Llojet e mësimdhënësve sipas sjelljes në punë!
Orientimi në punë do të thotë shkalla e qëndrueshmërisë së tendencës së një punëtori të kërkojë qëllimet dhe shpërblimet e punës, pavarësisht natyrës dhe përmbajtjes së punës
Kjo është një sjellje e të punësuarve në shkollë e cila motivohet nga faktorë të ndryshëm të mjedisit, në veçanti nga qartësia e qëllimit të punës dhe nga shpërblimi i punës. Orientimi në punë do të thotë shkalla e qëndrueshmërisë së tendencës së një punëtori të kërkojë qëllimet dhe shpërblimet e punës, pavarësisht natyrës dhe përmbajtjes së punës. Kjo karakteristikë e sjelljeve më tepër është studiuar nga sociologët se sa nga psikologët. Studimet kanë treguar se ekzistojnë kategori të ndryshme të njerëzve me orientim ndaj punës. Në përgjithësi dallohen katër lloje të punëtorëve me orientim të ndryshëm në punë:
“Duan por nuk dinë”- këta duan të punojnë por janë të papërgatitur për punë dhe nuk e kryejnë punën si duhet;
“Dinë por nuk duan” – këta janë të përgatitur për punë, por janë të pa motivuar për punë, nuk duan të punojnë, dhe puna nuk kryhet mirë;
“Duan edhe dinë” – këta janë të përgatitur edhe janë të motivuar të punojnë, pavarësisht kushteve, përmbajtjes dhe vlerësimit të punës;
“As nuk duan as nuk dinë” – këta janë të papërgatitur edhe janë të pamotivuar për punë. Efekti i tyre në punë është shumë i vogël, janë të padobishëm për shkollën.
Detyra e menaxhmentit të shkollës është që ta analizojë dhe ta bëj një listë orientuese se çfarë i motivon mësimdhënësit e shkollës, t’u krijojë mundësi të gjithëve të jenë të motivuar për punë dhe të jenë të përgatitur ta kryejnë punën me cilësi. Në bazë të hulumtimeve të bëra faktorët që i motivojnë mësimdhënësit për punë janë:
Pagesa dhe shpërblimet e ndryshme për punën e bërë;
Disiplina e nxënësve në shkollë;
Klima e hapur dhe e ngrohtë;
Mjetet e mësimdhënies;
Autonomia në punë.
(Portali Germa)
Teste vlerësimi për klasën e parë
Teste për klasën V, gjuhë shqipe, matematikë dhe dituri natyre, periudha I
Si të përpilojmë një procesverbal