Kujtesa te nxënësit, mënyra praktike përmirësimi
Kujtesa e fortë për nxënësit luan rol të rëndësishëm, pasi nëpërmjet saj ata do të mund të arrijnë rezultate të shkëlqyera në mësime. Por te disa prej tyre ajo nuk është edhe aq e fortë. Në ju sjellim këshilla praktike nga ekspertë të huaj.
Kujtesa është aftësia e trurit që të mbajë, ruajë, të rendisë informacionet dhe t´i rikthejë ato. Por, le të themi se, në momentin që ky zinxhir prishet, është e nevojshme të ndërhyni me disa veprime ose mos veprime psikologjike të cilat do t’ju ndihmojnë ta përmirësoni atë. Në ju sjellim disa këshilla praktike nga ekspertë të huaj të bëra bashkë në artikullin në fjalë.
Kushtojini vëmendje gjërave që bëni. Shpesh kur harrojmë diçka, kjo nuk ndodh se kemi humbur kujtesën, por se nuk e kemi mësuar atë gjë në mënyrën e duhur. Nëse i kushtoni vëmendje të plotë asaj që përpiqeni të mësoni, keni më shumë gjasa që ta mbani mend më vonë.
Krijoni lidhje. Lidheni atë që përpiqeni të mësoni me informacionet tuaja ekzistuese. Për shembull, kur mësoni përmendësh tabelën periodike të elementëve kimikë, është më e lehtë të mbani mend se Ag=Argjend, i takon metalit me të njëjtin emër latinisht argenium. Gjithashtu mund të ishte me vlerë të dinit se Argjentina e ka marrë emrin e saj nga eksploruesit e hershëm evropianë që mendonin se ky rajon ishte i pasur në argjend (në fakt popullsitë vendase e kishin importuar argjendin nga vende të tjera).
Një figurë vlen sa njëmijë fjalë. Informacioni i shprehur me emra dhe me shifra mbahet mend më lehtë nëse e lidhni me një imazh. Përpjekjet që bëni për të gjeneruar imazhin, forcojnë kujtesën. Për shembull në orën e historisë së artit, mund t’ju duhet të mbani mend se Maneti ishte i specializuar për të pikturuar figura, kurse bashkëkohësi i tij, Moneti ishte i famshëm për pikturat e mullarëve të barit dhe zambakëve të ujit. Mendoni njerëzit e rreshtuar në stilin akrobat për të krijuar shkronjën “A” për Manetin dhe zambakët e ujit të vendosur në një kurorë për të formuar germën “O” për Monetin.
Të ushtruarit të bën ekspert. Ka arsye pse fëmijët e kopshtit ushtrohen për ABC-në dhe fëmijët e shkollës fillore për tabelën e shumëzimit. Kujtesa për faktet forcohet me anë të përsëritjes. I njëjti parim vlen edhe për kujtesën e aftësive të tilla si drejtimi i biçikletës dhe xhonglimit, ato përmirësohen me anë të praktikës.
Përdorni veshët. Në vend që ta lexoni informacionin në heshtje, lexojeni atë me zë të lartë. Kështu, do ta kodoni informacionin me veshë dhe me sy. Mund të përpiqeni edhe ta shkruani atë. Shkrimi aktivizon sisteme shqisore dhe ju detyron të mendoni për fjalët që do të kopjoni.
Pakësoni mbingarkesën. Nëse nuk arrini të mbani mend gjithçka, përdorni mjetet ndihmëse, si shënimet, kalendarët, dhe agjendat elektronike për të mbajtur mend datat dhe detyrimet. Kjo do t’ju çlirojë dhe do të bëjë të mundur që ju të rrisni përqendrimin në situata të tjera ku nuk lejohet përdorimi i mjeteve ndihmëse, për shembull në provim.
Ecuria në kohë. Mbajtja mend e fakteve nuk varët vetëm nga sjellja ndërmend e kohës dhe e vendit të saktë ku e keni mësuar atë fakt. Megjithatë nëse nuk jeni në gjendje të sillnin ndërmend një fakt të caktuar, përpiquni të sillni ndërmend vendin ku e dëgjuat për herë të parë. Nëse jeni në gjendje ta përfytyroni mësuesen e historisë në shkollë të mesme duke ju dhënë mësime për Napoleonin, atëherë gjasat janë që t’ju vijnë në mendje ato që ajo ju ka thënë lidhur me shkaqet e luftërave të zhvilluara prej tij.
Flini gjumë. Dy të tretat e Amerikanëve nuk flenë gjumë sa duhet dhe, për pasojë, janë më pak të aftë të përqendrohen gjatë ditës, çka ua vështirëson kodimin e informacioneve të reja dhe nxjerrjen nga kujtesa të informacioneve të vjetra. Gjithashtu gjumi është i rëndësishëm sepse e ndihmon trurin të organizohet dhe të depozitojë kujtimet.
Përpiquni të përdorni rimën. Ju duhet të mësoni një varg të gjatë informacioni rastësor? Krijoni një poezi (edhe më mirë një këngë), që ka brenda informacionin.
Relaksohuni. Nganjëherë, sforcoja për të sjellë diçka ndërmend jep më pak rezultat sesa heqja e mendjes nga ky fakt. Shpesh ndodh që informacioni vjen në mendje papritmas më vonë. Nëse gjatë provimit bllokoheni në një pyetje, lëreni atë pyetje dhe vazhdoni më poshtë. Kthejuni pyetjes më vonë dhe ndoshta këtë herë do ta keni më të lehtë të sillni ndërmend informacionin përkatës.
(Burimi: Gluck, M.A; Mercado, E. & Myers, C. 2008, Përgatiti N.A.Biçaku, Portali Shkollor)
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Rëndësia e bashkëpunimit shkollë-familje
Shembuj se si mund të përpiloni një CV