Lexim jashtë klase "Atdheu im"
Lexim jashtë klase, me temë "Atdheu im". Në këtë projekt përfshihet një gamë e gjërë dijesh, duke nisur nga historia, gjeografia, letërsia, ku nxënësit kanë mundësi të marrin informacione të ndryshme dhe testohen rreth tyre.
Tema : Atdheu im
Ku ndodhet atdheu im?
a. Vendndodhja gjeografike
Republika e Shqipërisë, është shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në pjesën jugperëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në perëndim me Republikën e Maqedonisë dhe në jug me Greqinë. Në perëndim laget me detet Adriatik dhe Jon dhe ndodhet vetëm 78 km larg Italisë 2,9 milion banorë. Kryeqyteti i saj është Tirana.
Kuptojmë përmbajtjen ( 4 pikë )
1.Në cilin kontinent shtrihet Shqipëria?
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
2.Në cilën pjesë të Ballkanit ndodhet Shqipëria?
………………………………………………………………………………………………………….
3.Cilat janë shtetet me të cilat kufizohet Shqipëria?
____________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________
4.Cili është kryeqyteti i Shqipërisë?
……………………………………………………………………………………………………………..
Paraqit me vizatim pozicionin gjeografik të Shqipërisë
a. Relievi (uljet dhe ngritjet e sipërfaqes së tokës)
Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos.
Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojne, njëkohësisht, lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut.
Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunës deri në Kepin e Gjuhëzes. Në gjirin e Vlorës e në drejtim të jugut, bregdeti është i lartë, shkëmbor, ku dominon mali i Karaburunit.
Gjiret kryesore të Shqipërise janë: gjiri i Drinit, i Lalzit, i Durrësit, i Karavastasë dhe i Vlorës, në hyrje të së cilës gjendet ishulli i Sazanit.
Relievi i Shqipërisë është kryesisht malor.Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përben edhe majën më të lartë të Shqipërisë).
Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën e klimës mesdhetare, me dimër të shkurtër e të butë dhe me verë të nxehtë e shumë të thatë. Klima e Shqipërisë ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperaturë, reshje, ndriçimin diellor, lagështirën e ajrit, etj.
1.Plotëso fjalitë me fjalët dhe me grupet e fjalëve
⦁ Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi …………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
⦁ Luginat e saj më të gjëra janë
…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
⦁ Lartësitë më të mëdha gjenden në
…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
⦁ Klima e Shqipërisë ka ndryshime të mëdha
…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
2.Ngjyros në hartë e Shqipërisë me blu detet liqenet dhe lumenjtë. Me kafe malet dhe me të gjelbër fushat.
c.Lashtësia
Mendohet që rrjedha parahistorike e shqiptarëve të jetë nga një fis i stërlashtë indo-evropian me emrin "pellazgë". Shumë njerëz i quajnë shqiptarët pasardhës të drejtpërdrejtë të një fisi të lashtë ilir, me emrin "Albani", ose "Albanët" i cili ishte i vendosur në Shqipërinë e sotme.
Disa të tjerë mendojnë se Shqiptarët dhe ilirët janë pasardhës të pellazgëve, që kanë jetuar mijëra vjet para Krishtit.
Pellazgët
Pellazgët ishin një popull i lashtë indo-evropian që sipas disa shkrimeve të lashta të lëna nga (Homeri, Herodoti, Tukididi etj.) jetonin në pellgun e Egjeut dhe në bregdetin perëndimor të Azisë së Vogël, në Peloponez, në Greqinë Qendrore, në Thesali dhe në afërsi të këtyre viseve.
Ilirët
Ilirët, banonin që nga pjesa veri-perëndimore e Detit Adriatik deri në Detin Jon, si dhe përgjatë kufirit tokësor të Gadishullit Ilirik me Dalmatët, Maqedonasit dhe Helenët të lashtë.
Shqiptarët ndahen në dy grupe mëdha gjuhësore: Gegët edhe Toskët, që përveç disa ndryshimeve në gjuhë dallojnë edhe në kulturë dhe në besimin fetar. Toskët shtrihen në Jug të vendit dhe ndahen në Myslimanë (Suni dhe Bektashi) dhe në të Krishterë Ortodoksë, kurse Gegët shtrihen në Veri dhe ndahen në Myslimanë (shumica dërrmuese Suni dhe pakica Bektashi) dhe në të Krishterë Katolikë.
1. Kuptojmë përmbajtjen ( 4 pikë )
Nga cili fis stërlashtë është origjina shqiptare?
……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….
Ku jetonin pellazgët?
………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
2.Plotëso fjalitë
Ilirët, banonin që nga pjesa veri-perëndimore e Detit Adriatik …………………………………..
…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….
3.Në sa grupe të mëdha gjuhësore ndahen shqiptarët?
………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
HARTA E BALLKANIT
2.Vizo me vija me ndërprerje kufinjtë e Shqipërisë në hartën e ballkanit
3.Shkruaj tri fjali për Shqipërinë
………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
Lexo thëniet e mençura për atdheun
1.Atdheut nuk i shërbejnë të gjithë në të njejtën mënyrë, por secili e bën atë që di dhe ç’i ka dhënë Zoti.”
– Johann W. Goethe
2.“Madhështia e një populli nuk matet nga numri i banorëve, ashtu siç nuk matet madhështia e njeriut nga gjatësia e trupit të tij.”
– Viktor Hygo
3.“Kokën dhe këmbët mbështeti gjithnjë në truallin tënd.”
– Thënie afrikane
4. “Ai që nuk i përket atdheut, nuk i përket as njerëzimit.”
– Xhon dos Pasos
5. Atdhe është ajo tokë, të cilën shumë të tjerë në këtë botë nuk e kane dhe do të jepnin çdo gjë për ta pasur atë.
6.Sa shumë flitet e shkruhet për atdheun, vendi ku lind, ku lindën të parët e tu, prindërit, gjyshërit, stërgjyshërit.
7. Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të
N.Frashëri
8. Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’u qëndrojë topave më të fortë
S.Frashëri
9. Mos pyet se ç’do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç’mund të bësh ti për të
Kenedi
10. Nuk e braktis atdheu njerinë, por njeriu atdheun
Bloku
11. Është kënaqësi dhe nder të vdesësh për atdhe! Edhe më kënaqësi është të jetosh për të
Horaci
12. Kush nuk i takon atdheut të vet, nuk i takon as njerëzimit
Bjelinski
13. O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut
Euripidi
14. Atdheu është vendi ku kemi lindur e jetojmë ne dhe ku kanë jetuar të parët tanë, vendi ku banon prej kohësh një popull a nje komb.
15. Atdheu është dashuri, vuajtje, dhimbje. Është historia jonë, ngjarjet e ngulitura ndër shekuj në kujtesën e kombit tonë, është gjuha jonë, flamuri yne, është identiteti ynë, jane rrënjët tona, traditat, doket e zakonet, ritualet tona, ADN-ja jone.
16. Atdhe jane Cikli i Këngëve te Kreshnikëve, bëmat e Skënderbeut e trimave të tjerë ndër shekuj, vaji i të porsalindurve.
17. Atdheu është vendi ku balta është më e ëmbël se mjalta, siç janë shprehur mendjet e ndritura të kombit tonë shekuj më parë.
18. Atdheu është vendi i përshkruar, i kënduar bukur me plot ndjenja atdhetare ne poezinë e fuqishme të Çajupit, “Memedheu”, me vargjet emblematike: “Mëmëdhe quhet toka, ku me ka rene koka…”
1. Shkruaj tri thënie të mençura për atdheun..
a.……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
b……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
c……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
2.Jepni kuptimin e njërës prej fjalëve të urta.
……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
Lexo fjalët e urta për atdheun
Atdheu e nana nuk harrohen- TROPOJË
Atdheu mbi të gjitha- VLORË
Balta më e ëmbël se mjalta- GJIR
Bijë vendi pikë argjendi- BERAT
Bukë e hi në shtëpi- PËRMET
Çdo hi në vatrën e tij- JUG
Çdo zog kërkon folenë e tij- JUG
Derë e botës s'është strehë e kokës- JUG
Duaje atdhenë si shqipja folenë- JUG
Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë- KOR
Dy duar për një kokë, koka për atdhenë- KOR
Dheu zhuritet por bari mbin përsëri- JUG
Fjala në vend të huej, bahet gur- VERI
Guri i rëndë në vend të vet- PËRMET
Gjeli në pleh të tij këndon më mirë- KORÇË
Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit- JUG
Gjuha bashkon kombin- JUG
Gjuha ruhet atje ku shkruhet- KORÇË
Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një mua- KOSOVË
Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le- SHKODËR
Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë- BERAT
Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë- MAT
O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti- ÇAMËRI
Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim- VERI
Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë- LABËRI
Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut- KOSOVË
Besë e shqiptarit si purteka e arit- JUG
Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë- JUG
Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan- VERI
Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë- JUG
Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj- JUG
Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then- KOSOVË
Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën- VLORË
Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë- KOSOVË
Shqiptari për mik asht tret e asht fik- KOSOVË
Shqiptari s'ha pulë të ngordhur- JUG
Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë- VLORË
Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri- SKRAPAR
Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë- TIRANË
Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep- KOSOVË
Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh- JUG
Shqiptari s'e han trupin me bukë- VLORË
Toskë e gegë, pemë nga një degë- GJIROKASTËR
Kush rren shtetin, rren vetin- TROPOJË
1.Shkruaj katër fjalë të urta që të pëlqejnë më tepër.
a.……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
b……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
c……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
ç……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
2.Jepni kuptimin e njërës prej fjalëve të urta.
……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
Lexo poezitë për atdheun
Atdheu | |
---|---|
O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka Më je nënë, më je motër, më je vlla. Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je, Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé. Ty përditë të pat parë ime nënë, Dheu yt në fund atë e pati ngrënë. Nëmëruar t’i pat lulet syri i saj. Te ti lindi, te ti vdiq ajo pastaj. Ti i ke parë gjysh stërgjyshërit e mi, Edhe eshtërat tretur ua ke po ti. | Nga ti, o shpirt-o kurrë s’qenë ndarë. Pranë teje patën qeshur, patën qarë. Nëna ime vdiq, ndaj ty të kam sot nënë, Nënë që s’ke vdekje kurrë, faqehënë, Numri prapë në vend mbetet kurdoherë. Begatoje, o Zot, ti këtë vend! Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend! Hi u bëfshin gjithmon’ armiqtë e tij! Gas përjetë paçin zotërit e tij! I begatë, i lulëzuar qoftë ai, Një të ardhme pastë plot me lumturi! - poezi nga Naim Frashëri |
Poezi Për Atdheun Dua Mbi bar dua të prehem, të këndoj, të dëfrehem, të shoh rreth bagëtinë, kur hanë dhe pinë; të shoh fushat e blerta, bimët kur i fryen era, njërzit kur punojnë dhe çupat kur këndojnë! | Ah, dua dhe lulet, kur i shfaqin pekulet, dhe fluturat që venë, mbi to dua të jenë; bilbili t'ia thotë nën diellin e ngrohtë | Dua dhe Shqipërinë, se atje kam shtëpinë, kur rrija nëpër ferrat edhe lozja me shqerrat për këtë kam dëshirë dhe s'dua më mirë, atje dua të shkoj, sa të jem e të rroj! - poezi nga Asdreni |
---|---|---|
Poezi Për Atdheun I Dashur Atdhe Me vite jam larguar, i dashur Atdhe, por nuk të kam harruar, se shumë i ëmbël je. | Kjo zemra më këndon për ty, o Shqipëri, por prapë më lëngon, se je në varfëri. | Të fala të dërgoj, këndej ku jam Atdhe, gjithnjë po të kujtoj, se birin tënd më ke. - poezi nga Asdreni |
Poezi Për Atdheun Atdhe me male të larta Ti që më linde që djalë Dergomë një grusht me baltë Ta puth e të nxjerr mallë | Në dhe të huaj besoma Zemra më është mallëngjyer Dërgoma një gurë dërgoma Ta vë jastëk ndënë krye | |
Pa atdhe | Pa atdhe | Pa atdhe |
---|---|---|
Pa atdhe nuk ka emër, Pa atdhe nuk ka liri, Pa atdhe je I braktisur, Pa atdhe s’ke krenari | Pa atdhe je I humbur, Ku s’të njeh asnjeri, Pa atdhe nuk ke gjuhën Ku të flasësh me dashuri | Pa atdhe të gjithë të tallin , Të përçmojnë dhe të largojnë, Pa atdhe nuk ke as varrin, Që në dhe të mbulojnë. |
3. Jep mendimin tend. Komento.
Fjala e urtë | Komenti |
---|---|
Duaje atdhenë, si shqiponja folenë. |
Materialin mund ta shkarkoni më poshtë
(Përgatiti: Violeta Nipolli; Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11