"Tri lëndë në gjashtë orë"

“Kthimi i Skënderbeut në Krujë”, studim teksti, letërsi X

Planifikimi i orës së mësimit 90 minuta për studimin e tekstit “Kthimi i Skënderbeut në Krujë” është hartuar nga mësuesja Shqiponja Bizhga, gjimnazi "P. N. Luarasi" Tiranë.

Data: ______________

PLANIFIKIMI DITOR 

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi

Lënda: Letërsi

Shkalla: V

Klasa:

Mësuese: Shqiponja Bizhga

Gjimnazi "P. N. Luarasi" Tiranë

Rubrika: Letërsia e vjetër shqipe

Tema: Studim teksti: “Kthimi i Skënderbeut në Krujë” (“Historia e Skënderbeut”; Marin Barleti)


Situata e të nxënit:   


Ora e parë

Mësuesja reciton vargjet e poemës “Histori e Skënderbeut” e N. Frashërit: “Krujë, o qytet i bekuar,/prite, prite Skënderbenë …”


Ora e dytë

Ç’mbresa ju la fjalimi i Skënderbeut? Pse?

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:

Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit: bashkëbisedon për temën; 

Kompetenca e të menduarit: prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes, të klasifikimit të informacioneve:

Kompetenca e të nxënit: demonstron shkathtësi në lexim‐shkrim, në jetë, në kryerjen e detyrave.

Kompetenca personale: analizon përparësitë dhe dobësitë personale; evidenton masat për përparim personal;

Kompetenca qytetare: diskuton për çështje shoqërore;

Kompetenca digjitale: përdor mjetet digjitale. Fjalët kyçe: Barleti, “Histori e Skënderbeut”, N. Frashëri, fjalimi i Skënderbeut, Krujë, mesazh, humanist, atdhetar, liri, atdhe, nder, ligjërim shprehës, bindës, mjete artistike, stilistike, gjuhësore, strategji, teknika etj.

Burimet dhe mjetet mësimore: Letërsia 10; “Pegi”, “Historia e Skënderbeut”; Marin Barleti, literaturë, internet, tabela, shkumësa, fletore. 

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: TIK, Histori. 

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:    

- lexon dhe reciton në mënyrë shprehëse fragmentin e dhënë;

- interpreton shprehje dhe fjali nga teksti;

- dallon mesazhet humaniste dhe patriotike të veprës;

- kthen fragmentin nga ligjërata e drejtë në të zhdrejtë;

- analizon strategjitë, mjetet gjuhësore-stilistike të ligjërimit shprehës, bindës të Skënderbeut;

- harton një ese me temën e dhënë sipas standardeve të përmbajtjes, strukturës, gjuhës dhe stilit.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimesh, Lexim i drejtuar, Praktikë e drejtuar, Diskutim+kllaster, Punë në grup, Ditari tripjesësh, Përmbledhje e strukturuar.


ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT


ORA I

I. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: 

Stuhi mendimesh:

Mësuesja reciton vargjet e poemës “Histori e Skënderbeut” e N. Frashërit:

“Krujë, o qytet i bekuar,/prite, prite Skënderbenë,/ po vjen si pëllumb i shkruar …” (mësuesja mund të recitojë vargun e parë dhe të tjerat mund t’i recitojnë nxënësit).

- Nga janë shkëputur këto vargje? Cili poet i ka shkruar? 

- Cilin çast historik përcjellin këto vargje? Ç’atmosfera sjell poeti?

- Ku është mbështetur Naimi për të shkruar veprën e tij “Histori e Skënderbeut”? Kur është shkruar poema dhe pse?


II. Ndërtimi i njohurive të reja: 


Hapi I: Lexim shprehës dhe lexim i drejtuar i tekstit (nga mësuesja). 


Hapi II: Praktikë e drejtuar: 

- Cilin çast historik pasqyron ky fragment?

- Nisur nga perspektiva e rrëfimit, në sa pjesë do ta ndanit fragmentin? Gjeni në tekst pjesët. 

- Çfarë rrëfen autori në pjesën e parë?  Çfarë informacioni historik merrni nga pjesa e parë? Ilustroni nga teksti.

- Po pjesa e dytë çfarë paraqet?  

- Kujt i drejtohet Skënderbeu?  Si u drejtohet atyre? Çfarë shqetësimesh shpreh ai? Cili është toni i ligjërimit? Cilat janë fjalët kyç që ai përdor dendur? (liri, atdhe, nder etj. ) 

- Si do t’i interpretonit: “Lirinë nuk jua solla unë, por e gjeta atë mes jush!”, “…ju më keni bërë tani aq rob, sa edhe të lirë”? 

- Cilat janë mesazhet humaniste dhe atdhetare që përcjell Barleti nëpërmjet figurës së Skënderbeut? 


Hapi III: Punë në grupe. 

Shkruani përmbledhjen e paragrafit, duke e kthyer nga ligjërata e drejtë në ligjëratë të zhdrejtë.

Grupi i parë: paragrafi i parë nga fjalimi i Skënderbeut;

Grupi i dytë: paragrafi i dytë.


Hapi IV: Kontrolli i punës me grupe.


ORA E DYTË

I. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme:  Diskutim+kllaster. 

- Ç’mbresa ju la fjalimi i Skënderbeut? Pse? Si do ta cilësonit fjalimin e tij? 


II. Ndërtimi i njohurive të reja: 


Hapi I: Praktikë e drejtuar

- Skënderbeu shfaqet në disa përmasa tejkombëtare. Le t’i rikujtojmë ato (gjeneral, strateg i famshëm, politikan, diplomat i mençur…). Cila përmasë e Skënderbeut del nëpërmjet këtij fjalimi? Cili do të ishte qëllimi i kryesor i këtij fjalimi, duke u bazuar në informacionet historike?  

-Si duhej ta ndërtonte fjalimin për të arritur qëllimin e tij? Çfarë strategjish, teknikash, gjuhë duhej të përdorte që të rriste forcën bindëse të ligjërimit të tij?  (çdo tekst ndërtohet në bazë të qëllimit, auditorit, situatës).  


Hapi II: Punë në grup +Ditari tripjesësh: 

Grupi i parë: Zbuloni cilësitë e Skënderbeut si politikan i mençur, që dalin nëpërmjet fjalimit të tij. Çfarë strategjish dhe teknikash përdor Skënderbeu për të arritur qëllimin e tij?


Skënderbeu, cilësitë Ilustrim Koment
     
     

 

Grupi i dytë: Analizoni mjetet stilistike që i japin forcë shprehëse dhe bindëse ligjërimit

Mjete stilistike Ilustrim Koment/ funksioni artistik
Pyetja retorike    
Enumeracionet, shkallëzimet    
     

 

Grupi i tretë: Analizoni mjetet gjuhësore që i japin forcë shprehëse dhe bindëse ligjërimit.

Mjete gjuhësore Ilustrim Koment/funksioni shprehës
Përdorimi i vetave, funksioni i ndërthurjes së tyre (unë, ju, ne)    
Thirrorët    
Ndërtimi i fjalive.  (Fjalitë e përbëra me bashkërenditje kundërshtuese)    
Llojet e fjalive sipas kumtimit, intonacionit;    
Leksik i pasur    


Hapi III: Kontrolli i punës me grupe


Hapi IV: Përmbledhje e strukturuar: Veçoritë ideoartisike të fragmentit dhe, nëpërmjet tij, të veprës së Barletit. Stili i autorit.


III. Vlerësimet do të bëhen mbi bazën e demonstrimeve, kur nxënësi:

- lexon dhe reciton në mënyrë shprehëse fragmentin e dhënë;

-  interpreton shprehje dhe fjali nga teksti

- dallon mesazhet humaniste dhe patriotike të veprës;

- kthen fragmentin nga ligjërata e drejtë në të zhdrejtë;

- anlizon strategjitë, mjetet gjuhësore-stilistike të ligjërimit shprehës, bindës të Skënderbeut;

- diskuton mbi cilësitë dhe aftësitë e ligjërimit shprehës dhe bindës të Skënderbeut;

IV. Detyra dhe puna e pavarur: Sikur Skënderbeu të fliste sot në Kuvendin Popullor!

(Portali Shkollor)

8,834 Lexime
6 vjet më parë