zbavitje

Loja, aktivitet kreativ dhe kërkim i vetes

Loja është e lidhur direkt me egzistencën. I vogli i gjitarëve po nuk luajti, nuk mbijeton.

Loja është e lidhur direkt me egzistencën. I vogli i gjitarëve po nuk luajti, nuk mbijeton.

Fillimet e lojës te njeriu, janë të lidhura me ritet e vdekjes.

Luajnë vetëm ata të vegjël që e kanë të siguruar ushqimin.

Loja aktivitet kreativ dhe kërkim i vetes.

Relaksim në kushte besimi të bazuara në eksperiencë.

Aktivitet kreativ fizik dhe mendor (artet, sportet, dhe filozofia).

Eksperienca nëpërmjet lojës, baza e të kuptuarit të vetes.

Loja në thelb është dhe harresë, të bërit sikur pjesa më kreative e lojës.

Fëmija që të realizojë veten, ta njohë dhe ta vendos në gjendje pune, i duhet energji që e ka dhe organizim që do e mësojë. Dhe forma më e mirë për të mësuar organizimin dhe kanalizuar energjinë, është loja.

Loja dhe fantazia

Fantazia ka një rol të veçantë në lojë.

Fillon të luajë me duart dhe zërin.

Me zërin fillimisht imiton zhurmat, që dëgjon në trupin e tij dhe më pas imiton nënën, tingujt dhe fjalët që ajo artikulon.

Fëmija dhe koha

  • Fëmija në 0-1 vjeç mëson aq sa një i rritur mëson në njëzet vjet.
  • Në moshën 0-5 vjeç merr 60% te informacionit të gjithë jetës.

Loja dhe gjuha, njeriu si person, mendimi dhe fjala

Loja është gjuha e fëmijës.

Vizatimi i eëndrrës i cili zhvillon fantazinë, memorjen dhe nëpërmjet zhvillimit të dialogut i rritur-i parritur nxit fjalorin dhe kanalizon frikën. Si dhe zbulimin e një realiteti të brendshëm personal të fëmijës. Dhe kjo ndihmon fëmijën të njohë, të zhvillojë, ose jo, personin që është brenda tij.

Relaksim në kushte besimi të bazuara në eksperiencë.

Loja dhe lodrat

Loja krijon kushte ideale paqeje, sigurie dhe qetësie. Në lojë nuk ka paragjykim por bashkëpunim.

Lojën nuk e bëjnë lodrat, por lodrat marrin vlerë kur fëmija i përfshin në lojë. Në momentin që fëmija nuk i përfshin në lojë ato janë thjesht sende.

Loja për fëmijën është e barazvlefshme me punën e të rriturit. Madje, sikur i rrituri ta merrte punën me aq seriozitet, sa merr fëmija lojën, kjo botë do të ishte ndryshe. Këto janë citate të disa njerëzve të mençur.

Çdo send që përfshihet në lojë është kthyer në lodër, por kur fëmija është i mërzitur, kur ndihet vetëm dhe i inatosur, librat, lodrat apo sendet bëhen pre e shkatërrimit të tij.

Shkarkim inati, ose kanalizim agresiviteti, organizim dhe kënaqësi.

Kur fëmija ndihet vetëm, i humb besimi, vlerësimi (pra gati-gati nuk ka lidhje me veten), dhe ndihet i poshtëruar, sillet me veten dhe lodrat si sillen të tjerët me fëmijën.

Kur fëmija shkatërron nuk ka më lojë.

Fëmija i neglizhuar gris libra dhe shkatërron lodra.

(Nga Lira Gjika, pediatre)

3,252 Lexime
8 vjet më parë