Letër nga një Babagjysh i lezetshëm

Festat e fundvitit janë të mbushura me magji! Të gjithë i presin me padurim, e sidomos fëmijët! Madje festat i bëjnë pak fëmijë edhe të rriturit!

Shumë javë përpara fëmijët përgatiten për letrën me dëshira që do t’i shkruajnë Babagjyshit! Madje i ndryshojnë dëshirat përditë. E në këto ditë festash, Babagjyshi bëhet njeriu më i dashur për ta! Dikush i kërkon një makinë, dikush një kukull, dikush një arush, një tjetër do që Babagjyshi t’i sjellë një slitë me drerë si e tija! Dëshirat e tyre janë të pafundme, ashtu si fantazia e tyre! Një vajzë 4-vjeçare, që quhet Amel, i ka shprehur një dëshirë paksa të veçantë Babagjyshit këtë vit! Ja dhe dëshira e Amelit dhe përgjigjja e Babagjyshit më të lezetshëm në botë: 

I DASHUR BABAGJYSH,

UNË DUA QË TI TË MË SJELLËSH NJË BARBI DHE NJË MAMI E BABI TJETËR, QË TË MË LËNË TË SHOH “BANG-BANG” GJITHË DITËN!

TË LUTEM, MA PLOTËSO DËSHIRËN!

AMELI

Në mbrëmje, Babagjyshi me slitën e tij është ndalur mbi çatinë e shtëpisë së Amelit, ka hyrë nga oxhaku dhe i ka lënë poshtë pemës dhuratën dhe një letër për të!

Portali Shkollor i uron Amelit gëzuar festat!

6,209 Lexime
8 vjet më parë