"Tri lëndë në gjashtë orë"

"Matja", matematikë IV

Sipërfaqja e drejtkëndorit dhe e katrorit janë dy tema që i përkasin kapitullit “Matjet” në matematikën e klasës së katërt. Ditari për këto dy tema u përgatit nga mësuesi Neritan Durro, shkolla 9-vjeçare, “Martin Camaj”, Shkodër.

Model 

Plani- ditor                                       

Lënda: Matematikë

Kapitulli: VIII - Matja

Klasa:  IV

Mësues: Neritan Durro 

Shkolla 9-vjeçare, “Martin Camaj”, Shkodër

Tema: 6.5 Sipërfaqja e drejtkëndorit

           6.6 Sipërfaqja e katrorit

Objektivat: Në fund të orës, nxënësi të jetë i aftë:

• Të gjejë sipërfaqen e drejtkëndorit duke shumëzuar dy përmasat e tij.

• Të gjejë përmasat e drejtkëndorit kur jepet sipërfaqja e tij.

• Të gjejë sipërfaqen e drejtkëndorit, kur jepet perimetri i tij dhe një ose asnjë brinjë.

• Të gjejë sipërfaqen e katrorit kur jepet perimetri i tij.

• Të gjejë perimetrin e katrorit me shumëzim.

• Të shkruajë formulat për gjetjen e perimetrit dhe sipërfaqeve te katrorit dhe drejtkëndorit.

Koha: 90 minuta

Terma kyç: gjetja e sipërfaqes së katrorit dhe drejtkëndorit, formulë e perimetrit dhe e sipërfaqes.

Mjete: teksti, fleta e punës, vizore, laps plumbçe, fletore, shkumësa me ngjyra. 

Aftësitë: Të kuptuarit, të vizatuarit, të arsyetuarit, të shkruarit, të argumentuarit.

Metodologjia:


Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Koha
Parashikimi (nxitja për të nxënë) Harta e konceptit Diskutim idesh Punë me të gjithë klasën   10’
Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes)   Mendo-krijo në dyshe-diskuto Ndërtim i shprehive studimore   Punë në dyshe   35’
Perforcimi (konsolidimi i të nxënit)   Shkrim i shpejtë Përforcim i konceptit   Punë individuale   45’

                                                Zhvillimi i mësimet

1-Parashikimi: (Diskutim për njohuritë – Marrëdhënie pyetje –përgjigje-10’)

Hapi i parë: U kërkohet nxënësve të rikujtojnë se si kanë vepruar për të gjetur sipërfaqen e drejtkëndorit dhe të katrorit.

Hapi i dytë: U drejtohen pyetjet;

- Sa përmasa ka drejtkëndori? Pse?

- Sa përmasa ka katrori? Pse?

Cilat janë njësite matëse për sipërfaqet e drejtkëndëshit dhe katrorit?

Nxënësit formulojnë rregullën e gjetjes se sipërfaqeve të drejtkëndorit dhe të katrorit.

Sipërfaqja e drejtkëndorit→                        S= gjatësi × gjerësi

Sipërfaqja e katrorit→                                  S= brinjë × brinjë

Pyeten nxënësit:

Cila është formula për gjetjen e perimetrit të drejtkëndorit me brinjë a cm, b cm?

Cila është formula e gjetjes së katrorit me brinjë a cm?

Po njësite matëse të tyre cilat janë?

Hapi i tretë: U tregohet nxënësve se si e kanë mësuar të matin sipërfaqet e drejtkëndorit dhe të katrorit.

2- Ndërtimi i njohurive: (Mendo-Krijo-Diskuto, Punë në dyshe – 35’)


Hapi i parë: Nxënësit hapin librat. Punojnë ushtrimet e librit.


Hapi i dytë: Diskutojnë në dyshe zgjidhjet e ushtrimeve duke argumentuar zgjidhjen e saktë.


Hapi i tretë: U jepet një shembull për gjetjen e sipërfaqes se katrorit kur jepet perimetri i tij. 

a. për katrorin 

b. P=12 cm

      b=?

brinja = 12 cm : 4 = 3cm (gjendet në fillim brinja)

S= 3 cm ˑ 3 cm = 9cm2   (pastaj sipërfaqja) 


Hapi i katërt: Diskutime për njohuritë e marra.

Përforcimi: (Punë individuale-Diskutim – 45’)


I. Punë individuale (15’)

Hapi i parë: Nxënësit plotësojnë ushtrimet e fletës së punës.


II. Punë e pavarur (20’)

Hapi i dytë: Nxënësit punojnë në fletore ushtrime e mëposhtme;

U1: Gjej perimetrin e drejtkëndëshit me brinjë 6cm dhe 8cm.

U2: Gjej sipërfaqen e katrorit me P=16cm.

U3: Gjej sipërfaqen e drejtkëndëshit me perimetër P= 30 cm, ku gjatësia e tij është dyfishi i gjerësisë.


III. Diskutim (10’)

Hapi i tretë: Nxënësit diskutojnë për detyrën e klasës.


Detyrë shtëpie: Punimi i detyrës së dhënë në libër.


Vlerësimi 

Nxënësi vlerësohet për:

- për diskutimet gjatë orës.

- për bashkëveprimin në grup.

- për punën e pavarur.

(Portali Shkollor)

9,719 Lexime
6 vjet më parë