të mësojnë së bashku me nxënësit e tyre dhe të mos kenë frikë t'i kërkojnë ndihmë të tjerëve. Nga ana tjetër, nxënësit duhet të marrin një rol aktiv në mësimin e tyre.


Mësuesit kanë shumë ide se si të përmirësojnë arsimimin e tyre, të mësojnë më mirë nxënësit dhe t'u japin atyre, aftësitë që ata kanë nevojë në shkollë dhe përtej klasës. Testi i vërtetë i ndonjë ideje është në klasë, të punojnë për të krijuar një kulturë të shkollës që nxit kreativitetin, bashkëpunimin, besimin, aftësinë për të dështuar, dhe ndoshta më e rëndësishmja, në të cilën nxënësit duan të marrin pjesë në PROJEKTE TË PËRBASHKËTA.


Por prap ka një ngërç të madh, sepse tani që teknologjia e ka bërë të lehtë për të gjetur ndonjë fakt në një çast, aftësia për të zbuluar informacionin nuk vlerësohet më shumë se sa ishte dikur. Duhet  bërë shumë e qartë për mësuesit që nxënësit duhet të jenë në gjendje të bëjnë më shumë se të zbulojnë fakte. Pasi duhet të zhvillohet tek nxënësit si aftësia për të punuar në një ekip, aftësitë për zgjidhjen e problemeve, shkathtësitë e shkruara dhe verbale të komunikimit dhe iniciativës. Të gjitha këto janë zhvilluar bukur në të nxënit e bazuar në projekte dhe në mësimin me bazë kompetenca. Një kritikë e vazhdueshme e PBL ( mësimin me projekte)  është se kur nxënësit punojnë në grupe, disa do të "zbehen" ose do të ulen dhe do të lejojnë të tjerët të bëjnë të gjithë punën. Projekte grupore, që kërkojnë bashkëpunim, një aftësi udhëheqëse që të gjithë nxënësit të ingranohen nuk është gjithmonë e lehtë. 


Bashkëpunimi produktivisht është një aftësi, ndërkohë që mund të jetë e vështirë, ajo gjithashtu mund të jetë shumë e dobishme, sepse duke punuar me njerëzit e tjerë i lejon nxënësit të shohë projektin përmes syve të shokëve të tij. Bashkëpunimi shkon më së miri gjatë  punës me Grupet e Ekspertëve, nëse një anëtar i grupit pranon të mbajë të gjithë në rrugën e duhur dhe bëhet më e lehtë gjatë kohës kur nxënësit fillojnë të kuptojnë nevojat dhe motivet e njëri-tjetrit dhe mund të fillojnë të veprojnë si një grup kompakt. Mësuesit gjithmonë të ndërtojnë në strukturën e planprogramit PBL, një strategji organizative të njohur si Grupet e Ekspertëve. Kjo strukturë i detyron studentët të jenë të vetë-drejtuar, të pavarur dhe të punojnë në mënyrë të ndërvarur.


Kjo do të thotë që klasa (preferohet rastësisht, me lotari) të ndahet sipas grupeve të Ekspertëve.

Secili nga grupet e ekspertëve është caktuar të studiojë thellësisht një aspekt të veçantë të projektit të përgjithshëm. Për shembull, një klasë që studion çështjet matematikore në hapjen e një biznesi për komunitetin e tyre (hapja e një  librarie) mund të ndahet në grupet e mëposhtme të ekspertëve:


• Statistikë dhe sondazh (mbi preferencat e popullates  rreth librave)

• Financë, 

• Bankë, (informacion mbi interesin dhe kredin)

• Reklamë


Secili grup ekspertësh ka për detyrë të studiojë materialet për grupin e tyre, duke marrë shënime, pastaj duke u përgatitur mbi detyrat e secilit. Për ta bërë këtë, klasa do të "bashkoj idetë", duke krijuar kështu grupet e ekspertëve. 


Secili nga këta ekspertë më pas do të udhëzojë të tjerët në grup. Askush nuk mund të "neglizhojë" nëse secili nxënës ka një detyrë specifike dhe  është i vetmi person përgjegjës në grup për atë "copë"  informacioni. Një përfitim tjetër është se Ekspertët duhet të kenë mësuar mjaft mirë konceptet, aftësitë dhe informacionin për të qenë në gjendje ta demostrojnë atë dhe duhet të jenë në gjendje të vlerësojnë  të nxënit e tyre dhe të mësojnë pjesëtarët e grupit të tyre. Kjo forcon një përvojë shumë më të thellë të të mësuarit.


Kur nxënësit  mësojnë njëri-tjetrin gjatë punës në grup, ata janë një skuadër, që sfidojnë dështimet, ata gjithashtu marrin pjesë në mënyrë bashkëpunuese në krijimin e një harte konceptuale, si një pazëll, ku secili plotëson pjesën e tij. Kjo shton një dimension të rëndësishëm tek të menduarit kritik dhe të nxënit. Pas takimit të grupeve, bëhet takimi i ekspertëve të grupeve ku bëjnë diskutime bazuar në mësimin e tyre dhe eksplorimin e temave me kalimin e kohës.


Sapo të gjithë ekspertët të kenë mësuar njëri - tjetrin, grupi pastaj harton dhe krijon një produkt për të demonstruar atë që ata tani dinë për të katër aspektet e njësisë PBL – statistik, financë, bankë, reklamë. Prodhimet e bazuara në performancë mund të përfshijnë një gamë të gjerë mundësish si: diagrama, skica, luajtje, debate, dokumentarë të prodhuar nga nxënësit, faqet e internetit, lojëra (digjitale ose jo), prezantime për anëtarët e komunitetit, program radio ose televiziv i prodhuar nga nxënësit, një konferencë e organizuar nga nxënësit, film, etj.

Nxënësit kanë shumë ide. Që të bëhet një punë e mirë e projektit duhet që projektet të integrohen në të gjithë subjektet, të cilat nuk ndahen nga disiplina. 


"Kur projekti është i integruar, secili nxënës mund të gjejë diçka që i pëlqen dhe të gjithë mund të hyjnë në të, ata mund të gjejnë kaq shumë aspekte të ndryshme", ata zbulojnë aftësi që mund të mos e dinë se i kanë, ndaj nxënësit trajtohen si të rritur duke i përfshirë madje dhe në role e  profesione të ndryshme, që të lexojmë tek ata mësazhin që ata do na përcjellin sipas mënyrës së tyre. Një shembull konkret është projekti i platformës eTwinning, që është vlerësuar me çertifikatën e Cilësisë Kombëtare “Matematika dhe investitori i suksesshëm”.


Nxënësit përshkruan një projekt të integruar të matematikës dhe letërsinë që u kërkoi atyre të hetonin origjinën e një ndër problematikave të të rinjëve që kishte rëndësi për ta (bazuar mbi jetën reale) dhe të krijonte një projekt arti rreth tij. Ata morën informacion mbi kohën që nxënësit kalonin në rrjetet sociale dhe e krahasuan me kohën e leximit të librave të ndryshëm artistik - nga intervistimi dhe sondazhet online u përcaktuan preferenca e të rinjëve që lexonin dhe në mënyrë që të rinjët të mos rrinin kafeneve e rrjeteve sociale, menduan të hapin një qendër biznesi “Jo vetëm kafe por dhe libra” ku gjithsecili të kalonte kohën nën shoqërin e librit duke shijuar një kafe në ambientin tonë. Nxënësit studiuan preferencat e të rinjëve për librin, por jo vetëm të të rinjëve sepse ambienti jonë i lejonte të gjitha grupmoshat të kalonim kohë relaksuese, biseda letrare, promovime librash, mbrëmje gala letrare tek ne.

“U gjet zgjidhja jonë për problemin dhe pyetjeve tona me udhëzimet e mësueses tonë. Ishte një luftë sepse nuk e dinim se ku po shkonim, por gjithmonë i gjejmë ato që janë më të mirat për punën tonë. Kemi bashkëpunuar dhe ndarë eksperienca me moshatarët tanë europian në eTwinning, kemi përdorur mjete të ndryshme të teknologjisë për mbledhjen dhe përpunimin e informacioneve,  për të komunikuar me njeri-tjetrin, por edhe për prezantim të produktit, për gjetjen e ideve kreative etj. Bashkëpunuam me prindërit dhe komunitetin për ndarje mendimesh, mbledhje informacioni (sondazhi në terren dhe ajo çfarë na befasoi ishte rezultati i sondazhit, që moshat e treta kishin lexuar dhe vazhdonin të lexonin me tepër libra, sesa të rinjtë e sotëm. Një problem doli në dritë. Duhej menduar zgjidhja, ndaj librarin e bëmë moderne duke futur edhe ambientin e leximit, dhënien e librave me qera për sa i përket kohës së qëndrimit në ambientin tonë duke ofruar dhe shërbimin kafeteri. Kalimi i kohës në mënyrë racionale, relaksuese dhe funksionale, largë vjedhësit të kohës, rrjeteve sociale”, - shprehet një nxënëse.


Nxënësit ishin gjithashtu të ngazëllyer që ky projekt rezultoi me një produkt të vërtetë që ata mund ta shfaqnin. Puna e tyre u shfaq në ambientin e klasës tw kthyer në një librari ku ofrohej dhe shërbimi kafeteri me ambientin relaksues. Ishte një ambient që promovonte librin, por edhe biznesin me gjithë hapat e krijimit të tij si: statistika, banka për interesat normative, sondazhin, reklamën e biznesit tonë, librarisë “Jo vetëm kafe, por dhe libra”.


Nuk ishte diçka që nxënësit po e bënin për një notë, por ishte diçka që mund të nxjerr në pah aftësitë krijuese, kreative dhe talentet e fshehura të nxënësve, mirë dhe bukur, në revistë me përmbledhjet e punimeve të nxënësve,  poezi, ese, një e-book online. 


Nxënësit e shkollave të mesme vlerësojnë gjithashtu ato projekte ku janë integruar lëndët e ndryshme. Ata bënë një studim humanistik të integruar matematikë / shkencë kur nxënësit lexonin, shkruan krijimet e tyre në revistën online, bashkëpunuan me moshatarët e tyre nga shtete të ndryshme të Europës për këtë projekt. Madje dhe u bënë ekspertë në aspektin e organizimit të një sipërmarrje të suksesshme. Së bashku ata krijuan një librari me dy ambiente, një ambient relaksi për leximin e librave dhe një ambient ekzotik të lokalit të librarisë së tyre dhe më pas të gjithë të mbledhur interpretian dhe recituan vargje të autorëve të preferuar. Nuk mungoi as reklama e librarisë tonë e ideuar dhe realizuar nga vet nxënësit duke vënë veten në rolin e aktorit, shkrimtarit dhe modelit, përmes një videoje. Po ky nuk ishte projekti i vetëm që nxënësit bënë.


Ata kanë finalizuar me sukses disa projekte të bukura dhe interesante, njëri prej tyre është dhe “Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor” sensibilizimi i nxënësve, komunitetit dhe veçanarishtë të rinjve si shoferë të ardhshëm nëpërmjet informimit, fletpalosjeve, demostrimin në qendër të qytetit rregullat e qarkullimit, trajnimin në zyrat e Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor, ilustrimin me një film të krijuar nga vet nxënësit me qëllim eleminimin e aksidenteve te shumta, me pasojë dëmtime ose humbjen e jetëve. Ky projekt u zhvillua ne bashkëpunim midis shkollave të ndryshme, me partner Europian në platformën www.etwinning.net dhe u vlerësua me çertifikatën e Cilësisë Kombëtare, Çertifikatën e Cilësisë Europiane dhe ka zënë vendin e tretë në Festivalin Rinor të Ideve 2016 të realizuar në bashkëpunim me MAS në Tiranë. 


Nxënësit ndihen krenar për arritjet e tyre dhe kanë më tepër iniciativë për projekte të tjeta akoma më të suksesshme. Jo vetëm nxënësit, por edhe mësuesit kanë nevojë për mbështetje dhe suport. Unë pata nderin dhe kënaqësinë të marr pjesë në Konferencën Europiane te ETWINNING që u realizua në 2017 në Athinë, në prezencën e 500 mësuesve nga gjithë Europa për të marrë dhe ndarë përvoja dhe eksperienca mbi mësimin e bazuar në projekte dhe jo vetëm.


Nxënësit dëshirojnë të dinë përse po mësojnë diçka dhe duan ta kenë këtë informacion përmes një site që i ndihmon ata të seleksionojnë ato çfarë u interesojnë atyre "Nëse mësuesit japin udhëzime të gjera për projektin dhe pastaj i bëjnë nxënësit të bëjnë diçka që ata janë të interesuar, kjo do t’i mbajë ata gjatë gjithë kohës në koherencë me punën në grup. Nëse nxënësit stimulohen dhe  kuptojnë se vlejnë, ata do të veprojnë më shumë si të rriturit." Projektet shpesh mund të zgjasin për disa javë, kështu që nxënësit kanë nevojë për motivim që të qëndrojnë të angazhuar dhe të përkushtuar thellësisht në një temë. Nxënësit në panel përshkruajnë zgjedhjet e tyre, çfarë libri do të lexojnë apo mjetesh do të përdorin për tema të ndryshme që duan të hulumtojnë. Jo të gjithë nxënësit aktivizohen njësoj. Ata kanë nevojë për mësuesit që t'u tregojnë se pse duhet të kujdesen për secilin qëllim të të mësuarit. "Nëse vërtetë ua tregoni atyre dhe përdorni probleme të jetës reale, kjo do t'i ndihmojë ata ta kuptojnë atë dhe do të ndihen si të vlefshëm”.


"Gjëja më e nevojshme është të sigurohemi që projektet të lidhen me nxënësit. Mësuesit kanë tendencë të japin projekte standarte, të krijojnë tema rreth gjërave që nxënësit nuk kanë interes  me të vërtetë. Të mësuarit se si ta lidhësh një temë me veten, nxënësit është çelësi për të mësuar. "


Por jo çdo projekt shkon ashtu si mendohet. Çdo nxënës ka një histori dështimi në një projekt të rëndësishëm të klasës, por mësuesit e tyre duhet t’i  inkurajojnë ata të mësojnë nga gabimet që do i ndihmonin në të ardhmen, ata mund të artikulojnë qartë atë që do të bënin ndryshe herën tjetër dhe madje edhe të qeshin për të. 

VLERËSIMI I PUNËS me projekte është një proçes i rëndësishëm i mësimit të bazuar në projekte, të ofron shumë mundësi për reagime nga mësuesit dhe nga kolegët. Nxënësit mësohen me dhënien dhe marrjen e kritikës çdo ditë dhe dëgjimin e tyre nga mësuesit dhe  ndërgjegjësimin se reagimet nuk janë fundi i procesit, por është një pjesë e përmirësimit të punës së tyre.

Po çfarë është mësimi i bazuar në projekte? (PBL)?

Mësimi i bazuar në projekte (PBL) është një metodologji me në qendër nxënësit që përfshin një qasje dinamike në klasë, në të cilën besohet se nxënësit fitojnë një njohuri më të thellë përmes eksplorimit aktiv të sfidave dhe problemeve të botës reale. Nxënësit mësojnë për një temë duke punuar për një periudhë të zgjatur kohore për të hetuar dhe për t'iu përgjigjur një pyetjeje komplekse, sfidë ose problem. Ai është një stil i mësimit aktiv dhe mësimit të bazuar në hetim. PBL bie në kontrast me memorizim me bazë letre, mësimdhënie, ose udhëzime të drejtuara nga mësuesi, por  paraqesin fakte të vërteta ose portretizojnë një rrugë të qetë për njohuri, duke paraqitur pyetje, probleme ose skenare.


PBL mbështetet në grupet e të mësuarit. Grupet e nxënësve përcaktojnë projektet e tyre, duke vepruar kështu, ata angazhojnë nxënësit, duke i inkurajuar ata që të marrin përgjegjësinë e plotë për mësimin e tyre. Kjo është ajo që e bën PBL konstruktiviste. Nxënësit punojnë së bashku për të arritur qëllime specifike. Kur nxënësit e përdorin teknologjinë si një mjet për të komunikuar me të tjerët, ata marrin një rol aktiv kundër një roli pasiv të transmetimit shabllon të informacionit nga një mësues, një libër ose interneti. Nxënësi vazhdimisht bën zgjedhje se si të sigurojnë, shfaqin ose manipulojnë informacionin. Teknologjia bën të mundur që studentët të mendojnë në mënyrë aktive në lidhje me zgjedhjet që ata bëjnë dhe ekzekutojnë. Çdo nxënës ka mundësi të përfshihet individualisht ose si grup.


Roli i mësuesit në të mësuarin e bazuar në projekte është ai i një lehtësuesi. Ata nuk heqin dorë nga kontrolli i mësimit të klasës, por zhvillojnë një atmosferë me përgjegjësi të përbashkët. Mësuesi duhet të strukturojë pyetjen / çështjen e propozuar në mënyrë që të drejtojë mësimin e nxënësit drejt materialeve të bazuara në përmbajtje. Mësuesi duhet të rregullojë suksesin e nxënësit me qëllime të përhershme dhe jo kalimtare për të siguruar që projektet e studentëve të mbeten të fokusuara dhe nxënësit të kenë një kuptim të thellë të koncepteve që po hetohen. Nxënësit janë përgjegjës për këto qëllime përmes reagimeve dhe vlerësimeve të vazhdueshme. Vlerësimi i vazhdueshëm dhe reagimet janë thelbësore për të siguruar që nxënësi qëndron brenda fushëveprimit të pyetjes, ngarjes që shtrohet në fillim te projektit dhe standardeve bazë, që projekti po përpiqet të transmetoj. Ndërsa vlerësimet formuese përdoren "për të qenë transparente për prindërit dhe studentët, ju duhet të jeni në gjendje të përcillni dhe të monitoroni vlerësimet formuese në vazhdim, që tregojnë punën ndaj atij standardi". 


Roli i nxënësit është të shtrojë pyetje, të ndërtojë njohuri dhe të përcaktojë një zgjidhje të vërtetë të çështjes / pyetjes së paraqitur. Nxënësit duhet të bashkëpunojnë duke zgjeruar aftësitë e tyre aktive të dëgjimit dhe duke i kërkuar atyre të angazhohen në komunikim duke u lejuar atyre të mendojnë në mënyrë racionale se si të zgjidhin problemet. PBL detyron studentët të marrin pronësinë e suksesit të tyre.


PBL integron njohuritë dhe elementet e kurrikulës bërthamë dhe zbatimin e  njohurive që ata dinë për të zgjidhur problemet autentike dhe për të prodhuar rezultate që kanë rëndësi. Ata përfitojnë nga mjetet digjitale për të prodhuar produkte të cilësisë së lartë dhe bashkëpunuese, fokusohet në  edukimin e nxënësit, një zhvendosje në nevojat e botës globale, e cila shpërblen aktivet e paprekshme, si lëvizja, pasioni, kreativiteti, ndjeshmëria dhe elasticiteti. Nuk mund të mësohet nga një libër mësimi, por duhet të aktivizohet nëpërmjet përvojës. Mësimi i bazuar në projekte është një perspektivë gjithëpërfshirëse e përqendruar në mësimdhënien duke angazhuar nxënësit në hetime, në kuadër të së cilës nxënësit ndjekin zgjidhje për problemet duke pyetur dhe rafinuar pyetjet, duke debatuar ide, duke bërë parashikime, ose eksperimente, mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, nxjerrjen e konkluzioneve, komunikimin e ideve dhe gjetjeve të tyre me të tjerët, duke kërkuar pyetje të reja dhe duke krijuar objekte. Baza e PBL qëndron në origjinalitetin ose aplikimi në jetën reale të hulumtimit. Nxënësit  punojnë si ekip dhe u është dhënë një "pyetje drejtuese" për t'iu përgjigjur, pastaj të drejtuar për të krijuar një produkt final (ose artefakt) për të paraqitur njohuritë e tyre të fituara. Produkti final mund të përfshijnë një shumëllojshmëri të mediave të tilla si shkrime, arti, vizatime, përfaqësime tre-dimensionale, video, fotografi ose prezantime të bazuara në teknologji.


Përkrahësit e mësimit të bazuar në projekte përmendin përfitime të shumta për zbatimin e strategjive të saj në klasë - duke përfshirë një thellësi më të madhe të kuptimit të koncepteve, një bazë më të gjerë të njohurive, komunikim të përmirësuar dhe aftësi ndërpersonale / sociale, aftësi të zgjeruara të lidershipit. Një përkufizim tjetër i të mësuarit të bazuar në projekte përfshin një lloj mësimi, ku nxënësit punojnë së bashku për të zgjidhur problemet e botës reale në shkollat dhe komunitetet e tyre. Zgjidhja e suksesshme e problemeve shpesh kërkon që nxënësit të nxjerrin mësime nga disa disiplina dhe t'i zbatojnë ato në një mënyrë shumë praktike. 


Hulumtimi ka treguar se nxënësit në klasave të mësimit të bazuar në projekte marrin rezultate më të larta se studentët e klasave tradicionale "


Mësimi i bazuar në projekte është një metodë mësimore në të cilën studentët fitojnë njohuri dhe shkathtësi duke punuar për një periudhë të zgjatur kohe për të hetuar dhe për t'iu përgjigjur një pyetje, problem apo sfidë autentike, të angazhuar dhe komplekse. Projektet janë të përqendruara në qëllimet e të mësuarit të nxënësve dhe përfshijnë elementët thelbësor të strukturës së projektit:


Njohuritë kryesore, mirëkuptimi dhe aftësitë e suksesit - Projekti është i fokusuar në qëllimet e të nxënit të nxënësve, duke përfshirë përmbajtje dhe aftësi të bazuara në standarde si për shembull mendimi kritik / zgjidhja e problemeve, komunikimi, bashkëpunimi dhe vetë-menaxhimi.


Problem sfidues apo pyetje - Projekti është i bazuar në një problem kuptimplotë për të zgjidhur ose një pyetje për t'u përgjigjur, në nivelin e duhur të sfidës.

Hulumtimi i qëndrueshëm - Nxënësit angazhohen në një proces rigoroz, të zgjeruar të pyetjeve, gjetjes së burimeve dhe aplikimit të informacionit.

Origjnaliteti- Projekti përmban kontekstin e botës reale, detyrat dhe mjetet, standardet e cilësisë ose ndikimin - ose flet për shqetësimet personale, interesat dhe çështjet e nxënësve në jetën e tyre.

Nxënësit sygjerojnë dhe zgjedhin - Studentët marrin disa vendime rreth projektit, duke përfshirë atë se si ata punojnë dhe çfarë krijojnë.

Reflektim - Nxënësit dhe mësuesit reflektojnë në të mësuarit, në efektivitetin e hetimeve dhe aktiviteteve të projektit, në cilësinë e punës së nxënësit, në pengesat dhe si t'i kapërcejnë ato.

Kritika dhe Rishikimi - Studentët japin, marrin dhe përdorin reagime për të përmirësuar procesin dhe produktet e tyre.

Produkti publik - Nxënësit bëjnë punën e tyre të projektit duke shpjeguar, shfaqur dhe / ose paraqitur atë për njerëzit jashtë klasës.


(Erviola Ndreko Konomi, Portali Shkollor)

24,458 Lexime
7 vjet më parë